Kancelari gjerman Olaf Scholz këtë të hënë ka deklaruar se presidenti i preferuar i tij është Joe Biden, dhe jo paraardhësi i tij, Donald Trump.
Scholz duke u përgjigjur disa nxënësve në një shkollë në Berlin ka thënë se do të donte ta shihte atë të rizgjedhur për një mandat të dytë katërvjeçar.
“Unë mendoj se presidenti aktual është më i mirë, kështu që unë dua që ai të rizgjidhet”, ka thënë ai.
Duke iu referuar Trump, Scholtz tha: “Biden nuk ka të bëjë fare me Trump. Ish-presidenti sigurisht që sjell një ndarje të madhe në vendin e tij”.
Sondazhet e fundit tregojnë se Biden kryeson rivalët e mundshëm republikanë, Trump dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSandis, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Ky kari eshte parashikues si Ed Droga ne zgjedhjet e vitit 2000 ne Amerke.
Kjo nuk quhet interference ne zgjedhje ? Po patjeter, se AI jtjetri u ve ne rresht , nuk kenaqet me pordhe...