Kur më 1904 u hap një segment i hekurudhës që lidhte kryeqytetin e Sirisë me Medinën në Arabinë Saudite, anëtar i delegacionit osman ishte edhe Eqrem Bej Vlora. Por, ai nuk ishte shqiptari i vetëm. Nga ishulli i Rodosit deri në Damask ai kudo u prit nga funksionarë osmanë me origjinë shqiptare
Nga Enver Robelli
Sulltan Abdylhamiti kishte një ëndërr. Dëshironte ta lidhte Stambollin me Mekën - nëpërmjet hekurudhës. Mes viteve 1901-1908 ai e ndërtoi pjesërisht këtë udhë për t’ua bërë më të lehtë udhëtimin pelegrinëve nga kryeqyteti i Perandorisë Osmane në Mekë, qytetin më të shenjtë të myslimanëve, aty ku u lind Profeti Muhamed. Hekurudha e Hexhazit lidhte Damaskun, kryeqytetin e Sirisë, me Medinën, qytetin tjetër të shenjtë për myslimanët. Në Mekë s’arriti.
Damasku konsiderohet ndër vendbanimet më të hershme të botës. Xhamia e Madhe të Damaskut ose xhamia e obajadëve është një oazë e prehjes, e qetësisë dhe ndër veprat më të rëndësishme arkitektonike, me plane që bazoheshin në bazilikën antike. Hekurudha e Hexhazit fillon në Damask. Ishte dëshirë e Sulltan Abdylhamitit që rruga për tren të ndërtohej vetëm nga myslimanët. Por kjo s’qe e mundur, andaj autoritetet osmane e angazhuan inxhinierin gjerman Heinrich August Meissner (1862-1940). Ai kishte tashmë përvojë pune në Perandorinë Osmane. Mes viteve 1888-1892 Meissner ndërtoi hekurudhën Izmir-Ankara, ndërsa nga 1892 deri më 1894 projektoi hekurudhën nga Selaniku në Manastir.
Pas realizimit të hekurudhës se Hexhazit, Meissner ndërtoi nga 1910 deri më 1914 hekurudhën e famshme nga Konia në Turqinë e sotme deri në Bagdad (në gjermanisht njihet si Bagdadbahn). Meissner, i lindur në Leipzig, studioi në po këtë qytet gjerman ndërtimin e hekurudhave, pastaj mori rrugën drejt Orientit. Për ndërtimin e hekurudhës së Hexhazit u angazhuan mijëra burra, kryesisht ushtarë osmanë. Për shkaqe fetare, Meissner nuk e kishte të lejuar të futej në juglindje të qytetit të Ma’anit në Jordaninë e sotme, andaj aty punuan vetëm inxhinierë myslimanë. Ma’ani është qyteti i fundit i madh para Medinës.
Segmenti Damask-Aman-Ma’an u hap në vitin 1904, ndërsa më 1908 hekurudha arriti në Medinë. Ajo ka më shumë se 1.500 ura dhe kalime, si dhe 96 pika ndalimi në një gjatësi prej 1.308 kilometrash. Pothuajse i gjithë materiali i nevojshëm për hekurudhën (shinat, pragjet, vagonët, lokomotivat me kapacitet të madh për ujë) u sigurua nga Gjermania me propozimin e kryeinxhinierit Meissner. Hekurudha e Hexhazit, e cila pati edhe një rëndësi të madhe ushtarake, iu dorëzua Ministrisë së Luftës të Perandorisë Osmane në vitin 1911.
Segmenti Damask-Aman-Ma’an konsiderohej si ndër më të rëndësishmit, andaj në hapjen e tij mori pjesë edhe një delegacion nga Stambolli, pjesë e të cilit ishte edhe Eqrem Bej Vlora, politikani dhe publicisti i mëvonshëm shqiptar, i njohur sidomos me kujtimet e tij të shkruara në gjuhën gjermane. Në këto kujtime Eqrem Bej Vlora përshkruan gjerësisht udhëtimin e tij nga Stambolli në Damask, më 1904. Pothuaj kudo ku ndalet, delegacioni takon shqiptarë, të cilët ushtronin funksione të ndryshme në administratën e Perandorisë Osmane. Shef i komisionit qeveritar osman ishte Turhan Pasha - një shqiptar. Kur anëtarët e komisionit arritën me anije në ishullin Rodos, atje u takuan me guvernatorin e ishujve të Egjeut, me Abedin Pashë Dinon - edhe ky shqiptar. Kur anija arriti në Portin e Bejrutit, Eqrem Bej Vlora bëhej gati të takonte valiun e Bejrutit, Halil Pashë Alizotin - edhe ky ishte shqiptar. Nga Gjirokastra.
Nga Bejruti komisioni qeveritar vazhdoi udhëtimin me tren drejt Damaskut të Sirisë. Kur treni hyri në stacionin e trenit në Damask, mysafirët u pritën me muzikë e valle. Aty Eqrem Bej Vlorën po e mirëpriste kryekadiu i Sirisë, Nazif Efendi Jusufati - ky ishte shqiptar nga Libohova.
Në një udhëtim tjetër Eqrem Bej Vlora përshkruan se më 1905 arriti në al-Katif të Arabisë së sotme Saudite. Aty ishte selia e nënguvernatorit të provincës al-Hasa, e cila i përkiste Vilajetit të Basrës në Irakun e sotëm. Eqrem Bej Vlora shkruan: “Na çuan menjëherë te nënguvernatori, që për çudinë time na doli shqiptar. Quhej Mahmut Mahir Efendiu dhe ishte nga Berati. Një burrë i shkolluar dhe shumë i ditur”.
Eqrem Bej Vlora nuk i shmanget dot tundimit pa e pyetur nënguvernatorin se çfarë do të bëhet me Shqipërinë kur një ditë do të qeveriset nga gjithë këta njerëz prepotentë, të mësuar vetëm të urdhërojnë dhe drejtojnë? Eqrem Bej Vlora e ka fjalën për shqiptarët që kishin bërë karriera të mëdha në Perandorinë Osmane. Përgjigjja e nënguvernatorit ishte frikësuese: shqiptarët do ta hanë njëri-tjetrin, siç kanë bërë shpesh gjatë historisë.
Në Kuvajt, Eqrem Bej Vlora nuk gjeti ndonjë udhëheqës lokal me origjinë shqiptare, por takoi emirin Mybarek es-Sabah. Ky e priti me shumë nderime, sepse nuk e kishte harruar pritjen që ia kishte bërë në Stamboll veziri i madh, pra kryeministri i Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlora. Natyrisht, edhe ky ishte shqiptar. Udhëtimi i Eqrem Bej Vlorës përfundoi në Karaçi të Pakistanit, prej nga ai u kthye - përmes Aleksandrisë - në Stamboll.
Por nuk qëndroi gjatë këtu. Bashkë me dy motrat e tij të sëmura nga tifoja dhe të shoqëruar nga një infermiere gjermane, mori rrugën drejt rivierës franceze - ata kaluan nëpër Budapest, Vjenë, Salzburg, Merano, Milano, Torino dhe Gjenova dhe arritën në Kanë (Cannes), ku qëndruan tri javë. Në kthim e sipër për në Stamboll vizituan Napolin, Palermon, Taorminan, Katanian (Catania), Athinën dhe Izmirin.
Në Kanë, Eqrem Bej Vlora shkroi veprën e tij të parë politike me titull “Qëllimet dhe e ardhmja e shqiptarëve” (Ziele und Zukunft der Albanesen), të cilën e botoi më vonë me pseudonimin Merke Yeb Arolv në revistën “Österreichische Rundschau” më 1908. Kujtimet e tij, të shkruara në ekzil pas Luftës së Dytë Botërore, janë pa dyshim ndër veprat më me vlerë të një personaliteti të rëndësishëm dhe dëshmitari të ngjarjeve të mëdha historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ishte koha kur Shqiptaret dominonin nga Ballkani ne Bagdat. Koha kur Shqiptaret ishin ambasador, ministra,kryeministra ne gjithe Mesdheun. Mbas 1870 Sllavo-Ruset goditen copetuan trojet Shqiptare. Vazhdon politika Sllavo-Ruse bashke me halet e helenistanit per zhdukjen e Shqiptareve nga BAllkani.
Dominonin se kishin aftesine drejtuese apo shperbleheshin me ofiqe per shkak te sherbimit ndaj Perandorise Osmane?
Kishte edhe te tjere qe i sherbenin Perandorise Osmane, por shqiptaret dominonin per shkak te aftesive te tyre intelektuale dhe zgjuarsise natyrale. Jo me kot turqit i quajne shqiptaret "Arnaut". Ata qe dine gjuhen turke e dine shume mire se cfare do te thote kjo fjale ne ate gjuhe. Sipas shume kolegeve turq qe kam takuar ne shume vende te botes ku kam shkuar per projekte te ndryshme, shqiptaret konsiderohen si rrace superiore.
Në një kohë kur (viti 1904) popujt e Ballkanit kishin shporrur Perandorinë Osmane në mbi 80% të territoreve ballkanike, ishin osmano-shqipëfolësit që vazhdonin të mbështesnin një perandori që po vdiste. Ishin pikërisht kjo farë e keqe, këta kolonë aziatik që pa asnjë ndjenjë identiteti, pa asnjë kujtesë dhe respekt për historinë e Gjergj Kastriotit, pa asnjë mëshirë për kulturën e traditat e popullsive shqipfolëse që ky hero i mbrojti deri në fund të jetës së tij, vazhdonin e luftonin ndaj vëllezërve të tyre për mbijetesën e Perandorisë Osmane dhe të identitetit turko-islam në Ballkan deri në ditët e sotme. Një dhuratë kjo për ëndrrën e sulltan Erdogan që tashmë pretendon hapur jo vetëm Sirinë si territor të Turqisë, por edhe territore ballkanike me popullsi myslimane.
Klimax kari. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?
Klimax-si gjithmone ka shume te paverteta ne ato qe shkruani qe ne me te shumten rrjedhin nga injoranca juaj ne lemin e historise dhe sidomos nga urrejtja qe keni per rracen shqiptare. Me siguri kjo urrejtje vjen nga ndjenja e inferioritetit qe ke ne raport me shqiptaret. Pamvaresisht nga aresyet qe ju shtyjne per te urryer shqiptaret, duhet me te treguar te vertetat historike qe me apo pa dashje nuk i thoni. Kur thoni popujt e Ballkanit, keni parasysh greket, apo neo-greket dhe serbet qe nuk u cliruan nga zgjedha osmane apo turke por nga ndihma qe i dhane fuqite e medha Europiane per interesat e tyre strategjike. Ne rastin e formimit te shtetit Grek, ato qe luftuan per kete arritje ishin ato qe juve urreni, pra shqiptaret. Po te ishte per neo-greket, edhe sot do vazhdonit ti benit temenara baba Erdoganit. Ishin pikerisht shqiptaret orthodokse qe bene dhe udhehoqen rebelimin kunder Portes se Larte dhe me ndihmen e fuqive is Gjermania, Franca e Anglia u be shtet per te paren here ne historine e saj. Vete fakti se Mbreti i pare i Greqise ishte nje gjerman me emrin Otto, djali i monarkut te Bavarise eshte nje argument qe verteton se nga kush u krijua shteti grek. Po keshtu kur flet per "kolone aziatik" kete e keni per veten tuaj, pasi ka me miljona fakte per autotoksine e shqiptareve qe nga antikiteti, po keshtu ka edhe dokumente te panumerta qe flasin per shkembimin e popullsise vendase ne Greqi me ortodokse aziatike, pasardhesi te cileve me siguri jeni edhe juve. Sa i perket Gjergjit tone, ai eshte figura me e ndritur ne historine tone dhe nderohet nga te gjithe shqiptaret kudo ku jetojne si simbol i bashkimit tone kombetar. Jo me kot shqipot i falen flamurit te tij kuq e zi. Nuk eshte faji jone qe juve nuk keni identitet. Po te doni shani paraardhesit tuaj qe lane trojet e tyre ne Azi dhe pranuan te paraqiten si Helene, packa se Helenet e vjeter dhe fytyrezinjte neo-greke nuk kane asgje te perbashket.
Shiqptaret ne historite e tyre skan pasur kurre 'Bej' prandaj dhe Eqeremi ka qenen aty nga i ka dhe rrenjet e veta .......
Ja dhe karat e Shqiperise qe marrin perpjete kot dhe i bejne te gjithe turqit shqiptare, nderkohe qe te gjithe keta ishin turq te shqiptarizuar
Problemi me budallenjte eshte se e mbajne veten per te zgjuar. Keshtu edhe me rastin tuaj. Ne Shqiperi nuk ka patur as ushtri dhe as sundimtare turq, por shqiptare te myslimanizuar. Kete nuk e them une, por dokumentet neper arkivat osmane e turke. Ushtria ne ato garnizonet ne Shqiperi perbehej nga ushtarake vendas te rekrutur si ne cdo vend tjeter te Perandorise, perfshi edhe ne Greqi, Serbi, etj. Mjafton qe te shikosh se sa pashallare kristiane ka patur ne sherbim te ushtrise osmane per te kuptuar se si funksiononte shteti osman,
Koha kur shqiptaret udhehiqnin superfuqine e kohes. Fatkeqesisht kur perandoria ra pas 600 vite te krijimit te saj. Me te u rrezuan dhe shqiptaret.
Besoj se ne kohen e perandorise otomani shqiptaret si kure me pare ne historine e tyre u rivleresuan per inteligjencen, vitalitetin, aftesine, e vullnetin per te qeverisur kombet e ish perandorise otomane.
Ja pra me ke na paska luftuar dhe "heroi" yne kombetare Gjergj Kastrioti. Ai na paska luftuar kunderjet vete shqiptareve. Te cilet ishin ne krye te shtetit Osman. Keshtu eshte kur meson historine e sllavo komunistave.Dhe merr per baze cdo gje qe armiku sllav te gatuan.Dhe ti e gelltit. Dhe ta kthejne tradhetarin ne hero.
O koqe, Skenderbeu ka jetuar 400 vjet para kohes per te cilen flitet ne kete artikull. Edhe gjermanet e francezet urrenin njeri tjetrin deri para L2B, por sot jane aleatet me te afert me njeri tjetrin. Ne politike ata qe dikur quheshin armiq, mudet te behen nje dite miqte me te afert. I kemi ne historine tone sa here kemi nderruar miqte ne armiq dhe anasjelltas. Problemi eshte me idjotet si puna jote dhe e shume te tjereve qe kane komentuar ketu qe ne jeten e tyre nuk kane lexuar nje liber historie dhe na mbajne leksione historie tek TEMA.
MYSLYMANET SHQIPFOLES ,,KAN QEN TURQ ME PLOT KUPTIMIN E FJALES ,,PO TANI DUAN TA FSHEHIN ORIGJINEN TURKE QE KAN ,,DUKE NDERUAR EMRAT ,DUKE BER PROPAGOND ,,QE NE JEMI NGA PELLAZGET DHE ILIRET ,,,PO DHE NE KEMI QEN TE KRISHTER ,PO NA BERI TURKU ME FORC MYSLYMAN ,,,JO PO NE KISHAT NA I MORI SERBI DHE GREKU ,,JO PO NE NUK NA LEJONIN SHKOLLA SHQIP ,,,,JO PO NE ,JO PO NE ,,HAHAHAHAHAHA
E kam lexuar librin për të cilin flet artikulli. Jam mrekulluar nga kultura e beut të Vlorajve. Mendoj se ai "vinte nga e ardhmja" komplet alien I kohës kur jetojë. Çdokush duhet t'a lexojë këtë libër që të vështrojë më thellë në historinë tonë shqiptare. Eqerem Bej Vlora ka përshkruar ngjarje në të cilat ka qenë dëshmitar okular, ka takuar personalisht figurat më të larta të perandorisë Otomane si edhe njerëzit e thjeshtë të asaj kohe . Llogjika e kohës , mënyra se si kuptohej dhe perceptohej të qenurit shqiptar. E thënë kjo nga një njeri që i ka jetuar në vetë të parë , mer vlera të rralla. Pak ose aspak është shkruar me vërtetsi për ngjarjet dhe situatat e turbullta të atyre viteve Ishte koha kur pak njerëz në Shqipëri mendonin shkëputjen nga perandoria. Eqerem Bej Vlora ishe njëri prej tyre.
na hape barkun, qenke mrekulluar ti.., se s'ke lexuar ndonje liber tjeter prandaj
e kujt i plasi se nga bridhte e cfare qytetesh vizitonte ne france e Itali ky beu spurdhjak, qe pretendpn se ngritja e Flamurit ne Vlore i takonte atij dhe jo I.Qemalit..