Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “pozitive, të sinqertë dhe shumë thelbësore” bisedën telefonike me Donald Trump.
Sipas tij këtë vit mund të arrihet paqja e qëndrueshme.
"Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund real të luftës dhe paqe të qëndrueshme. Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, mund të arrihet paqja e qëndrueshme këtë vit."
Përfundimi i sulmeve ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile është "një nga hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës", tha Zelensky, duke shtuar: "Unë e mbështeta këtë hap dhe Ukraina konfirmoi se ne jemi gati ta zbatojmë atë".
Më herët presidenti Trump bëri të ditur se telefonata mes tij dhe presidenti ukrainas ishte pozitive dhe se pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në bisedën që Trump pati me Vladimir Putin të martën.
Putin refuzoi një armëpushim të plotë gjatë asaj telefonate, por SHBA thotë se bisedimet do të vazhdojnë të dielën.
Paqja mund të arrihet brenda këtij viti? Po Trump para se të bëhej president shiste pordhë e thoshte se mund ta arrinte paqen në 24 orë! Apo histori para zgjedhore ajo, dhe normalisht gënjejnë nga pak?!
Hajt per hajer pra. Ishalla Trump nuk ja jep tan Ukrainen Rusise, perfshire Zelenskin dora vete.
E di qe jam atakuar nga individe te vecante por ky linku qe po e bashkangjis besoj se do ti qetesoj disa lexues dhe te behen me racionale ne menyren e te perceptuarit te realpolitikes https://www.youtube.com/watch?v=aR0EED8UJzk
Sikur ju ftohen pordhet Zelos.E kuptoi qe kurvat e Europes vetem llafe kane dhe nuk behet shaka me miellin e Amerikanit.