Rrahën për vdekje 29-vjeçarin afro-amerikan, “shkrihet” njësia speciale “Scorpion”

29 Janar 2023, 16:50Bota TEMA

Rrahën për vdekje 29-vjeçarin afro-amerikan,

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë të ashtuquajturën njësi speciale “ Scorpion”, oficerët e së cilës akuzohen për vrasjen e afro-amerikanit, Tire Nichols.

Njësia në fjalë përbëhet nga 50 persona, me mision uljen e niveleve të krimit në zona të veçanta. Por tani ajo është duke u shfuqizuar pasi oficerët e saj u filmuan duke rrahur 29-vjeçarin Nichols në 7 janar.


Familja e Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tire Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit.


Njësia u lançua në tetor 2021 me fokus në krimet me ndikim të lartë, të tilla si vjedhjet e makinave dhe veprat penale të lidhura me bandat. Pesë oficerët: Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith u pushuan nga puna javën e kaluar.


Ata u morën në paraburgim të enjten dhe secili përballet me akuza për “vrasje të shkallës së dytë”, “sulm të rëndë”, “rrëmbim të rëndë”, “sjellje të pahijshme zyrtare” dhe “shtypje zyrtare”. Katër prej tyre u liruan me kusht nga paraburgimi.


Ndërkohë, vdekja e të riut afro-amerikan ka ringjallur zemërimin e shumë amerikanëve, të cilët kanë nisur protestat paqësore në disa rajone të vendit, ndërsa kërkojnë njëzëri ndryshimin e një sistemi policie që ata thanë se e bën zakon të brutalizojë zezakët në Memphis dhe në mbarë vendin.

1 Komente

  1. e
    emigranti

    Policia amerikane eshte teper brutale dhe keshtu ka qene historikisht. Ngjarja e fundit nuk mund te quhet rracizem, pasi te 5 oficeret qe moren pjese ne kete krim ishin zezake. Nga ana tjeter, dihet mire se komuniteti i te zinjve eshte me problematiku, pasi shume prej tyre merren me krimin. Ketu pergjegjesi ka edhe Qeveria Amerikane, qe pak ka bere per promovimin e ketij komuniteti, te cilit nuk i mundgojne talentet.

    Lini një Përgjigje