U prezantuan si vullnetarë për të pastruar baltën nga përmbytjet, shqiptarët u vjedhin të moshuarve 6 mijë euro

22 Maj 2023, 14:28Bota TEMA

U prezantuan si vullnetarë për të pastruar baltën nga

Një burrë dhe një grua, me origjinë shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për vjedhje.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët kanë shkuar në shtëpinë e një çifti të moshuar, duke i mashtruar se janë vullnetarë dhe se do u pastronin shtëpinë nga balta që është shkaktuar nga reshjet e shumta në zonën e Ravenës.

Pasi kishin pastruar katin përdhes dhe kopshtin, të dy i kishin thënë “mirupafshim” çiftit, të cilët ishin prekur nga akti i tyre.

Mirëpo si duket shqiptarët nuk ishin aq zemërmirë, pasi u kanë grabitur të moshuarve 6 mijë euro dhe më pas janë zhdukur.

Të moshuarit kanë denoncuar dhe ka ndërhyrë policia, e cila brenda pak orësh arrestoi dy vullnetarët e rremë. Fatmirësisht, 6000 eurot u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të ligjshëm.

 

4 Komente

  1. S
    Sorry

    Epo per 6000 euro e bèjne vehten...shqipot po hane njeri tjetrin, jo tè pyesin per italianet...

    1. l
      ladro

      S'ka mundesi !!!! Shqipetare keta ??!!! Jo mer lali jo ka diçka qe nuk shkon te ky lajm . Nuk e besoj qe ne shqipetaret te bejme te tilla gjera ....... se ne kur vime per te vjedhur ose te rrahim ose te vrasim , por kurre te te pastrojme shtepine ... .nuk eshte e mundur ... !!

      1. P
        Pastrus profesional

        Sipas te dhenave te fundit, ne shtepite i pastrojme per 200 000 euro e perpjete...

      2. b
        bruno

        Rrace e keqe. Meritojne te varen ne mes te qytetit. Nuk mund te vjedhesh te moshuar, sidomos ne nje moment aq te veshtire. S"kane pike turpi.

        Lini një Përgjigje