
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, është shprehur në një intervistë të fundit se Ukraina do të përdorë së shpejti bombat thërrmuese ndaj Rusisë.
“Nëse nuk e ka bërë deri tani, Ukraina do të përdorë bomba thërrmuese në orët dhe ditët e ardhshme”, tha ai për CNN, duke konfirmuar se tashmë këto armatime të rënda amerikane janë në duart e ushtrisë së Kievit.
Në anën tjetër, Vladimir Putin ka reaguar duke thënë se Moska do t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë Ukrainasit, duke rritur ndjeshëm frikën mes civilëve.
Ndërkohë, zëvendësministja i Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, është shprehur se forcat ukrainase kanë avancuar ndjeshëm në Bakhmut, ndërsa po hasin vështirësi në frontin e lindjes, në rajonin e Kharkivit.
“Furnizimi i Ukrainës me bomba thërrmuese dhe përdorimi i tyre duhet të konsiderohet krim. Moska ka një sasi të madhe bombash të tilla, të cilat nuk i ka përdorur deri tani, por nëse do të përdoren të tilla kundër nesh, na lind e drejta të hidhemi në sulm me të njëjtën gjuhë”, tha Putin.
Biden Pampersi me nje gur vret dy zogj, sllavet apo me mire me then ruset qe jetojne ne Ukraine dhe ne Rusi, por harron se monedha ka dy ane. Amerikes dhe NATO-s nuk i intereson qe kjo lufte te perfundoje, po eksperimentojne ne mish njeriu armatimet e tyre dhe po boshatisin depot nga municionet e ndryshkuara dhe te vjeteruara.
"Biden Pampersi me nje gur vret dy zogj"tre në fakt!! dhe pidhin e satëme!!