"Putin më kërcënoi me sulm raketor", Kremlini reagon pas deklaratës së Johnson: Gënjen

30 Janar 2023, 13:24Bota TEMA

"Putin më kërcënoi me sulm raketor", Kremlini reagon

Kremlini e ka quajtur Boris Johnson një gënjeshtar dhe ka mohuar pretendimet e bëra nga ish-kryeministri britanik se Vladimir Putin e ka kërcënuar atë se do ta vriste me një raketë. Johnson tha se këtë deklaratë lideri rus e kishte bërë në një telefonatë para se të pushtonte Ukrainën.

Në një dokumentar të BBC-së që është planifikuar të transmetohet më 30 janar, Johnson tha për telefonatën me Putin: “Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: “Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë, do të duhej vetëm një minutë” ose diçka e tillë.”, u shpreh Johnson.

Kësaj deklarate i është përgjigjur zëdhënësi Dmitry Peskov.

“Nuk ka pasur kërcënime me raketa. Ose ishte një gënjeshtër e qëllimshme, dhe ju duhet të pyesni zotin Johnson pse zgjodhi ta shprehte kështu ose ishte një gënjeshtër e pavetëdijshme dhe ai nuk e kuptonte vërtet atë që po i thoshte Putini”.

Peskov tha se presidenti Putin i kishte thënë Johnson-it nëse Ukraina do të bashkohej me NATO-n, kjo do të thoshte se raketat e SHBA-së ose NATO-s të vendosura pranë kufijve të Rusisë do të mund të arrinin në Moskë brenda pak minutash dhe sugjeroi se mund të ketë pasur një keqkuptim.

 

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    kaq keq e flet putana anglishten që nuk e ka kuptuar borisi?? për këtë thonë se është gjeni,e jo si sali berisha!!

    Lini një Përgjigje