Dhjetori i Edi Ramës dhe minutat në Partinë Demokratike; përplasjet me Berishën dhe miqësia me Arben Imamin

11 Dhjetor 2024, 17:43Dossier TEMA
Dhjetori i Edi Ramës dhe minutat në Partinë Demokratike;

“Atë ditë, kur hyra në PD, ose më saktë kur shkova në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim një tjetër pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht regjimi komunist në Shqipëri”.

Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste prej 19 vitesh, ka qënë dikur pjesë e PD-së, të paktën për pak minuta. Në dhjetor të vitit 1990, ai njihej si një prej aktivistëve kryesorë në lëvizjen antiregjim në Institututin e Lartë të Arteve. Rama ishte një prej organizatorëve të lëvizjes së përbërë nga studentë, pedagogë e intelektualë të arteve. Dëshmitarë të kohës janë në një mendje, se kjo lëvizje ka pasur rol të rëndësishëm në frymën antikomuniste që po përgatitej në fund të vitit 1990 në Shqipëri. Por Edi Rama mungoi pikërisht në momentet më të rëndësishme të historisë së rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri.

Siç rrëfen vetë ai, gjendej në Korfuz pikërisht ditët e protestës studentore. Mungesa në zhvillimet e këtyre katër ditëve i kushtoi shumë në rrugën e tij politike. Ju desh një periudhë e gjatë përpjekjesh të mëdha për t’u rikthyer si protagonist i rëndësishëm në elitën politike shqiptare. Ishin pikërisht katër ditët e protestave studentore, që vrullshëm çuan në themelimin e PD-së më 12 dhjetor.

“Kanë qenë katër ditët, që në këndveshtrimin tim kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Partinë Demokratike. E them këtë me bindje, sepse shumëçka do të kishte shkuar ndryshe. Ne ishim shumë të njohur nëpër Tiranë dhe Tirana dinte shumë për ne, flas për Institutin e Arteve. Arben Imami ishte një nga protagonistët e atij procesi të brendshëm në Institutin e Arteve dhe praktikisht personi, që ishte aty ato ditë. Nëse Imami u kthye në figurën e dytë apo të tretë, pasi Grami Pashko dhe Sali Berisha konsideroheshin vëllezërit e përkohshëm siamezë të moment, kjo është, sepse vinte nga Akademia e Arteve dhe ishte shumë i qartë në atë kohë. Dhe nuk është i rastit ai detaj, që sot duket komplet i parëndësishëm, kur në takim me Ramiz Alinë iu drejtua me fjalët : “Zoti President”.

Është hera e parë, që është artikulur fjala “Zoti filani” në jetën shoqërore shqiptare pas 50 vjetësh dhe më besoni, se ishte një moment mjaft i rëndësishëm për mua. Unë nuk u gjenda aty, sepse pas revolucionit rumun pati një farë lëshimi dhe në këtë kuadër filloi të aplikohej dhënia e pasaportave për njerëz që kishin të afërm jashtë vendit. Ne kishim të afërm në Korfuz nga familja e nënës time, shqiptarë të ikur gjatë luftës italo-greke. Morëm pasaportat dhe shkuam bashkë me tim vëlla në periudhën e verës së vitit ‘90. Gjatë qëndrimit atje u vumë në kontakt me Galerinë e Teatrit Bashkiak të qytetit.

Në këto kontakte ramë dakord të organizonim një ekspozitë në mesin e dhjetorit të atij viti dhe në tetë dhjetor unë jam nisur për në Korfuz. i thashë Ardianit (Klosit), që unë nuk mund të rri në Tiranë pasi më duhet të shkoj për ekspozitën. Nuk e pata instiktin, që do të ndodhte diçka pikërisht ato dy tre ditë. Kanë qënë dy tre ditë shumë të rënda për mua, shumë të vështira dhe shumë absurde, sepse bashkë me të tjerë kisha më shumë se një vit që e prisja takimin me Ramiz Alinë”, është shprehur Rama në një intervistë për librin “Pardesytë e Bardha”

Në Partinë Demokratike, Edi Rama mbahet mend për rreth gjysmë ore debat me anëtarët e komisionit nismëtar. Megjithatë, si një prej aktivistëve të rëndësishëm të lëvizjes antikomuniste, Rama ishte zgjedhur nga komisioni nismëtar i PD-së, si një prej personaliteteve të rëndësishme të kohës që do të angazhoheshin në organizimin e partisë në fusha të ndryshme. Ishte caktuar në grupin e punës për çështjet elektorale, por edhe në grupe të tjera pune. Kjo do të thotë, se kishte mjaftueshëm kontribute për t’u renditur në grupin e drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike, por nuk ndodhi kështu.

Në një prej mbledhjeve të këtij forumi të sapoformuar, Edi Rama u shfaq me kundërshti të forta për hapat e parë të PD-së. Kritikat e tij, lidheshin jo vetëm me disa individë të organizuar në krye të kësaj partie, por edhe për mënyrën se si po konceptoheshin lëvizjet politike. Pozicionimi që PD-ja duhej të mbante ndaj presidentit të atëhershëm Ramiz Alia, ishte një pikë e rëndësishme e debatit. Në mbledhjen që drejtohej nga Gramoz Pashko, Edi Rama ka kërkuar, që Ramiz Alia të mos konsiderohej aleat, siç vlerësohej asokohe nga PD-ja dhe studentët, por të shihej prerë dhe qartë, kundërshtar.

Ndër të tjera, Rama ka kërkuar edhe një pozicionim më të qartë lidhur me ish-të përndjekurit politikë. Ai vlerësonte të pakuptimtë situatën kur në Shqipëri kishte mbërritur pluralizmi, por të burgosurit politikë ende nuk ishin liruar. Ai vlerësonte gjithashtu se ish-drejtues të PPSH-së, të organizuar më parë në strukturat e saj drejtuse, duhet të përjashtoheshin nga funksionet drejtuese në PD-së. Kushte të barabarta të PD-së me PPSH-në në fushatë elektorale, ishte një tjetër kërkesë, që sipas Ramës, i duhej bërë pa pushim regjimit.

“Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe arsyeja, lidhet edhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, ose më saktë kur shkova në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD. Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim një tjetër pritshmëri dhe strategji për të ardhmen.

Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht regjimi komunist në Shqipëri. Ky është edhe konflikti që unë pata me atam që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk pata ndonjë dëshirë për t’u përfshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t’u marrë me politikë. Pasi jam larguar atë moment nga PD-ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi bërë një bisedë shumë interesante.

Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonin më parë komunistin që kishin aty, në PD, sepse do t’i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t’i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s’kemi eksperiencë”. Ndërsa unë i thashë, se Sali Berisha është komunisti tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t’ju eleminojë të gjithëve. I kam thënë, se ai do ta bëjë PD-në një vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk flisnin dot kundër Enver Hoxhës”, ka deklaruar Rama.

I pyetur pikërisht për bisedën që ka zhvilluar me Edi Ramën, Arben Imami konfirmon se kishte bërë shumë përpjekje që Rama të mos largohej nga PD-ja. Imami konfirmon gjithashtu, se Rama ishte një ndër miqtë e tij të afërt, por thekson se në kohën kur kishte ndodhur reagimi i Ramës kundër Berishës, ky i fundit ishte konsoliduar si figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike. Pra, ngjarjet kishin marrë rrrjedhën e tyre.

“Disa shokë a miq, kam bërë përpjekje të madhe për t’i afruar në PD. Sigurisht që Rama ka qenë një ndër kolegët e mi. Me Ramën kemi patur lidhje miqësore dhe bashkëpunimi para ‘90. Sigurisht kam bërë përpjekje që ai të afrohej në PD. Jemi duke folur për një moment kur Berisha si drejtues, ishte relativisht i përvijuar. Në datën 15 dhjetor, mbas konstituimit të komisionit nismëtar, bashkë me Preçin u nisëm për në TVSH, mbas ngjarjeve në Elbasan dhe Durrës. Hartuam një deklaratë që në thelb ishte për uljen e gjakrave. Ato provokime i bëntë Sigurimi dhe kjo ishte tërësisht e qartë. Në deklaruam në TVSH, se ne nuk duam ekstremizma dhe nëse ato ndodhin nuk janë vepër e jona. Në atë ndërkohë po zhvillohej mbledhja e parë e komisionit nismëtar të PD-së dhe futet edhe Edi. Më sa di, u mirëprit në mbledhje dhe fare mirë ai mund të bëhej pjesë e komisionit, por ka pasur debate pse nuk e hiqni Ramiz Alinë etj... Në fund ka shkëmbyer fjalë me Pashkon dhe është larguar”, deklaron Imami.

 

Takimi i PD-së me intelektualët, përplasja e dytë Berisha - Rama

Përplasja e dytë Berisha-Rama ka ndodhur në një takim, që PD-ja kishte organizuar me intelektualët e Tiranës në fund të janarit të vitit 1991, në një prej sallave të Bibliotekës Kombëtare. Si mik i Edi Ramës, Arben Imami gjendej ngushtë, pasi nuk i kishte rreshtur përpjekjet për ta përfshirë atë në PD. Por nga ana tjetër, Sali Berisha ishte konsoliduar si figurë qendrore e themeluesve, ndërsa qëndrimet mes tij dhe Edi Ramës, dukeshin të papajtueshme.

“Në atë takim Rama e sulmoi Berishën për një oportunizëm, le të themi të PD-së kundrejt regjimit. Në fakt çdo kriticizëm ishte me vlerë, nuk them të kundërtën. Por duhet sqaruar, se ide e propozime, që çonin në konfrontim tregonin mungesë përgjegjësie. Ndërhyra dhe patëm një debat. Rama e njihte qëndrimin tim për ato rrethana të janar-shkurtit, por nevoja për ndryshimin e tyre duhej peshuar me kushtet e atyre rrethanave. Edhe nëse ishim për një vijë presioni, kurrsesi për konflikt social, kurrsesi për konfliktin. Kemi bërë gjithçka për ta shmangur atë. Kjo është padyshim një ndër meritat e mëdha të themeluesve e të drejtuesve të PD-së, të cilët u përpoqën në çdo rast për të shmangur konfliktin, i cili i kanosej Shqipërisë në çdo çast. Duhet analizuar situata në kontekstin e kohës. Ne kishim presion të madh nga mbështetësit tanë, sikurse edhe pala tjetër kishte presionin e madh të enveristëve. Duhen parë gjërat siç ishin, jo siç do të donim të ishin. E vërteta e asaj mbledhje është se, po, Edi Rama kishte mendimin se Berisha nuk ishte personi i përshtatshëm për të qënë në krye të PD-së”, shprehej Imami.

17 Komente

  1. 1
    1

    Historia e kalimit te Rames nga PD ne PS me kujtoi historine e njerit qe u tha ne fshatin e tij:Do me vishni prift ju apo te vete ne fshatin matane te vishem hoxhe.Keta na udheheqin dhe do na udheheqin per shum vite se ne jemi popull qe themi:Marsh nga ditet tona.Keshtu i thame Zogut,Enverit.Saliut dhe tani Edit.Komplet populli peshtire me nje fjale popull muti.Doni me per belulin?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mrekullite me aqe sa mundesi ka !

      Ho 1 ke te drejte por pake te drejte duhet ti japim dhe njeshit tone z. Edi Rama ! se mbi te gjitha nese te kujtohet qe ne Tiranen e paster qe e mbanin te paster vete qytetaret se nuk hidhshin mbeturina ne rruge dikur ! dhe mbas 90 edhe te pafajshem ata qe erdhen bebin dhe mutin ne cdo cepe te rruges.. normal te pafajshem dhe shume budallejne, se kishin lindur dhe ritur me banjo large shtepise te tyre ne vendelinjden e tyre.... dhe ky z. Edi Rama si qytetare i Tiranes dhe me vizion per te ardhmen te pakten mutin e te gjithve na e pastroi me Organizimin dhe me punet e Qeverise qe ka patur dhe me aqe mudnesi sa ka patur me Arken boshe te Bankes qe e lane ata Spiunet kriminele te PD apo te LSI te dikurshme... hapo si kujton me keto te shkuara.... pastaj pse Bota anembane vjen ne shqiperi dhe kenqaet me ndryshimet qe ka bere z. Edi Rama ! pervece neve si shqiptaret qe vijne si turiste dhe habitemi me ndryshmet rrenjesore qe ka bere Qeveria e z. Edi Rama....sjam Socialist as kame qene dhe as do te jeme, por dreqi ta mri " hakun " nuk duhet tjua hajme me Punet dhe ndryshimet te mrekullirave qe kane bere ....se nese sna denon " Ndergjegjja " na denon Zoti ti hajme hakun dikujt qe vertete ka punuar...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mrekullite me aqe sa mundesi ka !

        Ho 1 ke te drejte por pake te drejte duhet ti japim dhe njeshit tone z. Edi Rama ! se mbi te gjitha nese te kujtohet qe ne Tiranen e paster qe e mbanin te paster vete qytetaret se nuk hidhshin mbeturina ne rruge dikur ! dhe mbas 90 edhe te pafajshem ata qe erdhen bebin dhe mutin ne cdo cepe te rruges.. normal te pafajshem dhe shume budallejne, se kishin lindur dhe ritur me banjo large shtepise te tyre ne vendelinjden e tyre.... dhe ky z. Edi Rama si qytetare i Tiranes dhe me vizion per te ardhmen te pakten mutin e te gjithve na e pastroi me Organizimin dhe me punet e Qeverise qe ka patur dhe me aqe mudnesi sa ka patur me Arken boshe te Bankes qe e lane ata Spiunet kriminele te PD apo te LSI te dikurshme... hapo si kujton me keto te shkuara.... pastaj pse Bota anembane vjen ne shqiperi dhe kenqaet me ndryshimet qe ka bere z. Edi Rama ! pervece neve si shqiptaret qe vijne si turiste dhe habitemi me ndryshmet rrenjesore qe ka bere Qeveria e z. Edi Rama....sjam Socialist as kame qene dhe as do te jeme, por dreqi ta mri " hakun " nuk duhet tjua hajme me Punet dhe ndryshimet te mrekullirave qe kane bere ....se nese sna denon " Ndergjegjja " na denon Zoti ti hajme hakun dikujt qe vertete ka punuar...

        Përgjigjjuni
      2. B
        Berati

        Kurre nje njeri nuk mund te aq para sa te bleje te shkuaren e tij. As Edi palloshi

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Mire e paska patur mendimin ai dhe paska patur te drejte e largpamesi

          Përgjigjjuni
          1. T
            Torino

            Pranojeni pra qe ishte me largpames se te gjithe ju bishtat e Pd-se

            Përgjigjjuni
            1. M
              Makiaveli

              Edi Rama mori PS në per politike po kur kurrë nuk ka qenë i majtë. Duket me Melonin me Orban me Erdogan etj

              Përgjigjjuni
              1. ¿?

                Qe Berisha eshte nje komunist i stazhionuar dhe qe u perdor nga Ramiz Alia per ato qe u perdor, dihet mire. Qe Berishizmi nuk ishte e nuk eshte nje lloj Enverizmi me bluzen te veshme mbrapsht edhe kjo dihet. Eshte e vertete qe pak njerez e kuptuan kete gje qysh ne fillim dhe shume pasues te PD ne fillim nuk e kuptuan qe PD ishte nje krijese e regjimit, ose me mire me thene nje krijese qe edhe pse u ngjiz jashte regjimit, shume shpejt u vu nen kontrollin e tij me perdorimin e shume komunisteve, ose simpatizanteve te tyre ndermejt ketij kontigjenti padyshim me te rendesishmit ishin Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Edvin Rama, vertet mund qe ka qene nder te paktit qe e kuptoi kete shpejt e shpejt, por veprimi i tij per braktisjen e levizjes vetem pse ata qe degjonin "nuk e pordhen" tregon karakterin e piset te atij vete, gje qe e demostron edhe sot, qe konsiston "ose do te behet si dua une, ose s'ka". Me fal, po cfare e dallon ate ne kete pikpamje qofte nga Enver Hoxha, qofte nga Sali Berisha??? Nje njeri me karakter do te kishte qendruar brenda PDse dhe do te kishte luftuar per te idete e tij, pavaresisht nga sakrificat dhe lendimin e sedres. Po ne fund cfare ndodhi, Edvin Rama, u kthye ne politike, tamam atehere kur liria nuk i mungonte me, kjo tregon qe genjen si derr kur thote qe ishte i painteresuar per politiken, por donte vetem lirine. Ai e donte politiken qysh atehere qe c'ke me te, prandaj mos hiqet si prostitute e virgjer tashti. Politika e nxorri jashte dhe ai u kthye atehere ose me mire e kthyen athere kur i duhej "ZOTNISE" se madh, dmth atehere kur Sali Berisha kishte perfunduar ne nje limon te stershtrydhur. Edvin Radha eshte aspkame i mire se te gjithe kapot qe ka njohur qe nga Shqiperia qysh nga egzistenca e vet si shtet, pra qysh nga 1912, qe eshte "It is my way, or Highway". Populli shqiptar ne duar te diktatoreve pordhace psikopate ka lindur, ne duar te dikatoreve pordhace psikopate ka per t;u shuar.

                Përgjigjjuni
                1. ¿?

                  Fjalia e dyte te lexohet: "Qe Berishizmi ishte dhe eshte nje lloj Enverizmi me bluzen te veshme mbrapsht edhe kjo dihet."

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    landi

                    Enverizmit t i haje mutin...se bashku me ty

                    Përgjigjjuni
                2. K
                  Kris

                  Po te ishte vene Rama ne krye te PD revolucioni demokratik do te ishte ndryshe.PS pati fat se e shndroi ne rilindjen e nje grupi te fuqishem qe Po jep me koncension gjithe vendin e kombin

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

                    Arben Imami rezultoi nje antishqiptar i terbuar , as demokrat dhe as i denje per ndonje parti tjeter , njeriu me pa dinjitet qe MERITON TE PESHTYHET NGA TE GJITHE SHQIPTARET , ASHTU SI BALLABAN PASHA ( alias KASTRIOT ISLAMI ) . Na vjen ndohte edhe kur u permendim emrin .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Legena ka plote !

                      Legene thuaj me mire se i shkon per mbare ! njerez qe shein nderin dhe familine ishin keta te PD apo LSI dhe te tjera Parti te vogla si Ai i Dash Shehut qe me nje Berxolle dhe nje dopie Rraki rrushi mbangte gjalle nje Lagje me muhabet ...dhe rroga veahdonte ta merte si Depuetet 333 vite...

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Legena ka plote !

                        Legene thuaj me mire se i shkon per mbare ! njerez qe shein nderin dhe familine ishin keta te PD apo LSI dhe te tjera Parti te vogla si Ai i Dash Shehut qe me nje Berxolle dhe nje dopie Rraki rrushi mbangte gjalle nje Lagje me muhabet ...dhe rroga veahdonte ta merte si Depuetet 333 vite...

                        Përgjigjjuni
                      2. z
                        z. Edi Rama ka bere mrekullira !

                        Jo dashamires i z. Edi Rama por hakun nuk duhet tja hajme.... po si do rinte z. Edi Rama aty kure i madhe dhe i vogel ose shumica e ka njohur shume mire se kush ka qene Penecilina ! sidomos pjesa me e madhe e Qytetareve te Tiranes e kane njohur shume mkire kete krykriminel.... Cfare kerkonte aty nje komunist fanatik kriminle kure me shume vone se dikur kishin frika ,por sote flasin hapur qe Ai ishte i derguarai i Dikatorit Ramiz ! mos te flasim per djegien dhe shitjen e te gjithe shqiperis epo krimet e tjera qe fillojne qe me garancine qe dha per Firmat piramidale etj etj etj 97 , Gerdeci 21 janari , hapja e Depove , ketij krimineli normal duhet ti ishte korrur barri keto 33 vite, dhe jo te ishte ne cdo gazete Teme e perditshme.... por populli frikacak si gjithmone si 50 vjete edhe keto 33 vite...tani ka filluar te tregojne ngaqe penecilinen shume shpejte do ta Arestojne......dhe ne Burg do te ngordhi si mijte e haleve te wc..

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          landi

                          hahaha a mrekullite me te medha ; e ka bere qeverine si shtepi publike

                          Përgjigjjuni
                        2. z
                          z. Edi Rama ka bere mrekullira !

                          Jo dashamires i z. Edi Rama por hakun nuk duhet tja hajme.... po si do rinte z. Edi Rama aty kure i madhe dhe i vogel ose shumica e ka njohur shume mire se kush ka qene Penecilina ! sidomos pjesa me e madhe e Qytetareve te Tiranes e kane njohur shume mkire kete krykriminel.... Cfare kerkonte aty nje komunist fanatik kriminle kure me shume vone se dikur kishin frika ,por sote flasin hapur qe Ai ishte i derguarai i Dikatorit Ramiz ! mos te flasim per djegien dhe shitjen e te gjithe shqiperis epo krimet e tjera qe fillojne qe me garancine qe dha per Firmat piramidale etj etj etj 97 , Gerdeci 21 janari , hapja e Depove , ketij krimineli normal duhet ti ishte korrur barri keto 33 vite, dhe jo te ishte ne cdo gazete Teme e perditshme.... por populli frikacak si gjithmone si 50 vjete edhe keto 33 vite...tani ka filluar te tregojne ngaqe penecilinen shume shpejte do ta Arestojne......dhe ne Burg do te ngordhi si mijte e haleve te wc..

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje