NATO e shqetësuar për testet raketore të Koresë së Veriut

29 Janar 2023, 14:53Bota TEMA

NATO e shqetësuar për testet raketore të Koresë së

NATO është e shqetësuar për testet raketore të Koresë së Veriut dhe për programin e armëve bërthamore. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një takim me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut.


“Ne jemi të shqetësuar për testet  e raketave dhe programet bërthamore të Koresë së Veriut . Lufta në Ukrainë ka pasoja gjithashtu  për  këtë rajon dhe ne e dimë se Koreja e Veriut po ofron mbështetje ushtarake për Rusinë dhe kjo nxjerr në pah mënyrën se si jemi të ndërlidhur”, tha sekretari i NATO-s, Stoltenberg.

Në vizitën e parë që nga Nëntori 2017, Stoltenberg kërkon që me udhëtimin e tij në Azi të forcojë  marrëdhëniet me aleatët e SHBA-së.

“Ne besojmë fort se mund të bëjmë më shumë së bashku në fusha si kibernetika apo teknologjia dhe gjithashtu kur bëhet fjalë për kontrollin e armëve”, u shpreh ai.

Koreja e Veriut, por edhe Rusia kanë mohuar akuzat e SHBA-së se Pheniani po furnizon me armë Moskën për luftën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme në një deklaratë i ka cilësuar pretendimet e  Uashingtonit si të pabaza për të justifikuar ndihmën e  dhënë ushtarake për Kievin. Më herët  Koreja e Veriut ka kritikuar vendimin e SHBA për të dërguar tanke në Ukrainë.

Lini një Përgjigje