Trump nis hakmarrjen: Kush më hetoi mua, do japë llogari!

16 Mars 2025, 17:39Bota TEMA
Trump nis hakmarrjen: Kush më hetoi mua, do japë llogari!

Duke folur të premten në Departamentin e Drejtësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua për llogaridhënie për personat që u angazhuan në hetime ndaj tij gjatë periudhës që nuk ishte në detyrë.

“Pararendësit tanë e shndërruan këtë Departament të Drejtësisë në Departamentin e Padrejtësisë. Por, unë gjendem sot këtu përpara jush për të deklaruar se ato ditë kanë marrë fund dhe nuk do të rikthehen më kurrë. Nuk do të kthehen më kurrë”, tha Presidenti Trump.

Gjatë viteve kur nuk ishte në detyrë, departamenti ngriti dy herë akuza ndaj ish-Presidentit Trump për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara në pronën e tij në Florida dhe për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Të dyja dosjet hetimore u pushuan pasi Presidenti Trump fitoi zgjedhjet në nëntor. Departamenti i Drejtësisë përmendi si bazë për këtë veprim politikën e hershme për të mos ngritur akuza ndaj një presidenti në detyrë.

“Tashmë, si zyrtari më i lartë ligjzbatues në vendin tonë, unë do të këmbëngul dhe do të kërkoj llogaridhënie të plotë dhe gjithëpërfshirëse për shkeljet dhe abuzimet që kanë ndodhur. Populli amerikan na ka dhënë një mandat, një mandat që shumë pak njerëz menduan se mund të ishte i mundur”, tha Presidenti Trump.

Administrata e re amerikane ka shkarkuar prokurorët që e hetuan Presidentin Trump gjatë administratës së ish-Presidentit Biden dhe po shqyrton punën e mijëra agjentëve të FBI-së që hetuan disa nga mbështetësit e tij që hynë në Kapitol më 6 janar 2021.

Ligjvënësi Jamie Raskin, drejtues i demokratëve në Komisionin për Gjyqësorin në Dhomën e Përfaqësuesve, e quajti fjalimin e Presidentit Trump “një shkelje tronditëse të kufijve tradicionalë ndërmjet zbatimit të pavarur të legjislacionit penal dhe kompetencave politike presidenciale”.

Duke folur përpara godinës së Departamentit të Drejtësisë pak pas fjalimit të Presidentit Trump, ligjvënësi Raskin tha se “asnjë president tjetër në historinë amerikane nuk ka shpallur nga brenda selisë së Departamentit i Drejtësisë një axhendë hetimesh penale dhe ndëshkimesh ndaj kundërshtarëve të tij politikë”.

Presidenti Trump ka kritikuar prej kohësh Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në. Ai ka caktuar aleatët e tij politikë në pozicionet drejtuese kryesore në të dyja këto agjenci. Drejtori i FBI-së, Kash Patel dhe Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi ishin të pranishëm gjatë aktivitetit të së premtes.

Gjatë fjalës së saj prezantuese, zonja Bondi tha se “të gjithë ne punojmë për presidentin më të mrekullueshëm në historinë e vendit tonë... Ai nuk do të ndalet kurrë së luftuari për ne dhe ne nuk do të ndalemi kurrë së luftuari për të dhe për vendin tonë”.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti Trump premtoi “reforma historike” në agjencitë dhe tha se “nën drejtimin e administratës Trump, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja do të bëhen sërish agjencitë kryesore për të luftuar krimin në mbarë botën”.

Fjalimi i ngjasoi aktiviteteve të mëparshme, me muzikë që luhej në sfond përpara se Presidenti Trump të hynte në hollin kryesor të Departamentit të Drejtësisë dhe fjalimi i tij preku disa nga temat kryesore të fushatës së tij, përfshirë sigurinë kufitare dhe luftën ndaj kriminalitetit të dhunshëm.

Në lidhje me kriminalitetin, Presidenti Trump tha se vrasjet, krimet ndaj pronës dhe grabitjet u rritën gjatë administratës së ish-Presidentit Biden.

“Nuk kam mision më të lartë si president i Shteteve të Bashkuara se sa t’i jap fund këtyre vrasjeve dhe shkeljeve të ligjit dhe që ta bëj Amerikën sërish të sigurtë. Dhe kjo është përse ju të gjithë jeni këtu sot në këtë sallë. Duam të mbrojmë amerikanët dhe ne mbrojmë të gjithë ata që janë në vendin tonë”, tha ai.

17 Komente

  1. P
    Po ulekoken para kriminelit je i vdekur.

    Ligji nr 1.Perdhunusi qeekalon aktin e perdhunimit pau ndeshkuar e perserit ate gjithmone...Ai vec po perdhunon ata qe deshtuan ta ndalin nje shkeles kushtetute.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhelenski cifut

      Kavajas te dhemb bytha

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc Xhepa, Washington

        shume te drejte ke Zeus. I majme mend mire ato vite kur kundrejt jush imbecili Biden beri nje kryqezate me gjithe institucionet juridike per tju denuar ju. Te gjithe do te dalin perpara gjyqit dhe te tregojne sponsoret e tyre kunder Jesusit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa

          Muci shpejt ilacet , dhe mos konsumo ushqim te skaduar ….

          Përgjigjjuni
      2. J
        JD

        Keshtu eshte kur kurva vetedeklarohet e virgjer pasi ka pjelle 37 bastarde. E mori muti Ameriken. Stalini me ne fund do qetesohet ne varrin e tij. Ameriken e gremisi rusi.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enea

          U bere ti te thuash e mori nuti Ameriken....!

          Përgjigjjuni
        2. f
          fukaraji

          Kjo eshte KARMA….

          Përgjigjjuni
          1. X
            X

            nJE PRESIDENT I MADH E I JASHTEZAKONSHEM I NJE VENDI TE MADH E TE JASHTEZAKONSHEM.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Analist

              Ne emer te drejtave te njeriut dhe humanizmit forcat e majta kane politizuar (ideologjizuar) punen e tyre gjate 4 viteve te fundit. Kjo eshte e vertete se ne e dime mire si u politizuan organet e dhunes gjate qeverisjs=es komuniste. Pra pastrimi eshte i nevojshem Liz Cheny ka thene se ne do ta bejme D>J>Trump te mos i afrohet me ndonjehere White House. Te mos ndruhemi ta bejme dhe me te shendetshem do jemi per te mbrojtur vlerat tona

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Ku je sali berisha i amerikes,deri ne fund mandatit do ta ndash ameriken me provinca. Cope k….. plak i rrjedhur hakmarres fix tropojane

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sara

                  bythec i shpifur!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Psikiatri

                    Ky eshte thjesht psikopati i shekullit.kete Kuqo do e varrosin me gjith pasuri po vete amerikanet.njeri imoral agresiv dhe pa moral .beri corap gjith perëndimin.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tedi

                      bjeru kokes President

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        ish-Investigator

                        Trump eshte Burre-KUrve shkurt SHkerdhate..sepse edhe vete Mbreterit qe jane Mbreter nuk Deklarohen keshtu. 1-Ne Demokraci...nje Prokurore apo edhe disa se bashku kane te Drejte te Hetojne..kur shikojne se ka shkelje..kur ka Tradheti..apo ..ka korrusjon.. 2-Kush eshte ky bastarde qe duhet te Nderroj Shinat e Drejtesise??? 2-Ne se Trump ka qene i pafajshem athere le te dale dhe te thote:Me hetoni edhe nje here?????????ky spiuni i rendomte russe..eshte nje Perverse i rrjedhur dhe Arrogante....lol

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berti

                          Ish-investigator,do jesh nga ato kurvat e sigurimit qe i ke duart me gjak o krlysh kurve.Fara juaj e keqe ka te drejte te mari njerez ne qafe po mos te preken se pastaj preket demokracia thua ti.Shpresoj qe Trumpi te beje ekzakt çfare i bene atij dhe famijes per tete vite me shpifje dhe intriga politike.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na mbyten gomeret

                            O rrote kari me te vertete e ke? Ky nuk eshte qendrim institucional ka rregulla askush nuk del mbi organet ligjevenese edhe sikur ta kene patur gabim. Kjo eshte nje driteshkurtesi e ketij Trapit eshte sikur ti ose une neqoftese neser vijme ne pushtet te arrestojme te gjithe ata qe na kane share nga Nena apo motra e kupton thelbin o koqe?

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Asnjiansi

                            Shtypu Koken llumit te kenetave Trump.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje