Me planin e tij të paqes prej 20 pikash për Gazën, presidenti amerikan, Donald Trump, po mbështetet në integrimin ekonomik dhe lidhshmërinë infrastrukturore për të nxitur stabilitetin afatgjatë në Lindjen e Mesme. Ndërsa ka shumë pengesa për t'u kapërcyer, Trump mund të ketë ndikimin e nevojshëm, veçanërisht mbi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Nga Shlomo Ben-Ami
Presidenti amerikan Donald Trump ndoshta nuk është as i vetëdijshëm për librin e John Maynard Keynes të vitit 1919, Pasojat Ekonomike të Paqes (The Economic Consequences of the Peace), i cili paralajmëroi se kërkesat e ashpra të vendosura ndaj Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore – me “bazën e tyre ekonomike të padrejtë dhe të pazbatueshme” – do të destabilizonin mbarë Evropën. Por plani 20-pikësh i paqes për Gazën i Donald Trump pasqyron një nga njohuritë më të rëndësishme të Keynes, të mishëruara në paralajmërimin se “rreziqet e së ardhmes nuk qëndrojnë te kufijtë dhe sovranitetet, por tek ushqimi, qymyri dhe transporti”.
Gaza nuk ka qenë kurrë në qendër të diskutimeve rreth konfliktit izraelito-palestinez. Por Trump e sheh enklavën si pikën Arkimediane nga e cila ai mund të zgjerojë jo vetëm perandorinë e biznesit të familjes – një motivim kyç pas pjesës më të madhe të politikës së tij të jashtme – por edhe të forcojë aleancat e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe të ojë para një program të madh ndërkombëtar infrastrukture të aftë për t’i bërë ballë nismës “Një Brez, Një Rrugë” të Kinës.
Këto ambicie i paraprinë prej kohësh luftës në Gazë. Në vitin 2017, gjatë presidencës së tij të parë, Trump arriti një marrëveshje me Japoninë për të ofruar “alternativa të investimeve në infrastrukturë me cilësi të lartë në rajonin Indo-Paqësor” dhe krijoi një partneritet që synonte të promovonte qasjen universale në energji të përballueshme dhe të besueshme në Azinë Juglindore, Azinë Jugore dhe Afrikën Subsahariane. “Në një botë të globalizuar,” deklaroi atëherë Sekretari i Mbrojtjes James Mattis, “ka shumë breza dhe shumë rrugë, dhe asnjë komb nuk duhet ta vendosë veten në një pozitë ku të diktojë ‘Një Brez, Një Rrugë’.”
Ish-presidenti amerikan Joe Biden e mori stafetën e infrastrukturës në vitin 2022, kur krijoi Grupin I2U2 me Indinë, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u fokusuar në “investime të përbashkëta dhe nisma të reja në ujë, energji, transport, hapësirë, shëndet, siguri ushqimore dhe teknologji.” Vitin pasues, administrata Biden – së bashku me Francën, Gjermaninë, Indinë, Italinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bashkimin Evropian – u angazhua në zhvillimin e një Korridori të ri Ekonomik Indi–Lindje e Mesme–Evropë (IMEC), që synon të nxisë rritjen dhe zhvillimin ekonomik përmes lidhshmërisë dhe integrimit të përmirësuar.
IMEC bazohet mbi projektin e vitit 2018 “Hekurudhat për Paqe Rajonale”, i cili do të lidhë Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Arabinë Saudite nëpërmjet hekurudhës me shpejtësi të lartë. Ai shton një rrugë detare nga India në Gjirin Persik dhe tubacione për eksportimin e gazit, kryesisht hidrogjenit të gjelbër, nga India dhe vendet e Gjirit në Evropë. Siç e tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, IMEC është më shumë sesa “thjesht një hekurudhë ose një kabllo”; është një “urë e gjelbër dhe digjitale përmes kontinenteve dhe qytetërimeve”.
Por realizimi i vizionit të IMEC nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Si fillim, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë partnerë strategjikë tregtarë të Kinës dhe pjesë e BRI-së. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu iu bashkuan grupimit BRICS të udhëhequr nga Kina në vitin 2024 dhe Arabia Saudite ka peshuar gjithashtu anëtarësimin që kur u ftua të bashkohej në vitin 2023. Trump tani duhet t’i bindë ata të distancohen nga planet e infrastrukturës së Kinës në Lindjen e Mesme dhe të angazhohen në vend të kësaj në strategjinë e mbështetur nga SHBA-ja.
Më thelbësisht, përparimi në lidhje kërkon një Lindje të Mesme të qëndrueshme – dhe kjo supozon një Gazë paqësore dhe të rindërtuar. Pra, ndryshe nga administrata e presidentit amerikan Ëoodroë Ëilson – e cila iu nënshtrua presioneve izolacioniste të brendshme dhe u tërhoq nga ndërtimi i paqes në Evropë, duke çuar në fund në një tjetër zjarr – Trump është i gatshëm të përballet me kritika nga baza e tij MAGA për përqendrimin e tepërt në çështjet e jashtme. Ai ka shfrytëzuar fuqinë amerikane për të shtyrë aktorët rajonalë kokëfortë drejt një marrëveshjeje paqeje që pasqyron mençurinë e Keynes.
Plani i paqes i Trump përfshin jo vetëm një armëpushim të përhershëm, vendosjen e një Force të përkohshme Ndërkombëtare Stabilizimi (me një mandat të Kombeve të Bashkuara) dhe çarmatimin e Hamasit, por edhe krijimin e një administrate civile palestineze dhe rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Gazës. Plani deklaron se Izraeli nuk do ta pushtojë ose aneksojë Gazën dhe se asnjë palestinez nuk do të detyrohet të largohet nga enklava.
Ndërsa plani i Trump nuk përcakton një rrugë drejt shtetësisë palestineze, ai njeh shtetësinë si “aspiratën e popullit palestinez”. Pasi Gaza të “rizhvillohet” dhe Autoriteti Palestinez të reformohet, “mund të krijohen më në fund kushtet për një rrugë të besueshme” drejt këtij qëllimi. Bindja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Izraelit për të miratuar, edhe në parim, një plan që përfshin çdo përmendje të shtetësisë palestineze është një arritje e dukshme.
Por ky është vetëm fillimi. Plani është më shumë skicë sesa një plan dhe mungesa e qartësisë se si do të menaxhohen fazat e ndryshme të tij lë shumë hapësirë për interpretime të ndryshme nga palët. Hamasi ka thënë tashmë se nuk do të heqë dorë nga armët e tij, dhe si Hamasi ashtu edhe Izraeli ka të ngjarë të rezistojnë ndaj shumë elementëve të tjerë të planit. Armëpushimi mbetet i brishtë. Për më tepër, aleanca rajonale e Trump është e ndarë nga përçarje të thella ideologjike dhe strategjike: Boshti Katar-Turqi është shumë miqësor me Hamasin dhe Vëllazërinë Myslimane për bllokun Saudi-Emiratet e Bashkuara Arabe-Izrael. Gjithashtu mbetet për t’u parë se si Egjipti do ta përballonte një rol turk në Gazë.
Megjithatë, Trump ka përgatitur terrenin për një paqe të re në Lindjen e Mesme, bazuar në integrimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore. Një zgjerim i Marrëveshjeve të Abrahamit – marrëveshjet dypalëshe të Izraelit që vendosin marrëdhënie diplomatike me katër vende arabe (Bahreini, Maroku, Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) – tani mund të jetë në horizont. Për të përmirësuar shanset e suksesit, Trump ka ndërmarrë një sërë hapash për të rritur ndikimin e administratës së tij mbi aktorët rajonalë, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje armësh me Arabinë Saudite dhe një pakti sigurie me Katarin, si dhe duke sinjalizuar se ai mund tgë heqë ndalimin për shitjet e F-35 në Turqi. Për Egjiptin, perspektiva e sigurimit të kontratave të mëdha në rindërtimin e Gazës është shumë tërheqëse. Trump madje e ka sjellë Sirinë më pranë orbitës amerikane, ndërsa kompanitë turke dhe amerikane përgatiten për bumin e ndërtimeve.
Ndoshta më e rëndësishmja, Trump e ka bërë të qartë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nevojë për të, madje duke shkuar deri aty sa t’i dërgojë një letër presidentit të Izraelit duke kërkuar një falje të plotë për Netanyahu-n në gjyqin e tij të vazhdueshëm për korrupsion. I izoluar ndërkombëtarisht, tërësisht i varur nga mbështetja ushtarake dhe politike amerikane, dhe përballë një qytetarie të etur për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Izraelit, Netanyahu nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i përulet vullnetit të Trump. Nëse vizioni i zbutur i planit të paqes së Trump për shtetësinë palestineze përkon me atë të palës arabe, kjo është një tjetër çështje.
Can Trump Bring Peace to Gaza?
Gaza eshte ne rrugen e PASTRIMIT nga muti nazi-islamik, qe e ka ndotur ate vend prej shekujsh ...
Nuk mund te mungonte komenti yt i peshtire , islamofob dhe gjenocidar qe ben thirrje per spastrim etnik , ne kete lajm per Gazen. Ti je pjese e kancerit qe ka zene rrenje ne Palestine dhe qe ushqehet dhe perparon me dollaret e Amreikes.