Scholz: Jo luftë e NATO-s me Rusinë

29 Janar 2023, 19:50Bota TEMA

Scholz: Jo luftë e NATO-s me Rusinë

Pas miratimit për dërgimin e tankeve luftarake, Ukraina kërkon tani edhe avionë luftarakë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz e refuzon këtë dhe paralajmëron nga një garë furnizimesh. 

Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës. "Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës", tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp në Buenos Aires. "Kjo nuk ndryshon  aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë." Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të martën me një deklaratë në Këshillin e Europës në Strasburg kishte shkaktuar reagime. "Ne luftojmë një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit", kishte thënë Baerbock para deputetëve. Ministria e Jashtme sqaroi më vonë, se Baerbock nuk ka pasur parasysh me këtë pjesëmarrje në luftë të Gjermanisë apo aleatëve të saj.

Kancelari Scholz bëri thirrje për maturi në debatin për furnizime me armë. Ai paralajmëroi se kështu të hyjmë në një garë kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh, tha ai për "Tagesspiegel" duke iu referuar kërkesës për dërgimin e avionëve luftarakë. "Nëse, sapo u mor një vendim në Gjermani fillon debati tjetër, kjo nuk duket serioze dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore." Scholz u shpreh, se do të përpiqet edhe më tej në bisedime direkte të ndikojë tek Putini. "Varet nga Putini, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të t'i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë që ka kushtuar qindra mijëra njerëzish."

1 Komente

  1. K
    Kunder luftes

    Nuk eshte lufte midis Ukraine dhe Rusise por e NATO Amerike me Rusin te pakten mos na merni per debila se nuk keni shkolle me shume se ne . I referohem kanalit televizive France 2 emisione per Dombas para luftes ku deklaronte 18 mije te vrare russophone , intervista me neo naziste madje mbureshin se kishin bombarduar shkolla dhe femije te vrare.Nuk kam asnje sympathie per Putin e as per Rusise dhe jam kunder luftes dhe nderhyrjes ushtarake Ruse po kur shikone qe mijra russophone vriten ne Dombase kur shikone nje popull qe e ka pritur pushtuesin nazist ne 1944 me tufa lule kur shikon me mijra e mijra juifs te vrare ne ne pylle ne periferi te Kievit ku gjaku rrodhi e krijoje nje vije 6 km asnje rrespekte per Ukrainasit .Nese kosova kishte te drejte te vetshpallte ne menyre unilaterale pamvarsine pse Dombas nuk paska te drejte ? Eshte lufte e Amerikes dhe Anglis per te demtuar ekonomine europiene dhe e ka demtuar psh domatet qe ishin 2.90 euro sot jane 6 .90 euro europa duhet te zgjohet asnje ndihme per Ukraine .

    Lini një Përgjigje