Zelenski në Gjermani: Na lejoni të sulmojmë Rusinë me raktetat me rreze të gjatë

6 Shtator 2024, 15:50Bota TEMA

Zelenski në Gjermani: Na lejoni të sulmojmë Rusinë me

Nga baza ushtarake gjermane e Ramstein, ku zhvilloi një vizitë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u kërkoi aleatëve perëndimorë të ndërmarrin vendime më të forta.

Zelenski , i cili për herë të parë mori pjesë në një mbledhje të ministrave të Mbrojtjes së NATO, këmbëngul që ata të lejojnë Kievin të ndërmarrë sulme me raketa me rreze të gjatë kundër Rusisë, duke e sjellë paqen më afër, shkruan A2 CNN.

Pas valës së shtuar të bombardimeve ruse javët e fundit, Kievi përsërit se ekziston nevojë urgjente për sisteme mbrojtje dhe kapacitete sulmi me rreze të gjatë. “Na duhet të përdorim raketat me rreze të gjatë jo vetëm në territorin e pushtuar të Ukrainës por edhe në territorin rus, në mënyrë që Rusia të motivohet për të kërkuar paqen”, tha Zelenski.

Gjatë qëndrimit të Zelenskit në Gjermani, ku u takua edhe me kancelarin Olaf Scholz, Berlini i premtoi Kievit artileri shtesë, përfshirë 12 Howitzer. Megjithatë ministri i Mbrojtjes  Boris Pistorius tha se vendi i tij vazhdonte të kundërshtonte mundësinë e përdorimit të armatimeve me rreze të gjatë në territorin rus. “Qëndrimi i Gjermanisë mbetet i pandryshuar”, tha Pistorius.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloid Austin, që po ashtu ishte i pranishëm në takimin e grupit të kontaktit për Ukrainën në Gjermani, premtoi 250 milionë dollarë të tjera armatime për Kievin.  Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga Norvegjia, paralajmëroi Pekinin të ndalë mbështetjen për luftën ruse, duke thënë se diçka e tillë do të ndikonte në mënyrë të pakthyeshme tek interesat dhe reputacioni i Kinës. (A2 Televizion)

3 Komente

  1. G
    Gjethja e fikut

    Komiku i ukraines ka ikur per lesh, ky duhet ndalur nga perendimoret, jo vetem mori ne qafe popullin e ukraines, por po kerkon ta fusi edhe europen me thelle ne krize, jo vetem ekonomike po edhe ushtarake. Ooo zhele idioti, me gjithe ata qe te perkrahin, kujtoni theniet e historianit italian: "Historia s'ka ligje per te ditur se si do jet eardhmja, po ka nje ligje: Kurre mos e sulmo rusin, se humbjen e ke te padiskutueshme, por eshte dhe fakt, qe rusia se ka sulmuar asnjhere perendimin, po ka qen perendimi ai qe e ka sulmuar dhe ka humbur" Pra dhe tani luften do e fitoje rusia, çfaredo qe te beni...!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leo

      O gjethe e fikut, eshte Rusia qe ka sulmuar Unrainen, dhe po fitoi ne Ukraine, do sulmoje nje vend tjeter. Zgjohu nga gjumi, hapi syte!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bregu

      Tëra luftrat deri tashti i kemi kuptuar vetem luften që po bën Zhelenski i Ukrainës nuk po e kuptojmë sepse i thot Gjermanisë : Më lejoni të sulmoj Mosken . Po ti po pate bythë sulmoje e qite faret po aj a po të sulmon ty . Hajde president hajde , Le namë . Ku është parë kjo tash 7 mijë vjetë njerzim a kushr a .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje