
Raketat ruse dhe raketat lundruese shpesh përbëhen edhe nga pjesë të Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore, pavarësisht vendosjes së sanksioneve, ka thënë Vladyslav Vlasiuk, komisionar për sanksione në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Çdo ditë në vendin tonë, njerëzit vriten nga predhat”, ka thënë Vlasiuk për të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.
Sipas tij, shumë prej plumbave “përmbajnë pjesë të prodhuara prej shteteve perëndimore”.
Sipas Ukrainës, diçka e tillë ndodh sepse sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë shmangen përmes shteteve tjera.
Vlasiuk veçse i ka njoftuar ambasadorët e Perëndimit në Kiev lidhur me këtë çështje, ka raportuar gazeta gjermane.
Sipas raportit dërguar ambasadorëve, pjesa më e madhe e pjesëve të kontrabanduara e kanë pasur pikënisjen nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Gjermania dhe Japonia.
Sipas të dhënave, Rusia e ka dyfishuar sasinë e prodhimit të raketave balistike dhe atyre lundruese, nga 512 në 1.061, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Pjesët gjermane dyshohet të jenë përdorur në raketat lundruese Kh-101 dhe variantet 9M728 dhe 9M729 të raketave lundruese Iskander.
Edhe raketat hipersonike ruse Kh-47M2 Kinschal besohet se kanë pjesë gjermane.
Sipas informacioneve ukrainase, një total prej 16 kompanive gjermane kanë ofruar materiale dhe shërbime për këto armë.
Eksportet besohet të jenë kryer përmes rrugëve në Kinë, Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Turqi.
Sipas raportit, disa kompani mund edhe të mos e kenë ditur se ku po shkojnë produktet e tyre.
Ka edhe zëra se ato pajisje janë dërguar në Rusi para se të niste lufta.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Ata te korruptuarit ukrainas ua shesin vete ruseve Dhe paret i fusin ne bankat amerikane e europiane Shihni aktorin president qe ka vila ne itali e amerik Shihni ministrat dhe gjenetalet ukrainas me milions dhe makina te tipit te fundit Ata arriten te benin korrupsjon me buken e ushtareve te shkret Keta jane demokratet ukrainas
Paran te gjithe e duan, sa te jete ne qarkullim ajo s'ka ndergjegje, keto peralla me sanksione jane per analfabetet funkesional...! Ukrainasit bejne mir te ulen ne bisedime me vellezerit e tyre rus, dhe ti japin fund ketij konflikti apsurd i orkestruar nga lobi i prodhimit te armevet.
Dy halldupë, bij Putini, duke na shitur moral. Dy sumëq që janë dhe bij Orbani, bij Erdo, bij Xi, nuk flasin për këta të fundit që kontrabandojnë, duke shkelur sanksione, e rregulla morale, por duhet të shpifin për ata që po e pësojnë në kurriz këtë kontrabandë të ndyrë.
Ore Gano homodebili, mbase te ka qejfi te te quajm i biri i Bides, Rushit a i Zheles! Po, jo re jo, si ke asgje ata! Thjeshte, je: nje zog gomari, mbeturin e sistemit te kaluar...!