
Ushtria izraelite publikon pamjet pë të cilat thotë se tregojnë sulmet ajrore kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore iraniane në Teheran pak çaste më parë.
Ushtria thotë se sulmet në kryeqytetin iranian janë duke vazhduar.
Ndërkaq, pjesë të selisë kombëtare të radios dhe televizionit të Iranit u goditën në sulmet ndaj Teheranit sot, raporton media shtetërore, duke shtuar se transmetimi po vazhdon si zakonisht.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka dhënë personelit të tij jo-emergjent dhe familjeve të tyre në Katar leje për t'u larguar nga vendi, thotë ambasada amerikane në Doha, ndërsa Teherani nis një ditë të dytë sulmesh, në përgjigje të sulmeve ajrore të vazhdueshme SHBA-Izrael.
Departamenti "autorizoi punonjësit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të personelit qeveritar të largohen nga Katari për shkak të rreziqeve të sigurisë", thotë ambasada amerikane në një njoftim në faqen e saj të internetit që gjithashtu paralajmëron amerikanët të "rishqyrtojnë udhëtimin në Katar për shkak të kërcënimit të konfliktit të armatosur".
חיל האוויר ממשיך לתקוף בטהראן
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) March 1, 2026
מצורף תיעוד מהדקות האחרונות של תקיפת מערכות הגנה איראניות בלב טהראן pic.twitter.com/eV6crKX5Pd
Lini një Përgjigje