VIDEO/ Gargujt dhurojnë spektakël gjatë reshjeve të dendura të shiut në Milano

7 Shtator 2024, 11:26Bota TemA

Pamjet e spektaklit të dhuruar nga gargujt e një katedraleje në Milano gjatë reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar veriun e Italisë ditët e fundit, po bëjnë xhiron e rrjetit. Gargujt, krijesa të gdhendura në fasadat e katedraleve gotike, shërbejnë për kullimin e ujërave të shiut, duke mbrojtur fasadat prej guri nga dëmtimet. Pamjet e filmuara nga kalimtarët nxjerrin në pah bukurinë dhe funksionalitetin e arkitekturës mesjetare, ndërkohë që reshjet e dendura vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha Italinë veriore.

Prej të enjtes, veriu i Italisë është përfshirë nga një valë reshjesh shiu dhe erërash të forta, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në qendrën financiare të Milanos, si edhe në rajonet e Venetos dhe Lombardisë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kriza klimatike po rrit frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë dhe përmbytjet, në Evropë dhe në mbarë botën. Ata thonë se stuhitë po bëhen më të rënda për shkak se ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi.

Ndërkohë, Italia e jugut ka kohët e fundit nga thatësira, që ka shkaktuar probleme serioze për bujqësinë dhe turizmin lokal, veçanërisht në Siçili dhe Sardenjë.

 

Lini një Përgjigje