Si kërcënoi Vladimir Putin se do sulmonte Britaninë: Me një raketë ju bëj shkrumb e hi

30 Janar 2023, 09:23Bota TEMA

Si kërcënoi Vladimir Putin se do sulmonte Britaninë: Me një

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kërcënoi atë me një sulm raketor nëpërmjet një telefonate “të jashtëzakonshme”, në prag të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Siç raporton BBC, Johnson deklaroi se kërcënimi erdhi kur u shpreh se “lufta do të ishte katastrofë e plotë”, gjatë një telefonate “shumë të gjatë në shkurt të 2022-s”.

Detajet e shkëmbimit të mesazheve janë zbuluar në një dokumentar të BBC-së, që shqyrton ndërveprimet e Putinit me liderët botërorë.

Ish-kryeministri britanik e paralajmëroi Putinin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe më shumë trupa të NATO-s në kufijtë e Rusisë.

“Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por, me një raketë, do të më duhej vetëm një minutë, ose diçka të tillë. 

Por, unë mendoj se nga toni i zërit, ai ishte shumë i qetë…Thjesht po luante së bashku me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte”, u shpreh Johnson.

Nëntë ditë më vonë, më 11 shkurt, sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace fluturoi në Moskë për të takuar homologun e tij rus, Sergei Shoigu.

Dokumentari i BBC-së zbulon se Wallace u largua me garanci se Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën, por ai tha se të dyja palët e dinin se ishte një gënjeshtër.

Ai tha se “gënjeshtra mjaft rrëqethëse, por e drejtpërdrejtë” kishte konfirmuar besimin e tij se Rusia do të pushtonte Ukrainën.

Ndërsa largohej nga takimi, ai kujtoi se gjenerali Valery Gerasimov – shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë – i tha atij “nuk do të poshtërohemi më kurrë”.

Ai takoi edhe homologun e tij rus, Sergei Shoigu.

“Më kujtohet që i thashë ministrit Shoigu: ata do të luftojnë”.

Dhe ai tha se “nëna ime është ukrainase, ata nuk do ta bëjnë. Ai gjithashtu tha se nuk kishte ndërmend të pushtonte Ukrainën”.

2 Komente

  1. n
    nji Burri Shteti ,s'i kan hije Genjeshtrat !

    parole - parole -parole

    1. k
      k

      Kulishët e rrahur nga stalini,nuk do bëhen kurrë gjuetarë.

      Lini një Përgjigje