Ky është momenti dramatik kur mes kaosit të shkaktuar nga tajfuni Yagi, punonjësit e një hoteli në Vietnamin verior u gjendën përballë një rreziku të jashtëzakonshëm. Ndërsa era e fortë dhe reshjet e furishme të shiut të shkaktuara nga super stuhia godasin hotelin, ata përpiqen dëshpërimisht të mbyllin dyert për të mbrojtur veten dhe klientët nga forca pamëshirshme e stuhisë.
Pamjet e frikshme tregojnë momentin e ankthit, kur natyra tregon fuqinë e saj, ndërsa punonjësit luftojnë për të qëndruar të sigurt përballë stuhisë më të fuqishme të këtij viti në Azi.
Tajfuni Yagi goditi bregdetin verior të Vietnamit ditën e dielë, duke vrarë dhjetëra persona dhe shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturë dhe ndërtesa. Dyzet e gjashtë persona kanë humbur jetën deri tani, ndërsa 22 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Lini një Përgjigje