Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

4 Janar 2026, 08:00Dossier TEMA
Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

Nga Mal Berisha

Ishte viti 2002. Në atë kohë isha punonjës i UNMIK-ut në Kosovë dhe më qëlloi të bëhesha dëshmitar i një bisede që, më pas, rezultoi të ishte si një profeci tragjike. Nazim Morina, mik i familjes sime, një dashamirës dhe patriot i thjeshtë nga Rahoveci, më merr një ditë në telefon nga Zvicra dhe, pasi më përshëndet, më thotë: “Zotëri Berisha, të lutem ruhu, sepse kam frikë se do të të vrasin!”

Unë, në fakt, e mora si me shaka dhe i thashë se nuk kisha asnjë lloj meraku, e lëre më frikë. Nazimi, pasi më dha disa shpjegime, më tha:

“Zotëri Berisha, unë e di shumë mirë këtë, por ti mund të vritesh ‘në moh’, sepse mund të të marrin si objektiv, duke të ngatërruar me dikë tjetër”.

Përsëri, me atë skepticizmin tim, i thashë:

“Askush nuk e di fundin e vet, por e di që nuk ka askush ndonjë arsye për ta bërë këtë ndaj meje”!

Atëherë më tha: “I kam parë fotot e tua të këtyre kohëve të fundit dhe i ngjan shumë një personi që është në shënjestër për t’u vrarë. Ai është kolonel Tahir Zemaj”.

Kolonel Zemaj i kishte mbijetuar dy atentateve deri në atë kohë, ndaj miku im ishte bërë merak, se mos pësoja edhe unë ndonjë gjë, thjesht bazuar në ngjashmërinë me atë burrë që nuk e kisha parë kurrë.

Në të vërtetë, për shkak të një traume shëndetësore të asaj kohe, pamja ime kishte ndryshuar shumë dhe, për shkak të mjekrës gjysmë të thinjur, disa tipareve të përafërta dhe moshës thuajse të njëjte me kolonelin, duhej të kishim një farë ngjashmërie.

SI E PASHË DHE E NJOHA PËR HERË TË PARË DHE TË VETME KOLONELIN TAHIR ZEMAJ PËRPARA GJYKATËS NDËRKOMBËTARE NË PEJË

Për koincidencë, vetëm pak ditë pas kësaj bisede, pata rastin ta shihja kolonelin në sallën e gjyqit të Gjykatës së Qarkut të Pejës. Gjykatësja ndërkombëtare, e kishte thirrur për të dëshmuar kolonel Tahir Zemën. Sipas rregullave të gjykatës, ai erdhi, përshëndeti, i dha të gjitha të dhënat, dëshmoi për ato çështje për të cilat u pyet dhe e përfundoi dëshminë e tij.

Gjykatësja, pasi mbylli proces-verbal i adresoi kolonelit një pyetje që mua më shokoi: “Kolonel Zemaj, faleminderit që erdhët në gjykatë. Jam e interesuar të di: a nuk patët frikë që erdhët, pasi për ju flitet hapur, se ju ndjekin për t’ju vrarë”?

Koloneli iu përgjigj: “E nderuar zonja gjykatëse! Po më habitni me këtë pyetje! Unë jam ushtarak. Jam luftëtar dhe patriot dhe shumë herë e kam vënë jetën time në rrezik për Kosovën. Prandaj nuk e di se çfarë është frika.

Në rastin konkret, unë e kreva detyrën time si qytetar i Kosovës sime, për të cilën kam luftuar. E respektova gjykatën dhe dëshmova, jo si i pandehur. Sa i përket sigurisë së jetës sime, për ardhjen time këtu, duhet të ndiheni përgjegjëse ju që më keni thirrur”! Gjykatësja mbeti gojëkyçur.

Pas pak kohe, më 4 janar 2003, ai u vra në mes të Pejës, bashkë me të birin, Enes Zemaj, 22 vjeç, dhe nipin, Hasan Zemaj, 24 vjeç, duke i shkaktuar Kosovës një humbje të madhe, një plagë të rëndë dhe një rekord të turpshëm e të pamerituar, në historinë e saj më të re.

Sot e kujtoj me nderim dhe dëshiroj të vendos foton time të asaj kohe përkrah asaj të atij burri, të cilat vërtet kanë njëfarë ngjashmërie. Miku im nga Zvicra mund të kishte pasur të drejtë…!

Sot, në ditën e rënies, se heroit dëshiroj të deklamoj:

I paharruar Kolonel Tahir Zemaj, mbajtës i medaljeve “Hero i Kosovës”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe “Nderi i Kombit”, dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.Memorie.al

6 Komente

  1. P
    Për pak, paske shpetu pa tu qi rraca Maluc.

    Hahahahahahaa, o Mal shkerdhatë Berisha, qysh bre na bane me u dhie n'brek nga t'qeshunit. Hahahahahaah, o Maluc rraspihja, ty ta shkerdheftë rracen krejt UÇK-ja dhe krejt Kosova. Ti ore qelbësirë nuk din të shkruash diçka që rrjedh vertetë nga truri jot i përbërë 99% nga byreku me lakra Serbie, por kopjon kopilin e Shiqeres së Viçidolit, Sali udb-ash shkerdhatën. Sali tradhetar Shiqerja, perdorte dhe perdorë shpesh ketë taktikë shkerdhate: " nji mik, nji simpatizant, nji dashamirës që unë nuk e njof, me vuri në dijeni, kishte degjuar, ishte në dijeni etj etj etj dhe lëshonte fëndë sikur gjoja ka deshmitarë për nji ngjarje apo ndodhi...". Edhe ti Maluc kurva, qënke nji kopjac katundar, dhe ngaqë nuk din të shpikësh nji thashetheme origjinale, ti kopjon kopilin e Viçidolit, spermen e shkaut Vuk Karaxhiçi, dobiçin e Shugares, Sali stervinë Shiqeren. hahahahahahahahaha, " nji mik i imi më telefonoj dhe më keshilloj që të bëj kujdes, sepse kam nji ngjashmeri surrati me Tahir karuc Zemen, dhe ngaqë Tahiri ishte në nji listë për tu vrarë, duhej të bëja kujdes, që vrasesit mos të më merrnin per Tahirin dhe të më vrisnin gabimisht...., hahahahahahahaha o ta shkerdheftë krejt Shqipria rracen. Dmth-anë, atentatori-ët që ishin të ngarkuar për të vrarë Tahir trapin, nuk e njifnin, por kishin nji fotografi të Tahirit në xhep dhe qerkullonin nëpër rrugët, kafiqet, çajtoret, dyqanet, restorantet, karburantet dhe pidhin e vajzês sê Ram Berishës nëpër Kosovë, dhe do vrisnin të parin mangup që i perngjante fotos së Tahirit....., hahahahahahaha o rracen ta shkerdhefsha o Maluc Berisha. Maluc shkerdhata, a e din ti, qê siç thotë nji fjalë popullore, "ka shumë gomarë buz-bardhë", pra a e din ti o qelbësirë, qê mbi 1000 Kosovarë, apo 100 turista Shqiptarë që ndodheshin në Kosovë ato ditë per Turizem, i ngjanin, sikur i ngjan ti, apo më shumë, Tahir Zemushit....!!! Si ka mundesi, që ty Maluc karuci, të keshilloj nga maraku miku jot nga Zvicrra, që të bëje kujdes, sepse i ngjaje pak Tahir Zemushit, pra ishe në rrezik dhe "atentatori-ët", që sipas mikut tënd nuk e njifnin Tahirin por qarkullonin me nji foto të vjeter në xhep, nuk vranë 5 a 7 persona të tjerë, që i perngjanin Tahirit, por kanë vrarë Tahirin direkt.....!!!! Maluc kurva, unë i pari dhe gjithë UÇK-ja pastaj, ta shkerdhefshim rracen ty e Sali Shiqere Viçikadolit. ps- hahahahahahahahahahahaha, pa qi nanen Shiqere, paska qênë në rrezik të madh edhe kojshia im, sepse i ngjante shumë Bin-Ladenit në kohën kur Amerika dhe krejt sherbimet sekrete tê botës e ndiqnin për t'ja sghkerdhyer rracën. hou bre, paj pa qi nanen Shiqere, paska shpetuar per nji t'qime të pidhit të Shiqeres.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      E cka po kercen ti si zorra ne prush, ore idiot?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arsimtari

        Nuk do te doja te lexoj kurre komente te ketilla:banale,te papranueshme dhe te paakuptueshme! Mallkuar qofshin urdherdhenesit dhe ekzekutoret e ketij atentati!

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fieraku

        kush e Vrau Tahir Zemen ??Dhe pse??E di qe ka ber Betejen e Llaushes sikur se me tha nje Shoke Shqipe nga Kosova Shqipetare...??

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bac

          Spiune serbi si Mali (qe u mbars e polli nje mi) dhe personazhi

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gurbeti

          O bo bo Mali,ka marrë të shkruaj.Mal Berisha një bashkëpuntor nga më të zellshmit e Serbis.Atë e dimë të gjethë ne që e njohim.Po ky mali nuk din të shkruaj kështu,sigurisht ja ka shkruajtë J.Buxhovi.Po Tema( bota sot)pse bënë këso provokimesh?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje