Të rrëmbejmë armët! Po kundër kujt?

17 Mars 2025, 09:29Bota TEMA
Të rrëmbejmë armët! Po kundër kujt?

Nga Lucio Caracciolo

“Ndërpresim transmetimet për t’ju komunikuar një lajm të jashtëzakonshëm. Forcat e armatosura gjermane janë dorëzuar para anglo-amerikanëve. Lufta ka përfunduar. E përsëris, lufta ka përfunduar.”

Ky ishte zëri i Corrado-s, legjendarit Corrado Mantoni, prezantues dhe drejtues televiziv, i njohur për Festivalin e Sanremos, “Carramba! Che sorpresa”. Ishte 8 maji 1945 dhe Corrado njoftonte me këtë zë të fuqishëm dhe me atë “R” të theksuar fort, se makthi i Luftës së Dytë Botërore kishte marrë fund.

Kanë kaluar pothuajse 80 vjet që nga ajo ditë, koha kur nisi e ashtuquajtura Pax Americana, 80 vjet paqe dhe siguri në Evropë, të cilat ndoshta po shkojnë drejt fundit. Sepse amerikanët, mesa duket, janë lodhur duke mbajtur të hapur ombrellën e tyre bërthamore mbi kontinentin tonë; kanë shumë probleme të brendshme, dhe kriza e tyre, përfshirë atë kulturore, është aq e thellë sa që nuk mund të merren më me ne. Kjo na ka vendosur në një pozitë të vështirë, aq sa në të gjithë Evropën po flitet për riarmatimin.

Por le të shohim situatën aktuale në terren. Në Evropë ndodhen rreth 100 mijë ushtarë amerikanë, shumica në Gjermani. Vendi i dytë për nga prania amerikane është Italia, me 14 mijë ushtarë të shpërndarë në disa baza, si Aviano, Vicenza, Ghedi, por edhe Sigonella në Sicili. Në Itali ka gjithashtu disa dhjetëra bomba atomike, të menaxhuara me sistemin e ashtuquajtur çelës i dyfishtë, që në teori do të thotë se amerikanët duhet të kërkojnë leje nga ne, përpara se t’i lëshojnë. E shoh pak të ndërlikuar, por kështu qëndrojnë gjërat.

Çfarë ndodh nëse amerikanët shkëpusin prizën?

Nëse, për shembull, tërheqin të paktën një pjesë të trupave dhe ndalojnë furnizimin me armatime?

Duhet të kujtojmë se sot 64% e armëve që mbërrijnë në Evropë blihen nga amerikanët. Gjithashtu, gjysma e armëve tona më të avancuara – nga avionët luftarakë të gjeneratës së pestë F-35, tek raketat Patriot, dronët Reaper dhe radarët – varen nga mirëmbajtja dhe softueri amerikan.

Avionët e famshëm F-35, të cilët prodhohen edhe në Itali, nuk mund të ngrihen në fluturim nëse amerikanët vendosin të çaktivizojnë kodin burimor. Në këtë pikë duket se secili vend brenda NATO-s po lëviz për llogari të vet. Francezët dhe britanikët, të mbështetur te armët e tyre bërthamore – të cilat vlejnë shumë pak në krahasim me arsenalin luksoz amerikan – po përpiqen të paraqiten si garantues të sigurisë së kontinentit.

Presidenti Macron madje e ofron të famshmin arsenal bërthamor francez, sikur të ishte evropian. Problemi është se ekziston një buton, por ka 27 gishta evropianë që duan ta shtypin – ndoshta pak si shumë për një buton të vetëm francez. Nga ana tjetër, edhe britanikët thonë se duan të na mbrojnë, pavarësisht se janë larguar nga Bashkimi Evropian.

Por problemi është se britanikët, për sa i përket arsenalit të tyre bërthamor, varen në një masë të madhe nga ndihma dhe asistenca amerikane. Pra, ashtu si avionët F-35 të prodhuar në Itali, edhe bombat bërthamore britanike varen nga vullneti i mirë – nëse mund ta quajmë kështu – i “kushërinjve” të tyre përtej Atlantikut. Dhe e gjitha kjo, në mungesë totale të një projekti të mirëfilltë evropian, ndërkohë që shtetet e ndryshme të Evropës po mendojnë gjithnjë e më shumë për interesat e tyre dhe po ia hedhin problemet e veta, të tjerëve.

Sot, në Evropë, veçanërisht në vendet e Veriut dhe të Lindjes – nga Suedia te shtetet Baltike, Polonia dhe deri në Rumani – e shohin luftën në Ukrainë si një mundësi për t’i dhënë fund njëherë e mirë fuqisë ruse, ndoshta edhe me shpërbërjen e Federatës Ruse. Të tjerë përpiqen të imagjinojnë ose të ëndërrojnë një ekuilibër paqeje, i cili mund ta shndërrojë këtë periudhë të pasigurt, të mbushur me zjarr dhe luftë në Ukrainë, në një epokë të re paqeje, ekuilibri dhe sigurie pan-evropiane.

E gjithë kjo, natyrisht, nuk jep shumë shpresa për unitetin e evropianëve përballë kësaj krize. Po flitet gjithnjë e më shumë për riarmatimin e Evropës si një formë kompensimi ndaj këtij rreziku. Madje, disa përmendin edhe skenarin se Rusia mund të vijë në Evropë, ndoshta deri atje ku arriti Cari Aleksandër në kohën e Napoleonit – domethënë në Paris.

Por duke e parë situatën me gjakftohtësi, ky skenar duket pak i mundshëm, po të kemi parasysh se pas tre vitesh lufte, rusët ende ndodhen vetëm në një pjesë të Donbasit. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi, pasi sot në Evropë mbizotëron një klimë disi e ngarkuar emocionalisht, për të mos thënë histerike, dhe kudo po hartohen plane për riarmatimin.

Një gjë mund ta themi me siguri: nuk do të ketë një riarmatim evropian, sepse një riarmatim i tillë do të kërkonte një koncept të përbashkët dhe, mbi të gjitha, një shtet unik evropian me një strategji të qartë. Plani i von der Leyenit është thjesht një deklaratë synimesh.

Ajo që do të ndodhë, dhe që rrezikon të ketë një ndikim të madh ekonomik dhe strategjik, është riarmatimi i shteteve të veçanta evropiane – të 27 vendeve anëtare, por edhe atyre që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian – të cilat tashmë po përgatisin plane të mëdha për riarmatim.

Mendoni për Gjermaninë, ku qeveria e re e kancelarit Merz, ende në pritje të marrjes së detyrës, po flet për shpenzime nga 50 deri në 150 miliardë euro në vit për riarmatim. Por riarmatimi është temë edhe në Itali, ku synohet të rritet numri i ushtarëve – aktualisht rreth 160 mijë – si dhe të blihen armë më moderne. Por me çfarë fondesh do t’i paguajmë?

Nëse do të pranonim kërkesat amerikane për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në rreth 3% të PBB-së, kjo do të nënkuptonte dhjetëra miliarda euro çdo vit. Edhe nëse do të armatoseshim, a jemi të sigurt se do të ishim në gjendje të luftonim në këtë klimë kulturore? Në këtë klimë të paqësuar, ku ideja e luftës është përjashtuar si një mundësi? Në një shoqëri ku nuk ka më fshatarë për t’u dërguar në front dhe ku mosha mesatare e italianëve është 48 vjeç? Në fund të fundit, çfarë lufte mund të bëjmë ne?

Një tjetër rrezik që ndoshta duhet marrë në konsideratë është se në këto 80 vjet, për herë të parë pas shekujsh – madje që nga Pax Romana – ne evropianët nuk jemi vrarë mes nesh, sepse ishin amerikanët aty. Por nëse amerikanët largohen, a jemi të sigurt se nuk do t’ia fillojmë përsëri?

Limes – Bota.al

16 Komente

  1. M
    Mushkonjat e Putinit

    Eshte veshtire t‘ia besh qejfin nje fashisti. Kur nuk armatosesh, thone pse le pas dore ushtrine. Kur armatosesh thone kunder kujt po armatosesh. Tetedhjete vite paqe ne Evrope i quajne deshtim se s‘paske grumbulluar pervoje lufte. Prosperitetin dhe industrializimin ta quajne deshtim se s‘ke me fshatare per t‘i bere mish per top. Vetem nje gje ua heq terbimin ketyre: çmendina. Duhen mbyllur brenda, pa media sociale, edhe te flakesh çelesin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Me frazen « …nuk ka me fshatare per ti derguar ne front » i ka thene te gjitha. Kjo tregon gjendjen ku ndodhet qyteterimi Perendimor ne pergjithesi dhe ai Europian ne vecanti. Vlerat qe kane qene baza e ketij qyteterimi jane hedhur poshte dhe eshte krijuar nje shoqeri perverse e infektuar nga antikultura « woke ». Europa eshte ne piken qe nuk prodhon dot aq ushtare sa per tu vetembrojtur. Pra ne Itali nuk gjen dot 1-2 milion persona te gatshem te luftojne ne rastin e nje lufte si ajo ne Ukraine. Dhe nje qyteterim i pa afte per tu vetembrojtur eshte i destinuar te shkaterrohet. Ka ndodhur para 1500 vjetesh me Romen, dhe duket se po ndodh perseri tani. Ne momentin e pare qe Perandoria Romake u sulmua nga jashte (dyndjet barbare) ajo u shkerrmoq sepse kishte arritur ne piken e kalbjes si qyteterim. Europes i mjafton nje permbysje e tille qe te shkerrmoqet si qyteterim.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta

        O Parruce, s‘mund te jete vlere e qyteterimt dergimi i femijve te dikujt tjeter te masakrohen ne lufte per lavdine e nje çezari. Lufterat sot behen me drona dhe satelite prandaj ushtaret me te mire jane ata qe jane rritur me celular ne dore. Ti bej pompa dhe vrapo sa te duash o Parruc por kur te vjen droni, qe mund ta komandoje nje adoleshente, eshte „game over“.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Idem me shkruesin siper. Parruca po shkon ne orgazem kur flet per fundin e perendimit... e harroj ca ishte totalitarizmi ne shqiperi, gjithmone nese e ka jetuar...

          Përgjigjjuni
      2. D
        Dyl kavajsi

        Lucio, e paske pre bileten per spektaklin kur te vijne ruset ne Milano dhe tju japesh shpine muzhikeve me bujt e me ju la komet. Ishalla ste zejn grun me zor o Lucio

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          e përse duhet me ja zon grunë me zor??ky ja çon vetë,dhe ajo më në fund do bëjë qefin e saj!!biri i putinit nuk pranon tia zënë grun me zorr,jua çon vetë!!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhvejku

            Ti Dyli i Kavajes, je tamam me mentalitet fshatari, si e pershkruan autori! Mentaliteti i botes te civilizuar ka ndryshuar shume, nuk ka nderment njeri te vritet per disa sundimtar! E gjithe kjo zhurme qe po behet per riarmetim eshte pasoje e politikanevet te papergjegjshem te perendimit, ata financuan ne shperberje federatash e shtetesh, si pranvera arabe, te njejten gje donin ta benin me federaten ruse, rafshimin e industris dhe buqesis ne vendet ish socialiste etj. Prandaj jemi ketu jemi, ne nje bote te pa sigurte! Popujt duan paqe bylo!

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              a të qifshin qent dhe të spërkatshin derrat në gojë o kar a gjoz!!bota ishte më se e sigurëtë deri dje o gjoz kari!njerëz si ti po e bëjnë të lëkundet!sepse njerëz si ti(nuk je njeri në të vërtetë)mbështesin të kundërtën e interesit të tyre!ti je idiot i dobishëm edhe nëse të paguajnë për këto që po shkruan!!po ti shkruash falas?!je idiot vetvrasës!!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dyl kavajsi

                Boje paqen me muzhiket o qytetar i civilizum, nuk ta ka ndalu njeriu. ose mo mire shko te veni i muzhikve me jetu atje se esht vend i ombel, edhe muzhiket do kujdesen shum per bythen tate. Se po deshe me i pru ktu pa na pyt neve zogu, ti shkul ato veshet e civilizume edhe ti jap ne dore. Dhe per me qen i sakt, i thon Shvejku, jo Zhvejku o gamor i civilizum.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jevgu i elbasanit

                  Dylo kavajsi, s’eshte nevoja te vin muzhikët këtu, ti meqense po të ha bytha, duku nga elbasani, se cenua si bytheqir qe është në elbasan ka gjetur derman!

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zhvejku

                    Bylo! Para se t’më korigjosh se si ta shkruajë “Shvejkun” shkruaje shqipen sipas drejtëshkrimit, dhe jo sikur je nga luzi i kavajës!

                    Përgjigjjuni
              2. a
                anti25642654censurë

                ky biri i putinit,e ka mbësthetur gjithnjë me shkrime të tilla,nuk po bën gjë tjetër veçse po fut disfatizmin!po propagandon të kundërtën që duhet të bëjë dhe që,me një fuqi të jashtëzakonshme,e bën lad puta!i aduruari i kësaj vemje!!perëndimi duke u nisur nga principet e tij,liritë e njeriut,të shprehjes dhe shumë të drejta të tjera,duke mos qënë në luftë të hapur,lejon "mendimin e lirë"propagandën ruse në teritorin e tij!!kjo propagandë bëhet në shumë forma!nga kjo e karaçolos,tek ajo e marko travalios, e deri tek andrea luçidi që jeton në donbasin ukrainas të pushtuar dhe aneksuar nga putana ruse!!shpesh herë bëhen krahasime mes "patriotizmit rus" dhe të kundërtës "disfatizmit" europian!!"patriotizmin" rus e kemi parë dhe po e shohim,njerëz të pjerhur në propagandë të përditëshme dhe në dhunë për të mos i lënë të ngrënë kokën!"disfatizmin" europian po e krijojmë me 80 vitet e paqes,mirqënja gjithnjë në rritje,sidomos 30 vitet e fundit,dhe sidomos përhapja e propagandës rruse në europë!!ligjet europiane e quajnë normale që propagandistë rusë të marrin pjesë në debate televizive,radio,podkaste në social medje,e deri në ngjitje pllakatash ku ju do luci!!të gjithë këtë e quajmë liri fjale në një kohë që nga krahu agresor kemi gjat gjithë kohës,përveç agresionit e miliona viktimave në ukrainë(ukrainas e rusë)kërcënime e provokime të përditëshme kundër perëndimit e europës si kufiri më i afërt!!karaçolo,bir putini,nga divani i tij vazhdon të sigurojë egzistencën e tij ekonomike duke bërë propagandë të maskuar në "realizëm" për putinin!!në një anë e nxjerr europën si një llasticë që nuk është në gjëndje të mbrojë nderin as duke ngritur tangat e saj,në krahun tjetër e bën agresive brënda përbrënda,gati për tu shqyer me dhëmbë me njëri tjetrin!!edhe nëse do ta merrnim si naivitet këtë mënyrë të shprehuri të karaçolos tek lajms i tij,prapë do lindëte pyetja:"mos vallë karaçolo,do ishte aq i sjellshëm,i kulturuar si çdo ditë e javës,përfshi dhe fundjavën,nëse dikush do ta grabiste,do kërkonte ti përdhunonte gruan,vajzën apo mbesën??apo do këthehej në një "fshatarë për t’u dërguar në front"??unë do thosha ai do këthehej në"fshatarë për t’u dërguar në front",por mund të ndodhë dhe e kundërta!!mund të ndihmojë përdhunuesin o duke bindur të përdhunuarën e familjes së tij,o duke e mbajtur për të mos lëvizur!përndryshe zëmërohet përdhunuesi!! gabimi që po bën tërë perëndimi është mendimi se është në gjëndje paqeje dhe se gjithkush mund të hedhë mut mbi të!!të gjithë këtë e quan liri fjale(këtë thotë dhe J donald Vans)!pranon këtë "liri të rreme fjale"për tu dobësuar çdo ditë!!nuk bën as më të voglën propagandë(e quan të pamoralshme)për të mbrojtur ndihmuar të dhunuarin,ukrainën,dhe sidomos vetveten!!duke vepruar në këtë mënyrë!?përballemi me rezultate të tilla si 17% e gjermanëve janë të gatshëm të mbrojnë atdheun e tyre me armë,dhe 87% rusë të gatshëm të sulmojnë gjithkënd,përfshi dhe vetvrasjen e tyre me armë atomike!ne nuk po bëjmë gjë tjertër veçse po i fusim vetes ujin nën rrogoz!!pa përmëndur atë që po e fut prej 20 vjetësh xhuxh bllofisti i rusisë!kështu është kur politikën e bëjnë influencerët e you tube dhe jo politikanë të mirfilltë!politikanët e mirfilltë morrën fund që ditën kur fitoi berluska dhe vuri në parlament vajza të bukura me koleksione fotografish nudo!!më pas e pasuan shumë të tjerë!trapi po bën të njëjtën gjë!!përfshi dhe sociopatin e mbushur me ketaminë!!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Treni

                  Italianët, njerëz të civilizuar e kulturuar, por për luftë ka kohë që s'nuk hiç.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    italiani sono buoni per mangiare maceroni,quando sparano i canoni!?cacano nei pantaloni!

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    shori

                    O Mero, apo i jep nje panine me qofte te plote, apo ja jep pergjysem dhe eshte i uritur, prandaj leh si terbuar, ky "anticensura" jot...???!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      lexuesi

                      Ky eshte nje artikull i persosur dhe realist komentatoret e mesiperme duket se nuk kane haber se cfare flasin.. Excellent artikull…. europianet kane veshur kostumin e Don Kishotit…

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje