Zelensky: Gati të punoj mbi planin e SHBA, na duhet paqe dinjitoze që respekton pavarësinë tonë

21 Nëntor 2025, 13:30Bota TEMA
Zelensky: Gati të punoj mbi planin e SHBA, na duhet paqe dinjitoze që

Pas bisedimeve me zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane ditën e enjte, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky tha se është i gatshëm të punojë me Uashingtonin mbi vizionin e tij për ti dhënë fund luftës me Rusinë.

Sipas planit të hartuar nga administrata Trump e që është parë nga media ndërkombëtare, si Reuters, Kievi do të duhej të lëshonte territore në rajonin e Donbas të cilat ende i kontrollon, të përgjysmojë përmasat e ushtrisë së vet dhe të zotohet se nuk do t’i bashkohet NATO-s, kushte këto që i ka refuzuar në të kaluarën.

Në një videomesazh të postuar gjatë natës, Zelensky tha se zyrtarët ushtarake amerikane i kishin prezantuar propozimin e tyre dhe pikat e një plani për ti dhënë fund luftës.

“Që nga ditët e paratë luftës, ne kemi mbajtur një qëndrim shumë të thjeshtë: Ukraina ka nevojë për paqe. Një paqe të vërtetë - një paqe që nuk do të prishet nga një pushtim i tretë. Një paqe dinjitoze me kushte që respektojnë pavarësinë tonë, sovranitetin tonë dhe dinjitetin e popullit ukrainas. Dhe janë pikërisht kushte të tilla qenë duhet të sigurojmë. Unë parashtrova parimet tona kryesore. Dhe ne ramë dakord që ekipet tona do të punojnë mbi këto propozime për të siguruar që gjithçka të jetë e sinqertë. Ne nuk do të bëjmë deklarata të ashpra. Dhe  jemi të përgatitur për një punë të qartë dhe të ndershme,  Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe miqtë dhe partnerët tanë në Evropë dhe në mbarë botën”, tha Zelensky.

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimet se Ukraina nuk ishte përfshirë në hartimin e planit, që siç raportohet, ka qenë rezultat i takimeve mes të dërguarit të posaçëm të SHBA, Steve Ëittkof dhe homologut rus Kirillo Dimitrev. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian që u takuan më herët në Bruksel sugjeruan se nuk do të pranojnë kërkesat që Kievi të bëjë lëshime ndëshkuese.

Ministri francez theksoi se paqja duhet të jetë e drejtë, të respektojë sovranitetit e kujtdo e të parandalojë agresione të mëtejshme në të ardhmen. Plani thotë se Ukraina duhet ta kufizojë ushtrinë e vet deri në 600 mijë trupa në këmbim të garancive të forta të sigurisë, por nuk trupa te NATO-s nuk do të hyjnë në Ukrainë.

Ai përfshin lëshime të mëdha për Rusinë si njohja de facto e Krimesë, Luhanskut dhe Donjetskut si tokë ruse nga SHBA. Kjo diplomaci e përshpejtuar amerikane vjen në një kohë kur trupat e Kievit po pësojnë disfata në terren dhe qeveria Zelenski është goditur nga një skandal korrupsioni me shkarkimin e 2 ministrave të kabinetit. (A2 Televizion)

3 Komente

  1. F
    Fieraku

    Po perseri i duhet Ukraines te Beje Leshime??Pse??A nuk ishte "Bota Perendimore" qe i "Premtoj" Ukraines dhe Doli Garante per Sovranitetin e saj..nese jepte te gjitha Armet Berthamore Russise me 1994-tren?????????????Po....athere??po Ushtria pse u dashka Pergjysmuar???Ukraina ne funde te fundit nuk ka Kercenuar askende??Apo pse keshtu "Fitohet Paqja"?? Ne se Ukranina jepe Rajonin e Dombasit nje Zone e pasur ne Qymuyre ....jepe edhe Luhansk..si dhe "Gardhi" Russe vjen ne Zaporizhnaja...atehre c´fare i Mbetet Ukraines??????????????? Pse mos te Behet nje Marreveshje 50:50-te..pra as Fitues dhe as te Humbur??Kjo nenkupton se paku Mbajtjen e Territoreve para Fillimit te Luftes...Rusia terhiqet ne Kufijet e Njohur me Pare dhe Ukraina mbetet ajo qe ishte..ja po ja "Bejme nje Hater" Russise duke i Dhen KRIMEN e Pushtuar.... Plani Amerikane eshte nje Plane "Zhdemtimi" per Humbjet Russe..dhe per Ukrainen nuk eshte vetem Poshteruese....pra Ukarina thjeshte do te mbetet ne Harte...por neen "Zoterimin" e Rusise qe kerkon te marre Kontrollin e saj Hape mbas Hapi... @@Klauzolat e Planit ...dhe ne Perpilimn e tije qendron edhe DJALLI..ku duket se Russia i Merre te gjitha.. Pyetje:Po Russia c´fare Leshimesh bene???Apo ..duket se i ka Bere Leshime Presidentit Amerikane Trampe..QE NUK DO TI PUBLIKOJ Video-Kasten Golden Schawer-Shiu i Arte..qe benein Kurvat Russe Lakuriq dhe ermirnin Krevatin ku Fleti ish Presidenti Barak Obama....duket se kjo eshte shume e Besueshme... Por edhe Amerika eshte e Poshteruar ..sado qe te Perpiqet te "Paraqese Plane Paqeje"..ne te vertet ky eshte nje Plane Disfate e Politikes dhe Fuqise Amerikane..e cila po "Matet" me Venezuelen duke Derguar Ushtri....Pika qe nuk i bie Trampit dhe Politikes Amerikane....pika ..pika qe si bie thone Plakat e Lagjes tone qe jane merziture me Kokelakramene..qe nuk e ha askush...Trampi eshte me te Vertet Idjoti i Dobishem per Russine...uroj te mos keme te Drejte mbetet te shoheim...

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!??

      Po ç'ke bër more "Fierak" gjithë këtë çarçafë!? Sa për dijeni Rusia luftoi për çlirimin e krahinave rusofolse nga gjenocidi neonazistët të Ukrainës dhe perëndimit kolektiv! Kjo luftë e financuar nga perëndimi ndaj Rusisë, dihet se humbja është e Ukrainës dhe perëndimit kolektiv! Ti mba veten se alla, alla...!!

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Ato qe i perkasin Rusise do i marre sic i ka marre Rusia. Zhele po e zgjate nga 4 rajone do te avullojne tete, zgjidh e merr.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje