VIDEO: Gazetarja grabitet teksa raportonte ‘live’ për Kupën e Botës

21 Nëntor 2022, 12:12Lifestyle TEMA

VIDEO: Gazetarja grabitet teksa raportonte ‘live’ për

Një gazetare e televizionit argjentinas është grabitur teksa raportonte “live” në Katar për Kupën e Botës.

Dominique Metzger ishte duke raportuar nga zona “Corniche” e Dohas për ndeshjen e parë të turneut, kur ajo tha se i kishin vjedhur sendet.

Reporterja tregoi për “Todo Noticias” se policia premtoi për identifikimin e autorit dhe i kishin thënë se ajo vet mund të zgjidhte se çfarë dënimi do t’i jepte grabitësit, raporton Daily Mail. 

“Kisha vetëm çantën time të vogël me të gjitha gjërat që duhen, portofolin, çelësat e dhomës së hotelit, disa peceta”, tha Metzger.

Në një përpjekje për të goditur krimin, autoritetet në Katar kanë instaluar mijëra kamera rreth stadiumeve të sapondërtuara, si dhe 15,000 kamera me rezolucion të lartë brenda çdo stadiumi.

 

Lini një Përgjigje