Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi sot se ka përfunduar një kontroll gjashtëmujor dhe tha se rezultatet treguan se shëndeti i tij ishte “perfekt”.
“Sapo përfundova kontrollin tim gjashtëmujor në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Faleminderit mjekëve dhe stafit të shkëlqyer! Po kthehem në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.
Gjatë një vizite në Spitalin Walter Reed në tetor 2025, kur iu nënshtrua një diagnostikimi të detajuar kardiovaskular, Trump tha se testi nuk tregoi anomali, por më vonë tha se i vinte keq që zbuloi rezultatet e ekzaminimit sepse kishte ngjallur spekulime rreth shëndetit të tij, raportoi Reuters.
Kohët e fundit, fotot që tregojnë mavijosje ose njolla në duart e tij kanë ngritur pyetje të tjera, sipas Reuters.
Trump 79 vjeç, u bë personi më i vjetër që mori detyrën si president i SHBA-së kur filloi mandatin e tij të dytë në janar 2025.
Po te keqen po je me shendet te plote sepse tra(m)plliku nuk eshte semundje.
Edhe Biden pempersi keshtu thoshte perhere : jam ne gjendje te shkelqyer …vec binte rruges dhe kerkonte zyren ne Shtepine e Bardhe me te pyetur …. Asnje i rjedhur nuk e pranon qe eshte i tredhur nga trute e lokes , ju jeni thot , edhe pse e dine te gjithe qe eshte i mbaruar …. Te pergenjeshtron mosha o gallof …. Je per figure dhe hap gojen si ne filma multiplikativ o bejge qe po qelb gjithe Ruzullin ….
Ne foto duket si IM!