Dëshmia: Pasi e torturuan në burgun e Kalasë së Gjirokastrës, babanë e dënuan me vdekje dhe kur unë me motrën shkuam për ta takuar...

26 Tetor 2022, 22:40Dossier TEMA

Dëshmia: Pasi e torturuan në burgun e Kalasë së

Arjan Puto lindi në qytetin e Gjirokastrës, më 5 korrik 1935. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Korçë, ku familja e tij u shpërngul mbas pushkatimit të babait, Hazbi Puto, në vitin 1947, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve”, pasi u mbajt për disa muaj nën tortura në Burgun e Kalasë së Gjirokastrës. Si djalë i një të pushkatuari, atij iu ndalua e drejta për të vazhduar studimet e larta dhe vetëm në në vitin 1960, ai vazhdoi Fakultetin e Shkencave të Natyrës (dega Biologji) pa shkëputje nga puna. Pas kësaj, për afro 30 vjet punoi si korrektor letrar i teksteve shkollore në Stabilimentin “Mihal Duri” në Tiranë. Pas përmbysjes së komunizmit në fillimin e viteve ’90-të, ai ka botuar shumë artikuj dhe tregime në shtypin e kohës. Shkrimi që kemi përzgjedhur për botim, bën fjalë mbi arrestimin dhe pushkatimin e babait të tij, Hazbi Puto, në Burgun e Kalasë së Gjirokastrës në vitin 1947.

Nga Arjan Puto

TAKIMI PARA PUSHKATIMIT

E mërkurë 11 qershor 1947. Një oficer i Degës së Brendshme ia behu te porta e shtëpisë. U tmerruam, por edhe shpresuam: mos vallë erdhi përgjigjja, për falje jete babait?! Jo, ai kërkoi një nga pjesëtarët e familjes, të shkonte me të. Më takoi mua, (atëherë 12 vjeç), të eci pas tij.

Babai jetonte orët e agonisë së tmerrshme, në qelinë e vdekjes. Ai priste zbatimin e vendimit, dhënë një muaj më parë.

Ngjitëm shkallët e gurta dhe më në fund, arritëm në një si ndarje dhome ku rrinte oficeri i rojës. Pas pak, nga një korridor i ngushtë, tepër i errët, shtyhej drejt meje një qenie e shfytyruar. Shtanga! Ky ishte babai im, Hazbi Puto, dënuar me vdekje, nga një “gjyq populli”, i akuzuar si agjent i anglo-amerikanëve.

Një vit tortura, i kishin ndërruar atij formë e ngjyrë. Në pjesët e dukshme të trupit, pashë gjurmë e shenja plagësh. Para syve më dolën përsëri ndërresat e gjakosura që merrnin çdo të shtunë. Në këmbë, në vend të këpucëve, mbante një palë nallane.

Në atë mjedis rrëqethës, tepër të frikshëm, ai gjeti kohë e më pyeti për të gjithë. Pa guxuar ta shoh drejt fytyrën e tij të përlotur e buzëshkrumb, me kokë mbështetur në gjoksin e tij, i’u përgjigja pyetjeve me gjysma fjalësh.

Për një çast e munda veten e i thashë: “Do të vish në shtëpi, mes nesh, nuk ke asnjë faj, ne kemi bërë lutje…”! Përgjigja ishte goditëse për mua: “Jo, nuk do t’ju shoh më…” dhe lotët e shpirtit të lënduar lagën shpejt kokën time.

Pas 5-7 minutash, papritur, takimin tonë fjalë pak e lot shumë, të dhimbshëm e të përmallshëm, e ndërpreu oficeri i pranishëm. Krahët e tij më shkëputën me forcë nga trupi i sfilitur i babait.

Koha harron e mjegullon shumë fatkeqësi, por jo ato që vrasin shpirtin e mendjen e një fëmije.

Duke zbritur shkallët e gurta të kalasë, u përballa me shefin e Degës së Brendshme (shefin e torturave). I’u shmanga asaj fytyre të urryer, por nuk munda. Daljen time ai e ndoqi me sy. Në rrugë eca si munda e ku munda dhe i përlotur arrita në shtëpi. I tronditur dhe i përmalluar, jetoja ende me përqafimet, me erën e trupit të tij dhe mbi të gjitha, me atë skenë vrasjeje shpirti që jetova.

Agimin e së nesërmes e prita në dritare. Diku, nga pullazi i shtëpisë, dëgjova zërin vajtimtar të qyqes. Nga ato që kisha dëgjuar për këtë shpend ndjellëkeqës, më shkonin nëpër mend lloj-lloj mendimesh. Si ra mirë dita, bashkë me motrën, morëm rrugën e Burgut të Kalasë. Ajo mbante në duar një enë të vogël me qumësht, ndërsa unë paketat e cigareve.

Si arritëm, oficeri i rojës me një buzëqeshje cinike, na tha: “Ç’kërkoni? Babai juaj s’është më këtu”. Filluam të përlotemi dhe të hutuar u kthyem mbrapsht. Këmbët na çuan përsëri në shtëpi. U mbylla në një dhomë e rashë përmbys në shtrat. Qava i heshtur deri sa ndjeva, që jastëku ish bërë për t’u shtrydhur nga lotët.

Afër drekës, një i afërt i familjes, i thyer në moshë, na erdhi në shtëpi. Përqafoi gjyshen, nënën tonë ende të re, e pastaj me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes sonë të madhe patriarkale. Ai, duke iu marrë goja, shqiptoi atë lajm të kobshëm; babai nuk jetonte më, e kishin pushkatuar mbrëmë…!

Filluan vajet e të qarat. Çatia jonë mblodhi atë ditë dhimbjet e nënës, që mbeti pa djalë, të gruas pa burrë e të fëmijëve, ende të parritur, pa baba. Frika u kish hyrë njerëzve në palcë e ngurronin të vinin për ngushëllim njëherazi.

Në raste të tilla vdekjesh, Enveri (emër tmerri) prishi dhe zakonet tradicionale të popullit. Lufta e klasave, që i ngjante një persekucioni të egër racial, depërtonte si murtajë nga jeta personale, në atë familjare e pastaj më gjerë në rrethin farefisnor.

Kërkesës familjare për ulje dënimi, xhelati Enver i’u përgjigj, me zbatimin e tij: pesë-gjashtë orë pas atij takimi tragjik, babanë e pushkatuan. Vesa e mëngjesit që gdhiu, u përzje me gjakun e një njeriu të pafajshëm.

Tani lind pyetja: a kishte qëllim human takimi me babanë? Jo. Qëllimi ishte i qartë: bashkë me zhdukjen fizike të prindit, vritej moralisht e shpirtërisht, për gjithë jetën, edhe fëmija.

Njerëzit i kujtojnë ditët e fëmijërisë, si ditët e lumturisë më të madhe, si ditët më magjepsëse… por mua, si qindra e mijëra fëmijëve të tjerë, që jetuan në ferrin komunist enverian, na u mohua kjo e drejtë e natyrshme.

U rrita si u rrita, krijova edhe familje, por gëzimet e jetës nuk i shijova. Barta me vete në mendje dhe në shpirt, atë kujtim të tej dhimbshëm, takimin me babanë para pushkatimit. Edhe paketat e cigareve u ruajtën për shumë kohë, si dëshmi e kërkesës së tij të fundit.

Sot hodha në letër këtë ngjarje kaq të dhimbshme.

Tani pyes: pse e torturuan dhe pastaj e pushkatuan babanë tonë, krejt të pafajshëm? I vetmi “faj” i tij ishte nënshtetësia amerikane dhe punësimi në UNRRA, organizatën e OKB-së, që ndihmonte shtetet e shkatërruara mbas Luftës së Dytë Botërore. Memorie.al

12 Komente

  1. A
    Aldo

    Shenjti dhe djalli jetojne perjetesisht se bashku, ne cdo kohe e vend. Per ti vene njerezit ne prove. Yt ate eshte me siguri ne parajse, ju pret ndersa diktatori perjetesisht ne ferr u djegte.

    1. S
      Shmil Pollogasi

      Aldo i nderruar, zotëri Puto zemërsfilituri e shpirtëpërvluari ! Jetonim këndej gardhit (sic i thonim kufirit shqiptar -shqiptar) dhe i pandehnim shkiet ortodoksë si qenie të pashpirtë... Më në fund, kur patëm mundësi të kuptojmë realitetin, turpërohem pse i pandehja shkiet për "katilë" kur brenda nesh paskëshim me mijëra përbindësha. Lexoni shpirtin e djemve, nipërve, stërnipërve të xhelatëve të djeshëm - sot, kur debatojnë e na servirin "kohën" e regjimin e halerat. Tmerri është produkti i shpirtëkateranëve, rrethanat janë ena e bërë nga shpirtmutat Shqiptarë të mallkuar, shqiptarë DERRA dhe SOKRATË. Të ngushëlloj vëllau Arjan për gjithë ato vuajtje, nëse ngushëllimi ka ndonjë kuptim (po të kishte parajsë e fer më fer se feri në botë.

    2. K
      Komunista dhe terrorista jane një.

      Komunista, dhe islamiket nuke kane as një lloje ndjenje njerzore. Ky shkrim dhe tregim na tregone se sa shume Envera Ka pase Shqiprija dhe sa shume Ka edhe sote e kësaje dite. Se pse për të quare një femi në qelit e ati burg për të pare Babi e vet një dite para pushkatimit dhe në ate gjendje nuke e ka dhëne Enver Terroristi por shefi i asaje dege. Tani na qeverisin kopilat e Enverit si Sali Gerdeci, ilir spiun dhe Ed Rame Turk hajduti.

      1. R
        Realisti

        Nje shkrim që të këput shpirtin. Por një gjë mësuam pas kaq shumë vitesh. Enveri nuk e bëri diktaturën vetëm. Ne jemi një komb me ligësi të thellë dhe gjithmonë e kemi shitur tjetrin për rehatinë e vetes. Njerëz I shërbyen Enverit natë e ditë duke e parë shumë mirë që njerëzit vriteshin pa gjyq por prapë mbyllën sytë duke thënë larg bythës sime. Sa keq!!

        1. H
          Himarioti

          Mirë ke bërë që ke shkruar, vazhdo shkruaj, të duhen ty. Të gjithë të pushkatuarët dhe të denuarët politikë në kohën e diktaturës, paskan qën të pafajshëm. Atëherë, pse kërkoni statusin e të persekutuarit dhe dëmshpërbilim? Pse na hiqeni demokrat?

          1. S
            Shmil Pollogasi

            TI, SHEFI SHPIRTËROR i TORTURAVE e TORTURIMIT të shqiptarëve, TI surroshqiptari shpirtlig. Kënaqu o derr me vuajtjet tona !

          2. B
            Buda

            Nje shkrim qe demaskon me fakte tronditese nje nga qindra krimet e diktatorit stalinist Enver Hoxha.

            1. k
              katarakti

              Krimineli sadist Enver Hoxha. E di që jemi në demokraci, por ai meriton t'ia mbledhin kockat dhe t'ia hedhin në lumë, ku të mos i gjenden më. Sadist dhe terrorist. Nuk vrau vetëm "armiqtë", por pothuajse edhe të gjithë shokët e tij. E filloi që në kohën e luftës me Anastas Lulon, Qemal Stafën dhe të tjerë dhe vazhdoi deri në vitet e fundit të jetës. Vetëm vdekja e ndali që të mos hante më koka të tjera. I persekutonte njerëzit edhe për një fjalë goje. Mallkuar qoftë në jetë të jetëve.

              1. S
                Shmil Pollogasi

                katarakti...jo në lum, ndotet e helmohet ambienti, por në haletë e dikurshme të ngopen me mut...

              2. K
                Kan arsyje ti mbaj mend mire ato dite si dhe fjal

                Ne fillimin e pranveres 1997 ne fshatin Bozhigrad u arestua Zija Laci . Spiunit "1200 lekesh" PP teksa shihte me endje nga prapa dritares te birin e Zjajt qe ecte neper rruget plot balte te fshatit per te gjetur tek ndonje zyre shkakun e arestimit te babait te tij per agjitacion dhe propogande , ketij shpirtligu-spiun i shpetuan fjalet : He , le ti thote Zjaj perseri tim kusheriri qe punon ne Ministri te Puneve te Brendshme dhe qe ka ardhur ne fshat per nje vizite familjare : Hemo K c'kemi ?! Keto fjale per spiunin do te nenkuptoheshin sikur Zjaj te thoshte : E, e shikon se c'fare kemi ! ---------------------- Une mendoj se ne kohen e Socializmit-Enverian nje shumice njerezish ishin te prirur per ti bere te keqen tjetrit deri ne eleminim te jetes , prandaj dhe Enveri luante lirshem me te gjithe ata servile-spiune por dhe me neve te tjeret punetore qe punonim edhe per 1200 lekshin e ketyre spiuneve .

                1. S
                  Shmili

                  E vërtetë, e vërtetë

                2. p
                  per tru bunkeret

                  Çfare mendojne tru pjerllurit , tru shperlaret te tipit Moisi goleshi qe fatkeqesisht ka edhe shume shoke te tjere ish oficera e ish sigurimsa ....per gjakatarin shqipetare kjofte largu Enver Halja i mallkuar ne breza .....

                  Lini një Përgjigje