Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se hetimet mbi shpërthimin në hekurudhën polake kanë zbuluar se pas incidentit qëndronin Shërbimet Sekrete Ruse.
Sipas Tusk, eksplozivi ishte i porositur nga Rusia, ndërsa për ekzekutimin e aktit ishin rekrutuar dy shtetas ukrainas, duke i sjellë kështu një tjetër dimension incidentit të rëndë në Poloni.
Identitetet e kryerësve të krimit janë zbuluar dhe ata menjëherë pas shpërthimit u larguan nga Polonia drejt Bjellorusisë.
Deklarata e Tusk përforcon shqetësimet ndërkombëtare mbi përdorimin e veprimeve të dhunshme për të destabilizuar infrastrukturën kritike në Evropë dhe për të krijuar tensione rajonale.
Zyrtarët polakë kanë akuzuar drejtpërdrejt shërbimet sekrete ruse për incidentet e sabotimit hekurudhor që ndodhën gjatë fundjavës në Poloni, duke ngritur alarmin për një sulm të mundshëm të organizuar nga Moska për të destabilizuar infrastrukturën strategjike të vendit.
Sipas raportimeve të The Guardian dhe Reuters, zëdhënësi i ministrit të sigurisë së shërbimeve, Jacek Dobrzyński, deklaroi se “gjithçka tregon” se inteligjenca ruse qëndron pas këtij akti.
Dobrzyński shtoi se autoritetet polake tashmë “mund ta quajnë me siguri një akt terrorist”, duke theksuar se sulmi ishte “i iniciuar nga shërbime speciale nga Lindja”.
Incidentet përfshinë një shpërthim përgjatë një linje hekurudhore të përdorur për transportet drejt Ukrainës, të cilin kryeministri Donald Tusk e cilësoi si “një akt sabotimi të paprecedentë”.
Tusk paralajmëroi se pasoja katastrofike u shmangën fatmirësisht, pasi dëmtimi i shinave mund të kishte shkaktuar daljen nga shinat të një treni që udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Nga ana tjetër, prokuroria polake ka hapur një hetim për “akte sabotimi me karakter terrorist të kryera në emër të një shërbimi të huaj inteligjence kundër Republikës së Polonisë”.
Sa shpejt i zbuluan diversantët këta pordhakët, bravo i qift aleatja ukrain!
Polonia eshte e forte as qe behet fjale fare .... ka Inteligjence te forte... me te mire se KS dhe Shqiperise po e po... ( por shyqyr qe bashkepunojne si vende te EU te gjitha sebashku dhe i kapin ata muter qe jane te shitur.. E njejta si ne KS qe punojne ne sherbim te Inteligjences Serbe ! apo dhe ne shqiperi qe jane shqiptare dhe punojne per Inteligjencen Serbe- Ruse- Greke...
Polonia eshte e forte as qe behet fjale fare .... ka Inteligjence te forte... me te mire se KS dhe Shqiperise po e po... ( por shyqyr qe bashkepunojne si vende te EU te gjitha sebashku dhe i kapin ata muter qe jane te shitur.. E njejta si ne KS qe punojne ne sherbim te Inteligjences Serbe ! apo dhe ne shqiperi qe jane shqiptare dhe punojne per Inteligjencen Serbe- Ruse- Greke...
BRAVO Kryeministri patriot polak, Donald Tusk! Ne Shqiperi kreu i agjentures serbo-greko-ruse SVKB e ka djegur e vrare per 35 vjet popullin e vet dhe Edwin Rama ia mbath neper Europe.
Ky Polaku Tusk eshte vellai siamez i Zelenskit ne intriga dhe poshtersi.Ka fantazi te shfrenuar kur pa asnjë fakt akuzon subjekte qe skane lidhje fare me ngjarjen.Me e mundshme eshte se kjo eshte nje krijim i vet Polakeve ne bashkepunim me Zelenskin e famshrm per te tërhequr vemendjen nga ndodhitë mafijoze te tij.
Deri me sot kishim nje koqe si kar-agjozi Zhele qe vinte e vjen verdalle neper Bote si pordha neper breke duke na treguar se Ukraina e ka fituar luften me Rusine me minis 22% te territorit, 1 milion te vrare ku varrezat e tyre duken nga sateliti me qarte se Muri i Madh Kinez. Nje nene "heroine" rrinte tek porta e shtepise dhe u jepte ushtareve te "uritur" ruse kulac me helm te cilet ngrinin patkojt na diell, apo nje spajper leshi qe vriste ne largesi mbi 4,5 km duke thyer rekordet Boterore. Sot na del edhe nje koqe i dyte qe eshte Kryeministri Tusk me pare ka qene e dhe Presidenti i BE, na tregon gjepura qe nje shtet si Polonia me 39 milion banore destabilizohen nga dy individe. Keta jane 2 ukrainas te rekrutuar nga Rusia, me eksploziv te "importuar" po nga Rusia duke hedhur ne here nje segment hekurudhe ne Poloni dhe u karguan per ne Biellorusi, hajde koqe hajde, kerkon te ndekombetarizosh nje llokum dinamit te vene qellimisht nga sherbimi sekret i Ukraines per te fajesuar Rusine, tregim per tek Spitali 5 i Psiqikeve, por edhe ata nuk e besojne.