Donald Trump: Biden po na çon në prag të luftës së tretë botërore. Unë e mbyll luftën për 24 orë!

30 Janar 2023, 10:24Bota TEMA

Donald Trump: Biden po na çon në prag të luftës së

Në tubimin e parë elektoral që prej shpalljes së kandidaturës për të rifituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e2024-s, ish-presidenti Donald Trump, fajësoi pasardhësin Biden për atë që po ndodh me Rusinë: “Joe Biden po na çon në prag të luftës së tretë botërore”.

Para mbështetësve në Kolumbia, ai tha se mund të negocionte një ujdi paqeje me Moskën nëse rizgjidhej.

“Përmes dobësisë dhe paaftësisë, Joe Biden na ka çuar në prag të luftës së tretë botërore. Po, jemi në prag të luftës së tretë botërore nëse nuk e keni kuptuar ende. Si president do të sillja paqen, përmes forcës. Do të mundësoja një ujdi paqeje për 24 orë”, tha Trump.

Donald Trump tha se brenda 24 orëve mbyllet lufta në Europë, nëse ai rizgjidhej president i SHBA

3 Komente

  1. P
    Poseidon

    E BEN POR NE DEM TE UKRAHINES DHE NE FAVOR TE RUSISE ........... ...............JE NJE SHARLATAN E MAFIOZ KJO ESHTE E SIGURT.

    1. a
      anti censura

      Pse tani qe bidja ben lufte nuk eshte ne dem te ukraines? Apo mendon se do mundin ariun polar.

      1. T
        Trumpin ne vrim te veshit

        Po ti o kllufi anticensure, vertet mendon se deficienti Trump do mbylle luften?! Kaq kara me zile jeni juve trampistat?

    Lini një Përgjigje