Skandali i taksave në Britaninë e Madhe, Sunak shkarkon ministrin e Financave për mungesë transparence

29 Janar 2023, 12:32Bota TEMA

Skandali i taksave në Britaninë e Madhe, Sunak shkarkon ministrin e

Nadhim Zahawi është shkarkuar nga posti i ministrit të Financave në qeverinë britanike pasi një hetim i kryer nga këshilltari i etikës së kryeministrit Rishi Sunak zbuloi se Zahawi kishte bërë në mënyrën sesi i ka menaxhuar çështjet e tij tatimore.

Kryeministri Rishi Sunak tha se hetimi tregoi se kishte pasur shkelje serioze të kodit ministror.

Ai i kishte kërkuar Sir Laurie Magnus të hetonte pasi doli që Zahawi i kishte paguar një gjobë HMRC-së gjatë kohës që ishte kancelar, për tatimin e papaguar më parë.

Sir Laurie doli në përfundimin se ministri nuk kishte qenë transparent lidhur me financat e tij.

Në një letër drejtuar Zahawi, z. Sunak shkroi: "Si rezultat, ju kam informuar për vendimin tim për t'ju larguar nga posti juaj në qeveri".

Në përgjigje, Zahawi falënderoj kryeministrin dhe tha se ai ndihej krenar për arritjet e tij në qeveri - duke theksuar numrin e lartë të personave të vaksinuar por nuk foli për çështjet e tij tatimore dhe as nuk kërkoi falje.

Ai premtoi se do ta mbështesë kryeministrin në vitet e ardhshme. Kujtojmë se Zahawi e mori postin e tij në mbyllje të qeverisjes së Boris Johnson, në korrik të vitit të kaluar. 

5 Komente

  1. P
    Pukjani

    Partia konservatore e ka humbur karakterin britanik dhe esht bere parajse per ministra rraciste qe injorojn problemet masive te vendit dhe perdorin shquptaret per retorike e per qindra skandale me donacione te huja, jam i bindur se Thatcher e Churchill do ndjenin keqardhje te madhe se ku ja kane katandisur partine kto delenxhinjte parazit, duket se periudha e art e politikaneve te zgjuar angles u mbyll me zotin Tony Blair mik i shqiptareve, bota e sheh britanine si factor stabilizues dhe themel I pathyeshem i perendimit sic duhet te jete shpresojme per te ardhme te ndritur

    1. S
      Schopenhauer

      Zahawi, është kurdë nga Iraku, i ardhur në GB në moshë të vogël.

      1. P
        Para Laci

        Konservatoret e kane mbush qeverine me femijet e emigranteve per tu dukur se nuk jane rracista por partine e kame rrembyer me rracistet e krahut te djathte extrem. Korrupsioni behet kaq haptazi sa me kujton partine democratike te viteve 90. Shumica e votuesve jane te moshes 60 vjec e siper dhe pensionistet. Kane kursyer kane blere shtepi dhe kujtojne se po erdhi partia e puntorit ne pushtet nuk do kene me priviligje. Por shumica e votuesve nuk votojne per konservatoret. Pakica votojne per ta por sistemi i dy partive e ben te mundur per ata te vijne pushtet sepse votat per te majtet jane te percara. ——————- Qe do te thote partia e gjelbert, social democratet, etj, nuk kane mundesi te vijne ne pushtet me votat e pakta qe marrin.koalicioni mes partive ne Angli nuk dicka qe motivohet si ne Itali, Gjermani, etj. Keshtu qe shumica e votuesve qe mbeshtesin partite e vogla detyrohen te votojne ose Konservativet ose partine e puntorit (Labour) sepse e dijne se ose njera ose tjetra marrin pushtetin. —————— Sistemi i dy partive i ben votuesit bipolar. Ose nje extrem ose tjetri. Fituesi i merr te gjitha. Sistemi I votimit ne BE eshte me domcratik sepse i jep te gjithe votuesve nje shans qe edhe partite e vogla mund te vijne ne pushtet ne ane to koalicionit. ————- Edhe per Brexit shumica e atyre qe votuan ishin ata mbi moshen 60 vjec qe permenda me siper dhe te tjeret ata me te varfrit. Une habitem me te varfrit ne Angli. Atyre ju a kan na shperla trurin Konservatoret duke ju thene se te majtet jane te gjithe komunista dhe mos votoni per ta. Ata nuk e dijne se cfare eshte socializmi ( E kam fjalen per Social Demokratet jo per socializmin extrem), sepse po te jesh i varfer pse voton kundra interesit tend? Sic thone Britaniket: po votojne pulat e detit per krishtlindje. Keshtu eshte edhe me te varfrit… votojne per Konservatoret duke mos e ditur se Konservativet jane parti per te pasurit. Njerzit ne Anglosfere jane vetjake ne perghithesi. Nqs une jam i pasur nuk me rrujet per te tjeret. Dhe kjo ishte nje nga arsyet me te medha qe edhe solli Brexit. BE eshte Social Democrate. ———- Edhe Thatcher beri gabim kur tha se “There’s no such a thing as a society” dmth: nuk ka komunitet/public, etj,, Ajo i beri njerzit edhe me vetjake. Pandemiku e zbuloi thenjen e saj se ka komunitet. BE-ja eshte Social Demokrate. Ndasia midis te pasurve dhe te varfereve eshte me e vogel se ajo ne Angli apo Amerike. BE ka kapitalizem te rregulluar. Amerika dhe Britania kane kapitalizem te pa rregulluar si xhungla.

        1. N
          Nje nga shenjat e permbysjes se botes

          Ore a ka ndonje minister me origjine Angleze ne Qeverine e ketij puftes indianit Sunak? Na sqaroni se jemi ne "merak" te madh.

          1. N
            Nje mik nga Haga

            O ka pjerdhur dhe britanija, deri sa ka perfunduar ne duart e ketyre emigranteve,kur britanija drejtohej nga britaniket e vertete si churchilli,chamberlain,thetcher,blair e te tjere pasardhes te britanikeve te shquar ne epoka te ndryshme si mbreter,lorde,politikane te shquar filozofe,pra angleze te vertete ishte ndryshe korife e lider e rruzullit tokesor e tani vari leshte kur ka mbetur ne dore te njerezve pa peshe.

            Lini një Përgjigje