‘E kisha të dashur, s'e dija që ishte mafioz’: dëshmia e gruas për bosin italian

29 Janar 2023, 21:30Bota TEMA

 

‘E kisha të dashur, s'e dija që ishte mafioz’:

 

Arrestimi i bosit të mafies italiane, Matteo Messina Denaro, ka ngritur dyshime për rolin e drejtësisë italiane dhe policisë. Për më shumë se 30 vite bosi i mafies italiane nuk u kap nga autoritet edhe pse jetonte në qytetet më të njohura të vendit dhe pa u kufizuar në lëvizjet e tij.

Mesina shkonte rregullisht në restorante, dyqane dhe shëtiste në Jug të Italisë. Ai bënte një jetë luksoze dhe pavarësisht moshës, kishte raportet intime me disa gra.

Së fundi, në mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një gruaje që shoqërohej prej disa kohësh më bosin më të kërkuar në Itali. Ajo thotë se prej disa muajsh ishte në një marrëdhënie me Meatteo Denaron, por nuk kishte dijeni se kush ishte në të vërtet personi të cilin e quan të dashur.

Për 30 vite, bosi i mafies ka përdorur të paktën 5 identitete të tjera. Ai ka marrë pasaportat e disa qytetarëve, ndryshonte vetëm foton dhe me anë të tyre lëvizte lirisht. Këto dokumente identifikimi në të gjitha rastet i janë dhënë bosit të mafies kundrejt pagesës nga vet personat.

Vitet e fundit ai mbante pasaportën e një topografi nga Palermo dhe ky mjet identifikimi i jepte mundësinë të lëvizte si çdo qytetar normal, edhe para karabinierëve.

Pak ditë pas arrestimit, policia gjeti dhe shtëpinë sekrete ku jetonte bosi i mafies. Në banesë ju gjetën sende luksoze, veshje të firmave të njohura të stilistëve më të famshëm, telefona celularë, si dhe pilula viagra.

1 Komente

  1. Z
    Zenel Rrushi

    Pese here e keni nxjerre sot kete lajmin, sikur po na rruhet shume dhe duhet ta marrin vesh patjeter tgjithe shqiptaret

    Lini një Përgjigje