Meksika është bërë shteti i parë në botë që do të lejojë zgjedhjen e gjykatësve në të gjitha nivelet përmes votës popullore.
Por, debati për ligjin e propozuar në senat është pezulluar pasi ndërtesa u pushtua nga protestuesit.
Reforma është mbështetur fuqishëm nga presidenti në ikje, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili e ka akuzuar vazhdimisht sitemin gjyqësor meksikan se i shërben interesave të elitës politike dhe ekonomike të vendit.
Kundërshtarët e Obradorit, përfshi gjyqtarë dhe studentë të juridikut, kanë protestuar disa protesta kundër kësaj reforme, sipas së cilës anëtarët e gjykatave të çdo niveli do të mund të zgjidhen përmes votës popullore.
Diskutimet në lidhje me reformën kanë shkaktuar protesta masive dhe tensione diplomatike.
SHBA, partneri kryesor tregtar i Meksikës, ka paralajmëruar se reforma kërcënon marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat varen nga besimi që investitorët kanë në sistemin ligjor meksikan.
Dmth komunizëm si zgjedhë partia jo vota e qytetarëve?? Paskan kopjuar marrëveshjen e 2008 Rama
Epo...!