Arratisja në Marsejë, Pierin Noga: E dinte vetëm Ilir Daja! Faruk Sejdini u tregua burrë

28 Tetor 2022, 10:50Dossier TEMA

Arratisja në Marsejë, Pierin Noga: E dinte vetëm Ilir Daja! Faruk

Nga Uvil Zajmi

Rrëfimi i Pjerin Nogës për arratisjen është kaq i detajuar, saqë të duket si një film i denjë për “Hollywood”. Madje, me humor përmend se ishte frymëzuar nga historia e librit të famshëm “Konti i Monte Kristos” para se të merrte vendimin ekstrem. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, ai tregon se si ia pushuan prindërit nga puna dhe presionin që i bënë pas kthimit në Tiranë shokut të dhomës, Ilir Dajës, që sot është një nga trajnerët më në zë të trojeve shqiptare.

Pjerin, pyetjen e parë e kam pak ndryshe: Çfarë do të ishte bërë Noga, nëse jo futbollist?

Ka qenë im atë, ai që më mungon më shumë se kushdo tjetër sot, që më shtynte të luaja futboll. Si ish-notar i Vllaznisë, tifoz i këtij klubi, ndonëse me profesion agronom, ngulte këmbë që unë të luaja futboll. Isha djalë i vetëm, mua më pëlqente arti më shumë se sporti, doja të bëja shkollë arti. Por edhe një arkitekt shumë i mirë apo një shahist. Shahun e luaj me kënaqësi gjithë ditën.

Pjerin, flasim pak për sfidën marsejeze, cila ishte atmosfera?

Një qytet me një ngjarje dhe me një detaj që më lidhte me adoleshencën. Në një kështjellë “Ifi”, edhe sot e kujtoj këtë emër, që ndodhet në një ishull të vogël, përballë gjirit të Marsejës, patën burgosur Edmod Dantesin. Shikoja detin, kërkoja të gjeja ishullin, duke fantazuar më pas arratisjen e tij, një histori shumë tërheqëse, që e kemi lexuar te libri i famshëm “Konti i Monte Kristos” i Dumasë. Më pas e kemi parë gjithashtu edhe në film. Një ditë më parë bëmë stërvitjen njohëse në stadium. Takimi u luajt në mbrëmje, kishte shumë emigrantë. Isha i qetë dhe gjatë ndeshjes nuk kam reflektuar asnjë moment pasigurie, hutimi, madje kam qenë shumë normal, asnjë emocion. Kujtoj kur Uodëll më tha: “Të mbaj mend nga ndeshja në Uembli” dhe qeshi. Edhe unë gjithashtu iu përgjigja. Pas takimit u kthyem vonë në hotel. Në dhomë kam qenë me Ilir Dajën.

E kishit menduar tjetër herë largimin?

Mendimin për të ikur e kam pasur që në Ballkaniadën në Turqi më 1981-shin me Kombëtaren e të rinjve, ku isha edhe kapiten. Ndonëse 17-vjeçarë, bisedoja me Demollarin, pasi kuptonim gënjeshtrat e këtushme. Pra, ishte e sigurt që një ditë do të largohesha. Por sigurisht frika dhe zhurma që u bë pas arratisjes së L. Bërshënit e A. Hoxhës u bënë shembull i ashpër që të mos largoheshin futbollistët e tjerë. Duhej të mendoheshe dy herë nëse do të merrje një vendim të tillë.

E dinte njeri tjetër planin?

Në dhomë isha me Ilir Dajën, siç ju thashë. Planin e kisha bërë që në Tiranë, të cilën ia kisha treguar Ilirit para nisjes, askujt tjetër. As familjes nuk i kisha thënë, vetëm diçka mamasë. Largimin do ta bëja jo duke ikur fshehurazi pas mesnate nga hoteli, kur lojtarët qëndronin në dhomat e tyre, por kur të ishim në aeroport, në kthim. Dhe ashtu veprova. Ajo që më shtynte, përveç mendimit personal, ishte se 2 muaj përpara, ikën ata të ambasadave dhe kur pashë që nuk i bënë gjë, mendova se edhe unë nuk do të kisha pasoja, në veçanti familja. Por me mua ndodhi e kundërta.

Orët e fundit me skuadrën dhe nisja për në aeroport. Çfarë ndodhi saktësisht?

Atë natë, pak orë na kishin mbetur, pasi nisja do të bëhej herët. Hipëm në autobus, morëm rrugën drejt aeroportit. Isha ulur qëllimisht në fund dhe me Dajën shkëmbeja ndonjë fjalë. Bluzën time me numrin 5 ia kisha dhënë atij ta dorëzonte. Klubi i Marsejës, duke parë mungesat tona kryesisht në materiale sportive, na dhuroi uniforma, të cilat do t’i sillnin kur të vinin në Tiranë. Për këtë arsye, me ne në autobus ishte edhe një përfaqësues i tyre, që na pyeste për masat trupore, numrin e këpucëve, etj. Kur m’u afrua, unë nuk tregova interes, i fola diçka në anglisht me zë të ulët, duke bërë kujdes. Vetëm Demollari që ishte para meje, ktheu kokën dhe më pa. Kisha mendje tjetër, shumë gjëra nuk më hynin në sy, më priste një vendimmarrje jo e lehtë dhe isha jashtë nga çdo mendim. Isha 27 vjeç, isha i bindur për atë që po bëja. Ka qenë mëngjes, e enjte, 20 shtator 1990.

Thatë se fanellën tuaj e mori Daja për ta dorëzuar…

Edhe ajo u bë problem. Kur u thyhen në Tiranë dhe Daja e dorëzoi në klub, u mblodhën, duke e provokuar dhe duke e akuzuar, “pse ta dha ty, pra ti e ke ditur që ai do të ikte. Pse nuk na ke treguar”, etj., etj. Këto m’i ka treguar Daja vite më vonë. Një qëndrim shumë korrekt e njerëzor ka mbajtur edhe Faruk Sejdini, zv/ trajneri, që edhe kur e pyetën për jetën time personale, ai foli me shumë burrëri, pa dhënë asnjë informacion të tepërt.

24 Komente

  1. M
    Mati

    E more Pjerin. Te mbajme mend per djale te mire, kur luajte ca kohe me burrelin. Po “arratisja “ jote nuk eshte gje per tu treguar. Pas ambassadave u arratis gjith shqiperia.

    1. M
      Mal Cori

      Po ça thua o Pjerin Noga !!!??? .............. U arratise dy muaj pasi shteti i nisi me anije dhe avionë ata që hynë në ambasada............................................... - Po në atë kohë se kishte njeri mëndjen se çfarë bëje ti........................ E di çfarë i thanë Ilir Dajës ?................... - Po ti idjot, e dije që do të ikte, dhe nuk ike dhe ti........Po në atë kohë kush ikte jashtë shtetit, nuk kthehej më, sepse gjithë shqiptarët ju ishin drejtuar anijeve.......

      1. F
        Florida USA

        Ore ne duket mua apo keni rrjedhur pothuaj ju te gjithe ne Shqiperi.Se kam nja 28 vjet qe kam ikur.Si ata qe tregojne si ata qe i shkruajne dhe ata qe botojne.Gomarlliqet po shkojne progresivisht….

      2. I
        Iso

        Epo na rruash ko …et ! Qenke “arratisur” pas ndodhise se ambasadave,doli dhe nje familje e “persekutuar”!!!! vota per foltoren se edhe sali vuku ka qene i persekutuar sepse sheqeren ja ka shtype vuku dhe doli ne jete karaxhici i vogel.

        1. S
          Sa për kulturë

          Kjo histori nuk ka ndonjë vlerë, sepse të largoheshe në shtator të vitit 1990 siç bëri Pjerini (shumë mirë e bëri) nuk kërkonte ndonjë trimëri por thjesht të kuptoje se ai sistem ishte në grahmat e fundit dhe që Pjerini e kishte kuptuar shumë mirë këtë.

          1. e
            e-mail anonim "VFLP" nga Amerika

            Korigjojeni shpejt qe ti sherbeje ca aktualitetit - Pjerini duhet te kete thene patjeter " E dinte Ilir META"!

            1. A
              Aratisje mbas 1990.. ?

              Bravo i qofte ,me mire vone se sa hic.. Edhe pse kjo lloje Aratisje nuk mund te quhet .Gjithsesi ky ka pasur pake nevoje per vemendje Publike...dhe ja e paska haritur me Aratisjen e dyte ne kete vite me Intervisten qe ka dhene .. Te Aratisur normal quhen ata,Para vitit 1990... Trima qe, rrezikuan gjithcka.Jeten e tyre dhe te Families se tyre..ky qenka Aratisur Si ata qe u futen ne Ambasaden me Date 2. Korrik...qe hynin dhe dilnin simbas qefit... Se perpara 2 Korrikut ose ata te paret fare qe u futen ,,, ata ishin po ata qe duhet TI vleresoje Shoqeria e sotme.. Te tjera Aratisje mbas 90 ishte sikur dililnin per shetitje..

              1. N
                Nici

                Ka harrua ky zotria qe ne France e ka çua Partia e Punes. Me leket e Shqiptarve. Pra nuk ka ba asnje gja te jashte zakonshme. Sinqerisht eshte hera a pare qe e nigjoj kyt emer.

                1. H
                  Hasani

                  Nuk e kuptoje ku do te dale me kete rrefim.Arratisje?Cjane keto pordhe disidenti mor jahu babai i ketij ishte drejtor ne Ministrine eBujqesise dhe ishte zooteknik dhe jo agronom ky del qe nuk ka ditur cfare ka qene i jati sepse thote agronom.Mbase e ngateron Uvili.Kur fillon deliri eshte shume e veshtire humbet karakteri dhe humb shume vlera si person kjo ndodh kur do te mbash me teper se sa je.Pse o njeri cte pickoi ji vetvetja kush ta kerkoje te dukesh nj don kishot ne miniature.Cudi ne kete vend te gjithe kane qene disidenta histori tamam leshi.

                  1. D
                    Dinamovit

                    Me trap se ky Pjerini je ti o Ylvi qe shkruan per kete trap

                    1. P
                      POLI

                      PO ULVIU PSE NUK IKU ?

                      1. P
                        PER ATA QE NUK E DINE

                        Ulviu e kishte bo plan te ikte me Farukun se edhe ky ka qene disident i madh prandaj luante me DINAMON dhe isht shok i ngushte me SAIMIR DAUTIN djalin e KADRI AZBIUT .

                        1. ¿?

                          Ti qe dukesh se di shume, ditke lesh. Saimir Dauti nuk ka pasur te beje me Kadri Hazbiun or debil pordhac mendjemadh. Saimir Dauti eshte ai qe i therrisnim "Sallakja". Djali i Kadriut ishte Gon Dauti (ose Agron Dauti). Ik e laj shalet nga muti ti qe kujton se di shume, se ka te tjere qe dine me shume se ty. Idiot.

                        2. P
                          PER ATA QE NUK E DINE

                          Ulviu e kishte bo plan te ikte me Farukun se edhe ky ka qene disident i madh prandaj luante me DINAMON dhe isht shok i ngushte me SAIMIR DAUTIN djalin e KADRI AZBIUT .

                          1. H
                            Hej Zot na ruj ment e kokes....

                            Kto paskan "pjerdh" te dy.....o mjerim...hahahahahaha......

                            1. P
                              PER ATA QE NUK E DINE

                              Ti more pikpyetje ke lozur me DINAMON . E sot po kuptojme se kush luajti me DINAMON qofte edhe ata qe DINAMO merrte si performance paskan qene 1200 - ca dhe bashke me ta edhe tifozet qe paska patur DINAMO .

                              1. P
                                PER ATA QE NUK E DINE

                                Ti more pikpyetje ke lozur me DINAMON . E sot po kuptojme se kush luajti me DINAMON qofte edhe ata qe DINAMO merrte si performance paskan qene 1200 - ca dhe bashke me ta edhe tifozet qe paska patur DINAMO .

                                1. ¿?

                                  Te erdhi hidhur o shkerdhate qe "di shume dhe u jep mend atyre qe nuk dine" dole bosh, dhe nuk di cfare te thuash tashti. E mira e do qe kur nuk merr vesh mos ha mut kot. Ate punen e 1200 a ku di une tjeter fute ne bythe se e ke gabim edhe ate. Dinamo ishte klub sportiv si te tjeret dhe po, une kam qene tifoz i Dinamos prandaj i di me mire se ty keto gjera o pordhac. Mos u kap kot mbas fijes se kashtes, pranoje qe ia fute kot qepare dhe kaq. Idiot!

                                2. 1
                                  19

                                  Ambasadat i ka hap nje shofer me autobuz me duket kombinatc .dhe ka qen data 14 qershor por ky djali sdo dali siduket dhe te mburet si ju sikur ca keni ber .ai po me autobuz dhe bravo i qofte .

                                  1. S
                                    Selua

                                    Ka qenë Bujar Aliko, i biri i Ymerit dhe Zojes, vëllai i Kujtimit ai kombinatsi, me autobuzin Fizarmonik të linjës së Kombinatit të Autotraktorave, dhe ka hy në Ambasadën Greke

                                  2. K
                                    Komshiu, emigrant

                                    Po more Uvil po, pash zotin ceshte ky artikull leshi, ske faj kjo tregon qe dhe mosha ben te veten, po behesh bajat me thone te verteten. Po na tregon tani a thua se car trimerie ka bere ky ne ..90, avash njecik trima ishin ata ne kohen kur CECUA( enveri), kishte bicak e i bente synet lart e posht

                                    1. s
                                      santo

                                      Ky zoteria ben mire te mbaj pergjegjesi per motren qe e ka tetraplegjike dhe eshte e vetme ne Tirane.Te dy prinderit nuk rrojne dhe ajo eshte fillikat ky vjen i kerkon Uvili nje nder per te treguar atje ku eshte se ka nje histori si rebel kunder komunizmit pordhe firauni.

                                      1. S
                                        Santo

                                        Pse keni hequr komentin tim?

                                        Lini një Përgjigje