Dëshmia e rrallë e regjisorit të njohur: Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu profesorit të Fizikës, lejonte në orën e mësimit vajza me minifunde

26 Mars 2023, 09:38Dossier TEMA

Dëshmia e rrallë e regjisorit të njohur: Kur plasën

Nëse ndiqje modën, shihje kanale të huaja televizive, mund të përfundoje “gazi i botës”, nëpër sheshe publike, në qendrat e qyteteve, ku ishin tabelat e Emulacionit Socialist. Ka qenë një nga format e kohës, të kritikoje në mënyrë puplike një person, një individ, një familjar, një nxënës, pedagog, mjek, deri edhe një kolektiv. E para ishte me bodecin, pastaj me fletë-rrufetë deri me gazeta e murit. Por, cili ishte ndryshimi midis bodecit e fletërrufeve dhe si e kujton Bujar Kapexhiu, artisti i njohur shumëdimensional, atë proces sa kurioz. aq kërcënues, ngacmues, i rrezikshëm e me pasoja për individin.

Z. Kapexhiu, çfarë kuptimi ka bodeci?

Kur në majë të hostenit, kështu quhet një shkop i gjatë, ku vendoset një thumb hekuri, që përdoret për të ngarë qetë, ose kuajt. Aplikohet edhe për thënie figurative, si p.sh.: e shpoi me bodec, kur e thumbon tjetrin, ose në rastet për të nxitur e shtyrë dikë që, nuk lëviz për të kryer një punë.

Ju si artist, në veçanti i karikaturës, si e kujton “Bodecin”?

Më pëlqente, e kisha me qejf se më tërhiqnin, më argëtonin karikaturat e Bodecit, pasi çdo person që e kritikonin, e bënin edhe karikaturë. Në mjaft raste, ajo shoqërohet edhe më një koment thumbues, pak humor…!


Një nga epitetet negative që përdorej shumë asokohe ishte “gagarel”, ç’kuptim ka?

Bëhej fjalë për ata djem që visheshin në mënyrë moderne, flokët me brilantinë, pantallonat e ngushta tub e, këpucët me majë. Çdo të hënë, shihje në stendën e Bodecit këta tipa të Tiranës, ilustruar me karikaturë. Kujtoj edhe disa vargje shoqëruese: “Gagareli trup batalli / gagareli karnavali / me tre okë brilantinë / lyen flokët për shkëlqim”.

Po një femër, dilte në bodec?

Sigurisht, bodeci nuk bënte dallim. Vajzat, gratë që ndiqnin modën, edhe ato ishin protagoniste, që pasi “evidentoheshin” për tendencat, i nxirrnin në bodec.

Më thatë, edhe qejflinjtë e këpucëve me majë, ishin në majën e bodecit?

Ata ishin të jashtëzakonshëm. Midis tyre ishte një garë, kush i kishte këpucët më majën më të gjatë. Këpucët me porosi, apo që i vinin nga jashtë, ishin 2-3 numra më të mëdha nga maja, që më kalimin e kohës, ajo deformohej e ngrihej përpjetë.

Ku ishte stenda e bodecit në Tiranë?

Te “Rruga e Barrikadave”, te reklamat e kinemasë në qendër të tyre, përballë ish-Muzeut të Luftës, me përmasa të mëdha, mbuluar me xham, nuk mund të hiqej dhe një javë qëndronte aty. Karikaturat, i realizonin artistët e kohës, profesionistët e angazhuar edhe në revistën “Hosteni”.

Nga erdhi ai stil kritik?

Nuk mund të them si u gjet ai model, erdhi apo jo nga vendet socialiste apo tipike shqiptare e ideuar nga individë shqiptarë. Nuk e kam ndeshur, dëgjuar edhe më vonë një praktikë të tillë kritike publike. në shtete të tjera, por në Shqipëri, ka qenë intensive deri në mes vitet 1960-’70-të.

Janë vite kur, funksiononte edhe “Gazeta e Murit”…

Kudo në Tiranë e qytete të tjera, aplikohej “Gazeta e Murit”, një tjetër formë kritike qytetare. Në stendat në qytet, ndërmarrjet, trajtoheshin çështje aktualiteti, deri njoftime, krijime letrare, por edhe karikatura të nxënësve, studentëve, njerëzve të ndryshëm, deri edhe kooperativistë etj., që për motive nga më të ndryshmet, ndër to, mosrealizime normash, të planeve etj. Edhe në shkolla, kishte “Gazetë Muri”.

Për çfarë shërbente në shkollë, një e tillë?

Kujtoj se në shkollë të mesme, në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, në vitet ’60-të, unë bëja karikaturat, shkrimtari, në atë kohë profesori i Letërsisë, Gjegj Vlashi, bënte vjershat. Përveç gazetës, funksiononte edhe radiofonia e shkollës. Në pushimin e madh, unë lexoja shkrimet kritike që botoheshin në “Gazetën e Murit”, shoqëruar me vjersha humori. Deri edhe në shtëpi, është përdorur “Gazeta e Murit”?

Si ka mundësi, e vërtetë?

Po, sigurisht, edhe komik ky fakt. Kujtoj një familje intelektuale, me funksione të larta shtetërore, kishin krijuar në shtëpinë e tyre, pra, në apartament, ku banonin “Gazetën e Murit”. Aty familjarët kritikonin njëri-tjetrin, por mos plotësimin e detyrave familjare ditore. Janë kohë, mentalitete, që ndikonin edhe në këtë drejtim.

Por, bodeci ishte dhe mbetej ai kryesori?

Bodeci i Tiranës kishte edhe më “kualitete”, një kryeqytet i tërë që e ndiqte dhe vëmendja ishte më e madhe. Edhe personazhet ishin më publikë, figura karizmatike të kohës. Njerëz që e prisnin me interes, kuriozitet të madh ditën e hënë, sidomos kur aty ishte ekspozuar një njeri i njohur, që kishte shoqëri, miqësi, të madhe. Në Tiranën e atyre viteve, bodeci u kthye në një ritual javor e, të gjithë lajmëronin njëri-tjetrin, për të parë bodecin.

Cilët ishin “personazhe” që dilnin më shpesh në “bodec”?

Në bodec, dilnin “zullumqarët”, hajdutë, keqbërës, grindavecë, por më shumë ata që, reflektonin shije dhe tendenca perëndimore, me veshje ndryshe, model këpucësh, stil modern, një këmishë me ngjyra e lule etj., që nuk pëlqeheshin nga vija politike, organizatat e Bashkimeve Profesionale të Rinisë, Lagjet, Komiteti i Partisë etj. Dhe personi vendosej në bodec, si një model jo i përshtatshëm për shoqërinë, që duhej kritikuar, jo si shembull pozitiv, madje që nuk duhej imituar, por dënuar. “Ja ky i bodecit”, thoshin njerëzit. Një komunikim publik i përjavshëm, që në mjaft raste, shërbente si vend argëtimi.

Ishte karikatura e shoqëruar edhe me vargje me humor?

Krahas karikaturës së personit, ajo shoqërohej edhe me tekst, fjali, vargje humori. Edhe sot, kujtoj personazhet, gjithmonë në qendër të bodecit, midis tyre një mikun tonë, një orëndreqës i traditës, nga më të njohurit, i pakrahasueshëm, i paharruar, unikal për brezat, shumë modern për kohën, por jo për bodecin.

Kur lindën fletë-rrufetë?

Fletë-rrufetë, u shfaqën në fillim të 1967-ës, bashkë me Revolucionin Kulturor Kinez, që u përcoll edhe në Shqipëri. Ato u bënë agresive pas fjalimit të Enver Hoxhës, kundër shfaqjeve të huaja kryesisht, por që prekën artin, sportin, industrinë, kulturën, spitale, institucione, shkolla, universitete, çdo sektor të jetës personale, kolektive, deri edhe sportistë etj., etj.

Cili ishte ndryshimi, midis bodecit dhe fletë-rrufeve?

Së pari në kohë, periudha të ndryshme. Dalja në bodec, ka nisur në fillim të viteve ’50-të dhe filloi të humbiste nga mes vitet ’60-’70-të, kur filluan dhe u shfaqën fletë-rrufetë. Edhe si përmbajtje, formë: Të dyja kishin qëllim kritikën, dënimin publik, por bodeci, kishte vetëm individin, fletë-rrufetë, individin gjithashtu, por edhe kritikën kolektive.

Ishin më të ashpra se bodeci?

Në bodec, personi i dalë shoqërohej edhe me një karikaturë të tij e pak humor, siç tregova. Ndërsa fletë-rrufetë jo, kishin vetëm kritikën. Në raste të veçanta edhe me ndonjë karikaturë. Ndryshe nga bodeci, që nuk kërkonte përgjigje, te fletërrufetë kur njeriu i kritikuar me emër, duhej doemos të përgjigjej në formë autokritike. Edhe bodeci kritikonte me emër personin, por bodeci kishte vetëm një stendë të mbyllur me xham, ndërsa fletë-rrufetë, vendoseshin në stenda të hapura, me thumba, në qendër ose zonat e populluara, posaçërisht për to. Ato ishin të formateve të mëdha e të kontrolluara. Çdo ndërmarrje, institucion, spital, shkollë, kishte stendën e “Emulacionit”, “Vend afishimi për fletë-rrufetë”, “Zëri i Masës” etj., ku mund të vendosej fletë-rrufeja. Nga frika, individi i kritikuar nuk e hiqte, por ka pasur edhe raste sporadike, që edhe e grisnin apo e hiqnin fare.

Ku ka qenë vendet e njohura të fletë-rrufeve në Tiranë?

Në Tiranë, në qendër, përballë hyrjes së Bankës Qendrore, pranë taksive, stacionit të autobusit të Bankë-Kinostudio. Ngjitur me të, ishte një termometër i madh meteorologjik. Një tjetër gjigante, ishte te “21 Dhjetori”, si pikë e rëndësishme e populluar e kryeqytetit, tabela e “Emulacioni Socialist”, ku një hapësire të madhe, zinin fletë-rrufetë. Po kështu, në Laprakë, Kinostudio, Kombinat, Kamëz e, në gjithë qytetet e tjera të vendit. Përdorej kartoni dhe ato përpiloheshin e shkruheshin nga njerëz të ndryshëm, me një shkrim jo të mirë, mungonte ana estetike, një formë primitive…!

Më treguat se ndër të parët e kritikuar, ka qenë një mësues gjimnazi?

Një profesor fizike në një gjimnaz të Tiranës, që lejonte vajzat të shkonin në klasë me minifunde, nëse nuk gaboj. Ai them ka qenë i pari që është kritikuar me fletë-rrufe, se bëri bujë. Kam dëgjuar që jeton dhe ndodhet jashtë Shqipërisë. E goditën rëndë, vetëm për këtë fakt, e mendoni çfarë situate ju krijua në shkollë, familje, lagje, kudo.

Si formulohej një fletë-rrufe?

Në krye të stendës, vendosej fraza shabllon e marrë nga një fjalim i Enver Hoxhës, ku thuhej: “Çdo kush, më germa të mëdha dhe pa frikë, të shkruajë se çfarë mendon ai, për punën dhe për njerëzit…”! Ky citat i “shokut Enver”, ishte taksativ në çdo qendër emulacioni apo stendat e fletë-rrufeve që ndodheshin në çdo qytet të Shqipërisë së asaj kohe. Pastaj, vazhdonte hyrja standarde: “Drejtuar shokut…”!

Dhe kryeradhë: “Përse ju shoku…”, “Ju pyesim juve…”, e në mbyllje: “Presim përgjigje deri më datë…”. Përshëndetje revolucionare, Kolektivi i Ndërmarrjes, Organizata e Rinisë… apo kush e kritikonte. Deri edhe artistë, futbollistë, klube apo persona për tifozllëk të sëmurë në stadium, kanë qenë objekt i kritikave. “Përse ju shoku… shfaqni tifozllëk të sëmurë…”. Dhe në mbyllje: “Një grup tifozësh…”, etj.

 Po përgjigjet ne fletë-rrufeve, si ishin?!

Ajo ishte pjesa më komike. I kritikuari, apo çdo subjekt tjetër, ishte i detyruar të reagonte brenda afatit kohor që e kushtëzonte fletë-rrufeja, madje duke e falënderuar atë. Kujtoj disa fraza: “Përgjigje” dhe poshtë saj: “Unë… pasi lexova materialet e Partisë… e kuptoj gabimin… pranoj kritikat etj., … e dënoj veten time… premtoj se do bëj kthesë dhe nuk do e përsëris më etj.”! Përgjigjja e shkruar me dorë e në karton, vendosej afër fletë-rrufesë. Kur sipas fletë-rrufeistëve, autokritika nuk ishte bindëse, shkëmbimet “Fletë-rrufe – Përgjigje” vijonin pa fund, deri kur sipas tyre, ia kishin arritur qëllimit.

 Keni ndonjë eksperiencë personale?

Jo. Por ajo atmosfera, ai detaj, nuk u ka shpëtuar as artistëve të kohës. Skenaristi Skënder Plasari e ka vendosur te filmi “Kapedani”, kur Xha Beqos, i bënë fletë-rrufe në fshat, duke e kritikuar. Pra, me anë të një fletë-rrufeje, edhe plaku mund të kritikohej. Kishte njerëz që refuzonin të jepnin përgjigje, por e mendonin çfarë pasojash kishte. Ose, kujtoj gjithashtu një fletë-rrufe ku, një burrë kritikohej se bashkëjetonte me dy gra.

Dhe, ai iu përgjigj: “Fletërrufe, moj fletërrufe, ju jap dy t’vjetra, më jepni një t’re”. Pati jehonë të madhe, se nuk ndodhte që dikush, të tallej me fletë-rrufenë, pra me autorët e saj.

Kryesisht, cili ishte fenomeni që goditej më shumë?

Më shumë goditeshin dëmtuesit e pronës socialiste, por edhe lufta ndaj shfaqjeve të huaja, dhe forca për të ndaluar çdo shenjë apo tentativë e, tendencë të tillë. Mbajtja e flokëve të gjata, veshja ekstravagante, pantallonat kauboj, qëndrimet në grupe, deri edhe për antenat e televizorit, kush ndiqte kanalet e dëgjonte radiot e huaja, lexonte libra të huaj, për paraqitje të dobët në mësime, mosrealizime normash, problem pune, mungesa në shkollë, etj., etj., etj.

Janë vitet kur kanë dalë e shpërthyer grupet e rinisë, që të ndalonin në rrugë apo kudo, nëse të shihnin si një modë-ndjekës, veçanërisht në plazh, stadium, por edhe në universitete, ndërmarrje etj. Ishte një proces ku, angazhoheshin mjaft segmente shtetërore, si organizata e masave, duke filluar nga ato të Rinisë, Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, organizata e gruas, ajo e veteranëve të Luftës, deri tek ajo e pionierit./Memorie.al

35 Komente

  1. M
    Moisi Golemi

    Ky Kapexhiu ka qenë vetë një ndër iniciuesit e bodecëve dhe fletë-rrufeve.

    1. A
      Androkliu USA

      Flete rrufet u ndaluan dikur nga viti 1974 sepse u kthyhen ne boomerang kunder politikes se partise,mbasi u ekzagjeruan shume ku individe te caktuar ne emer te kolektivit per arsye personale dhe padrejtesira kritikonin dhe insinuonin drejtoret dhe sekretaret e partive te ndermarjeve apo institucioneve biles deri te komitetet e partive dhe ekzekutiveve te rretheve ne disa raste ne menyre shume diskretituese dhe nga Byroja Politike u konsideruan si tentativa per te goditur partine.Por ka nje gje ,qe flete rrufet e dikurshme sot i ka zevendesuar media e shkruar dhe televizive ku bomdardimi qe i behet publikut nuk ka te krahasuar me ate kohe dhe mire thote Kapexhiu qe flete rrufet dhe bobeci duken qesharake me ca po ndodhe sot.

      1. Z
        Zagali

        Te dhjefsha m'u ne koke o Kapexhi muti.

        1. T
          Tirona

          Te rijnte e sotem duhet ta dijne qe te gjitha karikaturat e bodecit qe botoheshin ne revisten hosteni apo neper reklamat e mureve te qytetit , si dhe kritikat me humor qe i beheshin atyre qe ndiqnin moden perendimore, kanalet e huaj televizive, etj, ne fund te letres shikoje firmen, realizuar dhe punuar nga Bujar Kapexhiu edhe sot e kesaj dite i kom parasysh punimet e ketij pseodisidenti te vendosura ne keta stende reklamash

          1. K
            KAPAKEXHIU

            O Kapexhiu ! O bole kandari ! Ja ku i ke sot me minifunde , pa funde fare dhe pa breke. A je i kenaqur tani ? Po pse s'je i kenaqur o njeri pa dinjitet ? Pse ankohesh ? Kjo0 eshte koha jote, koha e minifundeve, e pafundeve dhe e perfundeve. Po gezohu o idiot se nuk ke shume kohe te gezosh.

          2. S
            Shaqo

            Sa varferi te merresh me Kapexhiun.

            1. G
              Gurabardhi

              Ju të gazetës, e mendoni Kapexhiun "artist shumëdimensional". Po, ai mund të bëjë diçka por, nuk është shumë dimensional. Personaliteti i tij mund të mendohet "shumëdimensional". Ai është servil, hipokrit, gënjeshtar, shpifës, mashtrues, intrigues, unitetpërçarës. Ky mendon se, vetëm ai jeton akoma nga koha e diktaturës dhe, e përshkruian atë sipas fantzazisë së vet. Ky gënjen. Në kohën e diktaturës vërtetë luftohej moda e huaj por, askush nuk u burgos kurrë si ndjekës i modës së huaj. Moda e huaj u luftua por, edhe ajo, nuk u burgos kurrë. Ky Kapexhiu, ka 30 vjet që mundohet të kacavirret në tribunat olitike por, meqënse të gjithë e njohin personalitetin e tij të degjeneruar, askush nuk e afron dhe, as nuk i ofron ndonjë post. Më vjen për të vjllur kur e shikoj dhe dëgjoj. T

              1. A
                Arber

                Te lumte ty, ia the fiks!

                1. A
                  Arber

                  Te lumte ty, ia the fiks!

                2. F
                  Fatmir Lohja

                  Nevitin 1989,meqe fletrrufeve u doli boja,u emertuan budec!?

                  1. M
                    Mendimi im

                    Genjen per shume gjera ky karagjozi Bujar. Citati Enver Hoxhes nuk ishe "çdo kush" por "cilido" dhe ketu fillon dhe baron genjeshtra mes te vertetave qe egzistojne. Ky eshte nje mik i ngushte i kriminelit , dobiçit Sheqeres dhe kokecepit te Çepanit

                    1. sotafi

                      ky i e mencuri qe ju te temes gje e rradhe ne e kemi perjetuar ne durres per here te pare qe ka dale flete rrufeja kur u shemben xhami kisha nga nga nji nxenesee shkolles naim frasheri durres ne vitin 1966 dhe me pas filluan te tjeret MOS beni kete karikaturistin sikur i di te gjitha qe nuk i di sepse ky i ka sherbyer atyre qe sot nuk le fjale pashare

                      1. sotafi

                        ky i e mencuri qe ju te temes gje e rradhe ne e kemi perjetuar ne durres per here te pare qe ka dale flete rrufeja kur u shemben xhami kisha nga nga nji nxenesee shkolles naim frasheri durres ne vitin 1966 dhe me pas filluan te tjeret MOS beni kete karikaturistin sikur i di te gjitha qe nuk i di sepse ky i ka sherbyer atyre qe sot nuk le fjale pashare

                        1. N
                          Na myten

                          Kapexhiu artist i kapur per zhelesh. Ai e di shume mire se kjo menyre kritike me ironi apo tallje s’ka lidhje me lindjen, komunizmin apo Kinen ku njerezit s’mbushnin dot barkun me oriz. Eshte perendimore. Po thote s’e di si erdhi. Komunizmi i ktheu ne instrumente ashtu si ktheu Mao dazibaon.

                          1. t
                            tetovari2

                            Fjala "bodec"është sllavizëm!Pra kjo fjalë është huazuar nga sllavët me siguri që nga koha e sundimit sërb të car Dushanit.Bodec,ka kuptimin shpues,mjet qoftë prej metali ose tjetër që ka maje të mprehtë. Detyrë e akademisë së shkencave të Shqipërisë, nëse nuk është filial i asaj sërbe a greke,por është shqiptare,ti reket punëve që i takojnë.TË NISË PUNËN PËR ZAVENDËSIMIN E FJALËVE E TOPONIMEVE TË HUAJA NGA FJALORI SHQIPTAR. Para disa ditëve në lajme të një televizioni tregoi për suksesin e një kuzhiniereje shqiptare me djathin "mishevina"që prodhohet në malësinë e veriut.Mishevina është pastër fjalë sllave që ka kuptimin "i përzier",pra djath i prodhuar me përzierjen e dy a tre lloje qumështi. Na shqiptarët në Maqedoni e përdorim termin djath i përzier. AKADEMIKË LËVIZNI PAK ATO BYTHË NGA KOLLTUQET KOMODE! MOS E HANI RROGËN HARAM!

                            1. W
                              Www

                              Tetovar, ke të drejtë. Për bodec, ne kemi fjalën hosten (nuk di a është shqip), që ishte dhe titulli i një reviste humoristike. Shqip fare, do ishte shpues, pickues.

                              1. t
                                tetovari2

                                Nuk e kam të qartë dhe unë a është me prejardhje sllave ose shqiptare.Në Maqedoni kishte një revistë humoristike që quhej OSTEN jo HOSTEN! Prandaj kërkova nga akademia të lëvizin pak të meren me punë e probleme që u takon pra mos të marin rrogën qyl!

                                1. I
                                  Ilirjan

                                  Thumbi, ndoshta eshte fjala e duhur por "bodeci"ishte Maja e hostenit. Te gjitha gjuhet ne Ballkan, jane plot me fjale te njera - tjetres. Eshte si te pastrosh nje miell, qe permban grure, miser, theker, elb etj.

                                  1. A
                                    Agron

                                    "Thumbi" ishte revistë humoristike në gjuhën shqipe në Kosovë.

                              2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                Flet- Rufet u përdorën kundër studentëve. Në vitet 70 pantallonat kauboj, minifundet, flokët e gjatë ishin objekt sulmi, nga organizatat e rinisë. Petagogët të largonin nga leksioni dhe provimet,po të ishe me flokë të gjata. Librezën e notave,kur ishe student cilësor , e merrje kur të paraqiteshin i qethur si kinez. Në murin e fakultetit " me gërma të arta" e gjinjve veten. Por ajo që të befasonte ishte se këtë e organizonin komunistët, të cilët në vitet 90 u gëdhinë "demokrat" !!

                                1. D
                                  Deno

                                  Kapexhiu komplet rrote kari si atehere dhe tani qe eshte plak i matufepsur

                                  1. "
                                    "BOHOTINA"

                                    E degjova para pak vitesh se ky kishte qene i persekutuar i atij regjimi. Per kete u bera kurioz dhe e ndoqa kete "shumedimensionalin". Ishte i persekutuar se kishte dale jashte shtetit i fundit prej artisteve, pikerisht ne vitin 1987 !!!!!!!!!!!!!!!! Gjykoni vete per te, per mendjen e tij...

                                    1. K
                                      Kdo

                                      Ikni mor se na cat kaptinen,doni te njollosni me zor ate koh po sdo ja arrini kurr.njerez te felliqur ajo koh ishte mrekulli jo si tani bordello gjith andej.

                                      1. V
                                        VISI

                                        PROFESORI FIZIKES DUHET TI JEPET TITULLI PISHTAR I DEMOKRACIS NA RROSH KARIN QE MERENI ME KETO BUDALLALLEQE

                                        1. T
                                          Tironci

                                          Bujar Kapexhiu ka qen dhe do te jet lepires bythe i xhdo sistemi , e njohim qe kur ka qen i ri shoket e jarit te benin gjemen ne at koh qe sot shiten per te persekutuar , kta vendet e punes i mbanin me kto gjera , ja shiko sot si jargavitet tek PDja mas saliut keshtu u jargavit 40 vjet me partin e punes , dallaverexhi as aktor as piktor nuk esht mar kurr vesh as nje her zanati kti njeriu , sot te ben moral po na tregon si ka qen ne ate sistem , ishte si ishte ai sistem ai ju mbajti te ndershem ju dhe te tera grat , se jemi popull qe marim vesh vetem me dajak , me par ste linin me minifund , sot nuk veshin brek fare me bo me te ra stilokalemi posh bankes shikon posht lloj lloj leshi , robt e degjenerum e kan qef degjenerimin , por ti harron qe idhulli jot vet saliu per flok dhe pantallona kauboj te hiqte nga fakulteti mjeksis ,edhe ti te merje gjak ne vetull ne at koh jari , ju zuzaret mbajtet 50 vjet Enverin dhe sistemin e PPSHs , ju zuzaret shani si zuzar , se ne qe shikonim punen ton as nuk kemi shar dhe as nuk shajm , tek e fundit mendonim qe ai ishte sistemi me i mir ne treg , te ter ishim ne pun pa perjashtim ne shkoll ne kopshe e çerdhe shkolla pa lek spitali falas sherbim ekselont per kohen qe ishim dhe besuam e votuam me bindje , por nuk jemi pushta te shajm sot qe kalit i ran patkojt , kti kali qe ti jari me shoket e tu te "persekutum" e mbanin ne ajer me shuplaka , shiko festat e nje majit jat te ter shqiptar ata qe gezoheshin panvarsisht qe sot kur i pyet as njeri nuk pranon qe ka qen aty se e ter turma sot kan dal te persekutum si ty bujar kapexhiu popull legen pa taban .

                                          1. D
                                            Django

                                            Ky karagjozi Kapexhiu flet idiotizma qe te bejne te qeshesh Ky ka qene nje nga sherbetoret e sistemit dhe ngelet prap po sherbetor ...po sot i Salih shpellarit

                                            1. D
                                              Django

                                              Ky karagjozi Kapexhiu flet idiotizma qe te bejne te qeshesh Ky ka qene nje nga sherbetoret e sistemit dhe ngelet prap po sherbetor ...po sot i Salih shpellarit

                                              1. D
                                                Davidi

                                                Po po, se ato vinin me pantallona, rrinin me pantallona dhe kur vinte ora e fizikes, nderroheshin dhe vishnin minifunde. Pastaj nderroheshin prap.

                                                1. s
                                                  studenti

                                                  Kur isha student tri shokeve te mij Caf B. Nut G.dhe Rrok S ju bene flete rrufe se po luanin futboll me fshirsen e derrases se zeze ne pushimin midis leksioneve.Kjo u konsiderua si cfaqje e padenje dhe ato duheshin te jepnin pergjigje dhe te benin autokritike.Shoket e mij nga shkodra e gjeten zgjidhjen qe t'ja hiqnin flete rrufene. Shkonin ne darke ne fakultet dhe korigjonin emrin e Nutit.Germen N e zevendesonin me M dhe kete e bene disa here deri sa ja hoqen flete rrufene.

                                                  1. W
                                                    Www

                                                    Akoma me këtë spiunin që hiqet sikur ç'është? As kuptimin e fjalës gagarel nuk di ta spjegojë.

                                                    1. I
                                                      Idioti

                                                      Sot eshte 100 here me keqe, ku njerezit perndiqen dhe denigrohen nga anonim ne portale apo nga gazetare qe paguhen te shpifin.. Nese je femer te fusin kameren poshte fundit por dhe ne banjo. Te montojne foto porno e te vendosin gjoba per ndeshmerine. Te jesh biznesmen te versulen si hijena per gjoba ne te kunderten te nxjerri me dashnore dhe te korruptuar.. Te bejne gjyqin publik. Jemi 100 me keqe ne kete sistem nga kjo ane.

                                                      1. P
                                                        Peseho

                                                        Per saktesi,ne Petro Nini, ne vitet e para te funksionimit te kesaj shkolle (u hap ne vitin 1959,duke mbledhur nxenesit e 11 Janarit,shkolles Kosova dhe Vasil Shanto,te stadiumi Dinamo),mesuesi i ditur i letersise ishte Gjergj Zheji (jo Vlashi),si dhe Drita Siliqi.... Gazeta e murit e shkolles plotesohej nga vete nxenesit (ishte gazete e Organizates se Rinise).Bujari bente vec karikaturat, shume te goditura dhe diciturat shkruheshin nga te tjere,shoke klase te tij...

                                                        1. L
                                                          Lugu gjat

                                                          Dhe pse i sbotove me perpikmeri ato ligje ato norma njerezore te asoj kohe, me pa turpesine me te madhe mundohesh ta kethesh ne qesharake ate qe ishte thelbesore per nje shoqeria te shendecme. Karikaturisti pa moral,qe te thuash te verteten duhet te jesh njeri me karakter dhe vyrtyte ku te cilat tek ti mungojne. Je thjesht nje zvaranik.

                                                          1. S
                                                            Spiro qendro musteqemiu

                                                            Burr i omel je Jaro, dakord me ty jom, po tuj qene se ti ngordh per Salen, je ne fund te fundit i cop kari plak!

                                                            1. d
                                                              demo

                                                              Flete Rufete i kujton Kapexhiu ky qe paguhej me ate pune.Xhami,kishe e teqe ,per Zot betohet Sali Berisha qe u vu kazmen ne 67,bashke me Mehmet Elezin dhe Tritan Shehun., per thikat e shpatat e sigurimit flet hetuesi i sigurimit Tozaj,Per persekutimet e djallezite e pushtetit komunist,flet kryehetuesi Qemal Lame,. As kriminelet e GESTAPOS nuk arriten deri ketu.Mbyllen gojen,,U arratisen ne Amerike te Jugut dhe vazhduan jeten me identitet tjeter. Jemi popull i vogel me DJALLEZI te madhe,.

                                                              Lini një Përgjigje

                                                              Blog Tema