VIDEO/ Demokracia që na erdhi prej diktaturës

8 Dhjetor 2024, 11:21Dossier TEMA
VIDEO/ Demokracia që na erdhi prej diktaturës

“Do të doja më në fund t’u bëja një thirrje komunistëve shqiptarë, që ashtu si kurdoherë i kanë vënë gjoksin punëve të mëdha, të qëndrojnë edhe tani në ballë të luftës për realizimin programit të demokratizimit të jetës së vendit, që ka ndërmarrë partia jonë”.

Ky paragraf është shkëputur nga mesazhi që presidenti Ramiz Alia i drejtoi popullit, në 12 dhjetor 1990, nëpërmjet Televizionit publik shqiptar,  pak momente pasi ishte themluar Partia Demokratike, e para parti opozitare pas 50 vitesh diktature në Shqipëri. Mesazhi erdhi pak orë pasi ishte shpallur pluralizmi politik, një vendim që paradoksalisht u mor nga pleniumi i Komitetit Qëndror të partisë shtet, PPSH. Ai flet për vështirësitë që do të kishte procesi i demokratizimit të Shqipërisë.

Ky qëndrim i Ramiz Alisë në këtë moemnt, më së pakti dëshmon për tendencën e tij dhe byrosë politike për të monitoruar cdo lloj lëvizje që po ndodhte ato ditë në Shqipëri. Kjo thirrje e pakuptimtë drejtuar komunistëve, mund të lexohet në shumë mënyra. Një prej tyre është edhe kontrolli që ata duhet të kishin mbi të gjitha zhvillimet politike që do të pasoheshin në historinë e vendit.  Koha dëshmoi se kontrolli i komunistëve e dominoi historinë e politikës shqiptare në pluralizëm duke e lënë vendin në një tranzicion të stërzgjatur. Koha dëshmoi gjithashtu se procesi i përmbysjes së diktaturës ishte i negociuar.

Tema sjell detaje të rëndësishme të atyre katër ditëve të vrullshme 8-12 dhjetor kur i gjithë sistemi ishte ngritur në këmbë për të menaxhuar lëvizjen studentore që dukej se nuk vinte aq e papritur. Materialet audio që publikon sot Tema, flasin për biseda të rëndësishme nëpër korridoret e politikës së diktaturës që po prodhonte një elitë të re, e cila po dilte mundimshëm prej odave të errëta atje ku vendosej cili do të ishte në rreshtin e parë në elitën e së ardhmes.

Gjithsesi, lëvizja studentore mbeti në histori si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të Shqipërisë. Janë katër ditë, ngjarjet e të cilave vlejnë ndoshta për më shumë se katër vjet. Data 8 dhjetor nisja e protestës së studentëve dhe ecuria e saj deri në themelimin e Partisë Demokratike në 12 dhjetor 1990. Është periudha e kthesës së madhe të këtij kombi, lënia pas e diktaturës, drejt lirisë së munguar thuajse përgjatë gjithë shekullit që shkoi. Janë djem e vajza të qytetit studenti, që guxuan pikërisht atë natë të 8 dhjetorit, të dilnin bashkë me protestën e tyre të grumbulluar prej kohësh nëpër shpirtra, për të shpërthyer në kryeqytet, atje ku e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, jetonte monotoninë e zakonshme. Për të gjithë ata që jetuan këtë natë e të tjera që pasuan, mbeten të pashlyera në kujtesë imazhet e asaj ngjarje të vrullshme që  gjunjëzoi përfundimisht diktaturën e gjatë  komuniste.  Imazhet e fotot e atyre momenteve, na rrëfejnë guximin e të rinjvë që ia dolën të shtyjnë drejt greminës, sistemin e rrënuar komunist.

Në ditët në vazhdim, gazeta TemA do të sjelljë të tjera materiale audio, të cilat tregojnë për diskutimet e fshehta në forumet e udhëheqjes komuniste gjatë ditëve të fundit të diktaturës, si edhe biseda e momente nga liderët e linj që po dilnin në pah ditët e para të pluralizmit politik.

21 Komente

  1. s
    spata

    Ne nuk morem rrugen e demokracise por ndryshuam vetem emrin.Nga komunizem Enverjan ne pushtet shpellaresh me teza antikomuniste.Anarki,mosbindje civile e pushtet apsolut nga :Aka dru ne ore.Per kete pushtet e politike u sajuan ,nga agjenturat e huaja,sidomos nga serbet,francezet e ruset ,mbas viteve 1972, plane per ta kaluar kontrollin e qeverisjes se vendit, nga strukturat e tyre ,qe kishin depertuar thelle ne majat e pushtetit komunist.Arqitekti Ramuz Alija.Ne rezerve ,po te mos shkonin planet mire, Sali Berisha,Ilir Meta,Nano e pse jo shume kryetare partish pluraliste.Intekektualet pro vendosjejse se ideve demokratike u spostuan ose u lane ne vende e pizicjone qe kontrolloheshin e shkarkoheshin menjeher.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Quo vadis ? …

      Beri kalim te bute Ramizi, duke patur parasysh edhe te butat e tij, por ajo lloj butesie e kalimit me ish sekretar partie ne drejtim te partise se re opozitare i shkoi per shtat establishmentit. Shumica e atyre qe ishin persekutuar ne vitet e erreta iken emigrant per ta fituar direkt lirine e munguar. Shqiperia ngeli dhe vazhdon per inerci e rritur nga thelbi bolshevik i drejtimit majtas-djathtas. Njëshi ngeli njësh i pranuar “nga te gjithe” dhe historia vazhdon e trishte ku vizioni ngaterrohet me arrigancen dhe idealet e demokracise Europiane jane akoma ne endrrat e studenteve te dhjetorit. Quo vadis “demokraci” ? ….

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hasan Spahiu.

      Dje lexova Muharrem Xhafen per kete Ceshtja.Cdo gje qe thote eshte e vertete.Por kthesa,tradhetia,si pjese e komplotist te tipit hrushovian sic eshte quajtur fillon me vdekjen,Pra eliminimit fizike te Enverit.Hapi i dyte ishte pergatitje e situates per Akuzat ndaj kultit te individit te Enverit( muzeun i Enverit,dita e Java e Enverit pionieret e Enverit universiteti i Enverit,bolevardi i Enverit,porti i Enverit,statuja e Enverit,etj.Hapi i treten,Partia e te gjithe popullit,Pra hapja e Partise qe do te pergatiste shpartallimin e saj,Sic Edhe ndodhi.Hapi i katerti ,pluralizmi,futja e cdo lloj ideologjise,partie ne skenen politike dhe lufta kunder ideologjise komuniste dhe PK.A Jane te rastit?Jo.Nje program i CIA eshte futur ne Shqiperi ne ato vite,eshte perkthyer me grup Pune,Pra Jo nga individe,dhe i eshte dorzuar Ramiz Alise.Ne te parashikohej si do te permbysej regjimi ne vendet e Europes lindo re,parullat,veprimet Akuzat qe nga " vjedhja e floririt,fryrja e shifrave te krimeve te " diktatures komuniste".Qe ne kapitullin e pare shtrohej pyetje se ku do te fillinte,ne Shqiperi apo ne Rumani,dhe percaktojne nga strategu i CIA fillim n e Rumani.Te njejtat hapa,Akuzat ,shifra te vraresh,vjedhje floririt,etj.Ambasadori Rajerson shprehet:- do ta rrafshoj Shqiperine,do ti beje shqiptaret te hane buke me gavete ne d'ore ne menxat sociale.Dhe ,Ju kujtohet," cekun i bardhe i gramozit qe zoti e la pa' varr,shkaterrimet e prerjet massive te ullishteve,vreshtave,se ishin komuniste,rrafshimin i uzinave,fabrikave e gjitheckaje.Thelbi:- gjithecka e programuar.Ky program Ka qene i perkthyer ne doren e Ramiz Alise.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Saktë se luan topi i gjermanit thonë nga vilajeti im.Ja për shembull,çfar koincidence për krahasim.Lëvizja e dhjetorit (8dhjetori dita e rinisë!),sot 8 dhjetor bie qeveria e Asadit në Siri. Rezultati edhe Siria do t'a pësojë katrahurë shqiptare dhe me siguri shumë më keq!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Torino

          Pershendetje Hasan!Fjaleve te tua kuptimplote e te sakta do ti shtoja fjalet e nje te afermi tim agjent i dyfishte resident ne Wellington!Kur ne vitin 90' vizitoi Shqiperine e pyeta se a do ta na ndihmoje Amerika ne rrugen e demokracise (me vone zbulova se ishte ne sherbim te Cia-s-cuditerisht dinte te gjitha veprimet e kombinuara te cia-s deri te me I fundit,banda e Xh.Mustafes) dhe mu pergjigj:po por vetem pasi te paguani per tere vitet e kokcarjeve qe rregjimi-fanar ndricues ne Adriatik ,i ka shkaktuar Amerikes.Per fat te keq i doli fjala.Atehere fare i ri s'doja ta besoja po ja ku jemi sot pas 34 vitesh!Le te me thote dikush qe AI ja futi kot!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tirana ime

          Sali plehu she spiunet there ne Ceken etj etj Jane ata we zgjodhi ramizi. Shikojeni ku jemi sot

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahir Gashi

            Une besoj fort se sali berisha, mul noka , motrat vokshi, çiljeta, sudja, tritan shehu, maxhun peka, azem hajdari, bujar qamili, çufo

            Përgjigjjuni
            1. P
              Peres Dekuelar

              Nuk mund te kete demokraci nga gjenerata qe i sherbeu komunizmit! SB kishte teseren e partise punes, kur u afrua tek studentet ! Ku ndodhet sot Berisha ? -Non grada! Nuk mund te kete reforma politike dhe demokraci nga nje njeri qe eshte i konsumuar, 30 vjet ne politik dhe i akuzuar per abuzmime ,me pushtetin per krimin e vrasjes, dhe shume skandale, qe nuk u ndeshkuan ! -- Nuk mund te kete demokraci dhe perparim, me gjeneraten e vjeter te post komunismit,te viteve 90! - Nuk mund te kete perparim nga nje lider qe nuk ka demokraci ne partine e vet ! Nuk mund te kete demokraci dhe perparim pa reforma. Evetmja reforme ne 34 vjet eshte SPAK dhe BKH

              Përgjigjjuni
              1. A
                Amerikani

                Tjeter nuk mund te pritej ... Po Njerezit e nderit dhe lezetit Njerezit me moral e mendje te kethjellet duhet ta thone me force e Guxim : Loja vazhdon , Partia e Punes , sic porosiste sh. Ramiz , vazhdon ta qeverise kete vend ( Jo Saliu , Po Saliu ...) . Vec mushka ngul kembe : Kemi pluralizem , Kemi opozite ( sekr. e PARTISE se sh. Enver , S. B!) dhe POZITE , pa perjashtim , bijte e eterve xhelate . Marshallah !

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nuredini

                  Dita kur u ngrite mbare puntoria dhe jo vetem rinia, kjo dite e mallkuar dhe e zeze qe populli permbysi dhe shkaterroi vetevehten duke i besuar ‘Demokracise” qe do na sillnin sharlatanet hajdute qe kane uzurpuar pushtetin, e vodhen dhe shkaterruan gjithe shqiperine, vrasin dhe presin si ju do qejfi prej 34 vite dhe se leshojn me sa te jete teta e tyre, ne mos o zot edhe ndonje trazhgimtar pasardhesi i tyre. Populli yne la nje doktature duke brohoritur dhe lejoi te instalohet nje diktature tjeter kriminale qe i percolli rrugeve te botes dhe ata qe kane mbetur atje i ka kthyer ne varfanjak ordiner dhe lypsar apo skllever modern te shekullit te ri.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Ky derr maloku komunist nuk po na zhduket

                    Mjafton të shikosh mbledhjen e fundit me intelektualët (në prag të dhjerokracis) kur Ramizi pyet Sali skuthin komunist"hë mos Sali ç'thua ti për pluralizmin"skuthi uriahipi Sali duke u përdredhur me me atë servilizmin e tij" jo shoku Ramiz populli jonë nuk është gati për pluralizëm" dhe pastaj vijnë me radhë plenumi që dha udhëzime se si duhej vepruar me ish pronarët që të mos u jepej prona por t'a mernin komunistët se po të pasuroheshin komunistët do i kishin të gjitha pushtetet dhe jo të vini idhët apo të dënuarit politik,dhe pastaj vendimi për krijimin e partisë ose partive satelite të PPSH ku ishin të gjithë komunistët e sigurimsat të tipit sali ,edhe për emrin e PD vendosi komandanti më i ri legjendari Ramiz siç bërtiste komunisti fëlliqur sali që zbatoi të gjitha vendimet e plenumit të fundit

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Po

                      Studentet e dhjetorit ishin ajka e parties komuniste.. Thenia e famshme e Ramizit "nuk mund te qellojme mbi femijet tane". Sistemi u nderrua jo me revolucion sic duan ta paraqesin keta plehrat e sotem por me vendim shteti ligjor dhe me votim unanim te byrose komuniste. Ishte nje nderrim sistemi qe vet Partia e Punes e asaj kohe e kerkoi me ngulm. Historia bazohet ne fakte e dokumenta, koha e sharlataneve dhe hajduteve anitkomunist do e kete nje fund dhe brezat e ardhshem do lexojne sakte historine. Idiotet qe ende mendojne se demokracin na e solli spiuni i sigurimit "studenti" 30 vjec Azem Hajdari apo sekretari i partise Sali bllokut me Gramoz Josif Pashkon do vdesin ne injorancen e vet.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Ramizi shmangu gjakderdhjen.

                        Pirth pirth.. Demokracine e solli Ramiz Alia.Padyshim jo ne deshire ,e beri me pair por e beri.Levizjet studentore I nxiten pikerisht njerezit e futur nga partia komuniste.Merita e tyre qe qe pranuan sfiden.Jo cdokush do e bente dhe pse ishin marre garancite qe s do lendoheshin. Ramizit I ngrini nje lapidar.Pasardhesi I Ramizit qe me gjakatar se Ramizi dhe perdori e perdor ekzaktesisht terrorin per te marre e ruajtur pushtetin tipari tipik komunist.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Robi

                          Po të dihej se demokracia do tê ishte kjo që ështê sot, nuk besoj se ndonjëri nga studentët e asaj kohe do ishte dakort.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Naim Frasheri i ri

                            Mesa di aty ishin shumë pak studentpor të rinj nga tirana po.Por mos haroni që 8Dhjetoriështë ditlindie tjetër dhe është e NËNTORIT nuk është dita e rinis,s.p.se rinia e ka ditëlindien e saj dhe ajo është 23 Nëtori i 1941.Dita e ashtuquajtur e rinis është dita e lgjitimimit të TRADHËTIS,eSHKATËRIMIT TË EKONOMIS,USHTRIS,INDUSTRIS etj,pra e SHQIPËRIS DHE E ULJES KËMBËKRYQ NË MES TË ATDHEUT KRIMI,KURVËRIA,IMORALITETI POLITIK DHE GJITHË TË KËQIAT E KËSAJ BOTE.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pershendes të gjithë patriotët Shqiptar.

                              Ramiz Alia, person shumë pragmatik dhe shumë inteligjent ( për punët e tija ). Në sistemin komunist, të gjithë kamionat që shkonin jashtë shtetit, ishin të paisur ( nga sigurimi) me 2 shofera, të cilët survejonin njëri tjetrin dhe kur ktheheshin, bënin, tek sigurimi, raportin e udhetimit.....!!!! Pas rrezimit të murit të Berlinit, nuk ishte e nevojshme ( për një person si Ramiz Alia ) të kuptonte dhe të bindej, që sistemi komunist në Shqiperi, ishte një domino, që do rrëzohej siç thuhet, ( efekt domino). Ramizi e kuptoj ketë gjë, e kuptoj që "tenxherja me presion" po vlonte edhe në Shqiperi, dhe filloj ta rregullonte presionin e kesaj "tenxherje", që mos ti plaste në fytyrë....!!! Ramiz Alia, e shifte që levizja studentore ishte një levizje e zjarrtë por pa "kokë", që perplasej dhe kerkonte rrëzimin imediat të qeverisë komuniste. Ramiz Alia, ja vuri "kokën" kesaj levizje studentore, jo për ta kanalizuar për të miren e kombit, por për interesat e tij dhe të "elitës" komuniste, që të mos perfundonin siç perfundoj Kadafi në Libi. Si Azem Hankari edhe Sali Berisha, ishin që të dy, spihunj me numer dhe me pseudonim të sigurimit të shtetit komunist. Në fillim kur studentët bënin mitingje, nuk ishin askund as Azem spihuni dhe as Sali agjenti. Kur turma e rrevoltuar popullore dhe e etur për liri dhe demokraci, rrëzoj statujen e Enver Hoxhës, Azem shkerdhatë-spihuni mungonte, kurse Sali Berisha, i mbikqyrte larg e larg në veturen dhe me Ramiz Zylyftarin që ishte drejtori i pergjithshëm i sigurimit të shtetit. Azem shkerdhata, çdo natë bënte raportin në Min.Brendshme, kurse Sali Berisha me Zylyftar Ramizin, bënin planet e tyre të bazuara në direktivat e Ramiz Alisë....!!! Kur Ramizi e kuptoj që ishte momenti që kesaj "pule pa kokë" (levizja studentore që po bëhej levizje e gjërë popullore ) ti vihej një "kokë". Pasi i "keshilloj" siç duhet, Ramizi i parashutoj keta 2 spihunj të degjeneruar të sigurimit si " shoferët" e ketij "treni" popullorë....!!! Ramizi i parashutoj keta 2 shkerdhata, sepse, me propozim të sigurimit, që i njifte mirë edhe si persona, edhe si familje dhe e dinte (sigurimi), që keta 2 qelbësira, për një "gradë" e qinin dhe e shgkerdhenin edhe nënën e vet, e gjithashtu, sigurimi jua kishte "koqet" në grusht ( në arshivë ) që 20 a më shumë vite....!!! Në burgjet Shqiptare, ka patur intelektual me shumë integritet, që ju perkisnin familjeve të mira dhe patriote, të paisur me shumë diploma dhe tituj studimesh, që flisnin disa gjuhë të huaja dhe ishin burgosur per agjitacion e propagandë, ishin torturuar, denuar dhe kanë vuajtur me nga 10 - 15 a 20 vite, të cilët, edhe në burg kanë gjetur kohë të studjonin të mendonin edhe më shumë për politikë, për demokraci, per drejtesi etj etj. Si ka mundesi, që në "kokën" e kesaj levizje popullore, u parashutuan 2 shkerdhata spihunj të sigurimit dhe nuk u gjet asnjë intelektual me një CV siç e pershkrova më lart....?!!! Apo, ndonjëri nga ky lloj intelektualësh, u "prezantua" në mënyrë individuale, por ndoshta disa "miq" të tyre, që vinin nga rradhët e sigurimit dhe ndoshta edhe nga UDB-ja Serbe, i keshilluan që të mos afroheshin në ketë "tollovi....," sepse ishte një punë me shumë rrezik për ta.....!!!! Ramiz Alija, i kishte bërë mirë të gjitha llogaritë, e kishte parashikuar, që me Sali spihun Berishen në krye të shtetit, do bënte disa muaj apo pak vite burg ai dhe "kolegët e tij", por do ti shpetonin urrejtjes popullore dhe nuk do perfundonin si Duçja, Çaushesku apo Gadafi.....!!!! E verteta flet vetë, duke parë, që asnjë nga ata që e bënë të funksiononte si sahat Zvicre, diktatrura komuniste në Shqiperi për 40 e ca vjet, si Ramiz Alia, anëtarët e B_Politike, prokurorët, hetuesit, policët, komandantët e burgjeve, gardjanët etj etj, asnjëri nuk dha llogari per krimet kunder njerzimit që kishin bërë në Shqiperi, por, Ramizi, Nexhmia and.Co, u denuan per shperdorim të postit zyrtar......., kishin pirë shumë kafe në zyrat e tyre...!!! Nejse, ndoshta populli Shqiptar është i denuar nga zoti, që të ketë ketë fat....!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mese e vertete..dhe sakte ..

                                Me mire ska ku te shkoje se si e ke pershkruar .... Sakte dhe vetem sakte... Por fatekeqesia me e madhe ishte qe nuk u verpua nga Populli sic u veprua ne Rumani....por jo me nje sic ndodhi atje vetem me cauceskun....ne shqiperi duhej e gjiteh Byroja te perfundote si ne rastin e Cauceskut....por kush ta Organizonin ish Spiunet ! si psh ha mund te pritej te nodhte te merte Inisjativen nje qytetare i thjeshte ! e veshtire se ish Spiunet si psh Qytetari PANAJOT KRISTO LOLI nje Spiun Ordinere qe akoma jeton,Ne Dosjen me numer 8889 Qytetari PANAJOT KRISTO LOLI me Pseudonim " THUPRA " punonte ne Repartin Ushtarak te KIMISE 1190 tek kaffja e rremes....ne Tirane.... Ishte nje Spiun qe Spiunonte tek ish Drejtori po ashtu ish Spiun LLAZAR ANGJELI....dhe tek Operativi i Reaprtit ILIR DAKO dhe TRIUMF DYRMISHI.... Te dy keta Spiune jane dhe Monoritare Greke.... Ptu ptu ptu race e keqe...

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mese e vertete..dhe sakte ..

                                  Me mire ska ku te shkoje se si e ke pershkruar .... Sakte dhe vetem sakte... Por fatekeqesia me e madhe ishte qe nuk u verpua nga Populli sic u veprua ne Rumani....por jo me nje sic ndodhi atje vetem me cauceskun....ne shqiperi duhej e gjiteh Byroja te perfundote si ne rastin e Cauceskut....por kush ta Organizonin ish Spiunet ! si psh ha mund te pritej te nodhte te merte Inisjativen nje qytetare i thjeshte ! e veshtire se ish Spiunet si psh Qytetari PANAJOT KRISTO LOLI nje Spiun Ordinere qe akoma jeton,Ne Dosjen me numer 8889 Qytetari PANAJOT KRISTO LOLI me Pseudonim " THUPRA " punonte ne Repartin Ushtarak te KIMISE 1190 tek kaffja e rremes....ne Tirane.... Ishte nje Spiun qe Spiunonte tek ish Drejtori po ashtu ish Spiun LLAZAR ANGJELI....dhe tek Operativi i Reaprtit ILIR DAKO dhe TRIUMF DYRMISHI.... Te dy keta Spiune jane dhe Monoritare Greke.... Ptu ptu ptu race e keqe...

                                  Përgjigjjuni
                                2. e
                                  emigranti

                                  demokracine e solli ramizi duke vendosur sali hadut -kriminelin ne krye kaq, sdua te komentoj me shume

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nje i Moshuar

                                    Ramiz Haleja e ndjeu gjalle furtunen dhe i ra lapsit si ta pregatiste permbysje , per te mbrojtur vehten Nexhmijen dhe per ta patur nen kontrolle ate parti qe krijoi dhe i vuri emrin Pluralizem ???Ai vete e piketoj me spiunet qe kish qe tashme dihen ???Popullit i kish vajt thika ku smbante me vete e pruri ne ate derexhe qe te arinte ate qe desh dhe ashtu u be ??Burgosja e nomeklatures ka qene sa per sy e faqe ,ne burgun e Tepelenes i kane trajtuar si pashallare me gjithe te mirat ishin si me pushime kur Shqipetaret endeshin rugeve per te mbi jetuar ata perseri krijuan nje bllok ne burgun e Tepelenes kur duhet te jepnin llogari per gjendjen qe vet e krijuan sidomos mbas vdekjes se Enver Hoxhes ku te gjitha pushtetet i kaluan Ramizit ?? E kishte te lire rrugen tradhetaret i futi ne grope nuk kishte pengesa beri si deshi Ai duhet te ishte i pari te varej dhe jo te thuhet se na solli demokracine apo pengoj gjakderdhjen , boll gjak u derdh dhe shkaterim total e dinte se kishte lene nje kriminelsali pse tendynte duart vete kur la pas kriminelin sali me banden e vet ????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Amerikani

                                      Nje Bravo te madhe per " Pershendes te gjithe patriotet shqiptare " ! Perfect ne argumentimin e te vertetave .

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje