Truss: Agresioni rus nuk do të ndalet

26 Maj 2022, 09:02Bota TEMA

Truss: Agresioni rus nuk do të ndalet

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se përpjekjet për të “qetësuar” Vladimir Putin ishin të rrezikshme, në një deklaratë për shtyp përpara udhëtimit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan BBC.

“Agresioni rus nuk mund të ndalet. Duhet ta ndalojmë me forcë. Ne duhet të jemi të vendosur në sigurimin e fitores së Ukrainës me ndihmë ushtarake dhe sanksione. Tani nuk mund ta heqim më këmbën nga pedali i gazit,” tha ajo.

Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim që të nxisë aleatët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar që të sigurohen që presidenti Putin të humbasë luftën në Ukrainë, thuhet në njoftimin për shtyp.

 

 

 

1 Komente

  1. A
    Arzt

    Hajde debile, hajde. Po kush te ka bere ministre ty me tyryfyçke

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje