Pazaret e Erdoganit me NATO-n: Mund t’i thotë po Finlandës por jo Suedisë

29 Janar 2023, 21:20Bota TEMA

 

Pazaret e Erdoganit me NATO-n: Mund t’i thotë po Finlandës por

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është në duart e Turqisë, por presidenti turk Tajip Erdogan duket se dëshiron të zgjasë veton. Me bisedimet me Suedinë të ngrira në mënyrë efektive deri pas zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, presidenti turk tani tha se do t’i trajtojë ndryshe dy aplikimet për anëtarësim.

“Ne mund t’i japim një mesazh tjetër Finlandës nëse duhet dhe Suedia do të tronditet kur ta bëjmë këtë. Por Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim”, tha presidenti turk dhe shtoi: “Ne kërkuam ekstradimin e terroristëve. Ne dhamë një listë me 120 persona. Nëse ata nuk i ekstradojnë terroristët, atëherë më vjen keq, ata nuk do të anëtarësohen në NATO”.

Recep Tayyip Erdogan nuk mungoi të përmendte edhe ngjarjet e fundit në Suedi dhe Danimarkë, kur aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën Kuranin.

Duke komentuar incidentet, ai theksoi se Turqia nuk sillet si Suedia.

“A i dhanë fund Islamit duke djegur Kuranin?

Ata treguan se sa e madhe është mirësia e tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe Danimarka. Ata dogjën Kuranin dhe mendojnë se ka mbaruar. Jo, kjo nuk do të ndodhë. Këto e bëjnë besimin tonë më të fortë”, theksoi lideri i Turqisë.

3 Komente

  1. K
    Klimax

    Pazaret Erdogan po bëhen ç'do ditë e më shumë qesharake. Kuptohet që diskutimi i përditshëm i çështjes së Suedisë dhe Finlandës është një propagandë populiste vetëm për konsum të brendshëm në Turqi para zgjedhjeve të majit. Kur një ditë më parë deklaron se nuk ka dialog me të dy vendet dhe të nesërmen deklaron se jemi pro vetëm për Finlandën vërteton se Erdogan kërkon të mbajë gjallë dialogun sepse është e vetmja çështje që mendon se do i shpëtoi lëkurën. Në të njëjtën kohë Suedia e pranon se për momentin dialogun diplomatik me Turqinë e ka futur në akull. SHBA jo vetëm që vazhdon embargon ndaj Turqisë, por shumë figura të larta si nga demokratët ashtu dhe nga republikanët po flasin hapur edhe për të nxjerrë Turqinë nga NATO. Futja e Finlandës dhe Suedisë në NATO është një proçes që nuk ka kthim mbrapa. Me apo pa Turqinë ato do të jenë pjesë e saj, është thjesht çështje kohe ashtu si dhe fundi i pushtetit Erdogan.

    1. T
      Turkmut

      O gazete muti te dhjefsha erdoganin dhe turqine

      1. T
        Turkmut

        O gazete muti te dhjefsha erdoganin dhe turqine

        Lini një Përgjigje