VIDEO/ Trump për akuzat e abuzimit seksual ndaj shkrimtares: Nuk do të kishte qenë ajo e zgjedhura

6 Shtator 2024, 19:56Bota TemA

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë këtë të premte në nje sancë apeli në Manhattan, New York, në lidhje me një vendim të mëparshëm gjyqësor, i cili e shpallte atë përgjegjës për abuzim seksual dhe shpifje ndaj shkrimtares E. Jean Carroll.

Argumentet e paraqitura në seancën 25-minutëshe u përqendruan tek provat e pranuara më parë nga gjykata, për të cilat avokatët e ish-presidentit deklaruan se nuk i qenë prezantuar siç duhej jurisë.

Seanca gjyqësore e riktheu kandidatin republikan në ambientet tashmë të njohura për të, të korridoreve të gjykatë së Manhattan-it. Por, ndryshe nga seancat e mëparshme, këtë herë mediat nuk u lejuan të ishin të pranishme.

Trump akuzohet se ka tentuar ta puthë me forcë shkrimtaren Caroll gjatë një udhëtimi me avion dhe se më pas ka shpifur kundër saj, në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat. Në seancën e parë gjyqësore në lidhje me këtë çështje, një juri me nëntë anëtarë caktoi se ish-presidenti duhet t’i paguante asaj një dëmshpërblim prej 5 milion dollarësh.

Ish-presidenti iu drejtua kamerave në fund të seancës gjyqësore  me një fjalim të gjatë, ku u përpoq të spiegonte se çështja ishte e motivuar politkisht dhe se Carroll ishte e nxitur nga armiqtë e tij politikë.

“Përpiquni ta përfytyroni nga ana praktike. Unë që jam i famshëm dhe gjendem në avion… Njerëzit janë duke hyrë brenda… Dhe shihkërkam një grua, e prek atë dhe filloj të puthem me të. Sa gjasa ka që diçka e tillë të ndodhë vërtet? Sa gjasa ka? Dhe, sinqerisht, e di që do të thoni se është e tmerrshme të thuhet, por nuk mund të ndodhte. Nuk ndodhi. Edhe sikur, nuk do të kishte qenë ajo e zgjedhura. Nuk do të kishte qenë ajo e zgjedhura,” tha Trump gjatë fjalimit të tij për mediat.

2 Komente

  1. S
    Sara

    pervers narsicist

    Përgjigjjuni
    1. X
      XhaFCK

      Hajde mbushi mendjen katundarve shqiptare qe e votojne dhe embajne per idhull seeee!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje