Presidenca turke ka cilësuar si “dezinformim” pretendimet e disa mediave vendase se Turqia do të ndalojë blerjet e gazit natyror rus, pasi ka nënshkruar një marrëveshje për LNG me Shtetet e Bashkuara, duke lënë të kuptohet se vendi mund të përballet me një krizë energjetike.
Në një njoftim të Qendrës Kundër Dezinformimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, theksohet se Turqia, falë infrastrukturës së saj të tubacioneve, depozitimit dhe terminaleve LNG, është ndër vendet më të forta të rajonit sa i përket sigurisë së furnizimit me energji.
“S’ka asnjë rrezik për probleme në furnizimin me gaz natyror apo krizë energjetike, as sot dhe as gjatë dimrit që vjen,” thuhet në deklaratë.
Po ashtu theksohet se importet e gazit nga Federata Ruse vazhdojnë pa asnjë ndërprerje, sipas kontratave afatgjata që janë në fuqi mes institucioneve përkatëse.
Më tej sqarohet se furnizimi i Turqisë me gaz, si përmes tubacioneve ashtu edhe me LNG nga vende të ndryshme si SHBA, Azerbajxhani, Irani, Algjeria, Omâni dhe Katari, është një zgjedhje teknike që synon diversifikimin e burimeve të energjisë, rritjen e konkurrencës dhe forcimin e fleksibilitetit të furnizimit.
Lini një Përgjigje