VIDEO/ Pamje apokaliptike, super tajfuni Yagi godet Kinën

6 Shtator 2024, 15:08Bota TemA

Super tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme që ka prekur kontinentin aziatik gjatë këtij viti, ka goditur të premten brigjet e provincës Hainan të Kinës, duke shkaktuar erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.

Njoftohet se shkollat qëndrojnë të mbyllura prej dy ditësh tashmë, ndërsa shumë fluturime në rajonin e Detit të Kinës Jugore janë anuluar.

Me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 234 km ne orë, Yagi është cilësuar si cikloni tropikal i dytë më i fuqishëm në botë pas uraganit Beryl, i cili goiditi brigjet e Atlantikut më herët gjatë vitit.

Deri tani, raportohet se ky super tajfun ka shkaktua 16 viktima në momnetin që goditi veriun e Filipineve më herët gjatë kësaj jave.

Lini një Përgjigje