Nga Reshat Kripa
Arbëri qëndronte në qoshkun e tij në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra, nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me radhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfarëdo tjetër gjë, që të mundësohej. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë, nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.
Arbëri kryente shërbimin ushtarak në një repart pune pranë një ferme bujqësore. Ishte shërbim ushtarak, por pa armë. Ajo nuk ekzistonte në atë repart. Punonin tokën qilizëm për mbjellje vreshti. Puna fillonte qysh më shtatë të mëngjesit dhe përfundonte në orën pesë pasdite.
Ishte fundi i vitit të dytë të shërbimit. Edhe dy muaj dhe do të liroheshin. Gjatë gjithë kohës së shërbimit, kishte mundur të shkonte vetëm një javë në shtëpi. Ishte shumë e vështirë dhënia e lejes. Edhe liri-dalje nuk kishte, pasi ishin shumë larg qytetit. Korrespondenca u lejohej dy herë në muaj. Ai e përdorte këtë mundësi, për të shkëmbyer letra me nënën e tij, por sidomos me Blerinën e cila, për të mos rënë në sy të ndonjërit që mund t’i binte në dorë, në fund të saj shkruante: “Jotja, Blerta”.
Ajo vazhdonte fakultetin filologjik në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës. Ishte studente e vitit të parë. E kishte bërë zakon që, sa herë kishin pushime, para se të kthehej në shtëpi, të ndalonte për të takuar Arbërin. Kështu bëri edhe një të dielë. I zbriti trenit dhe me një makinë të rastit mbërriti në repart. Kërkoi të takohej, por oficeri të cilit ajo iu drejtua, i tha me një zë të ashpër:
– “Shkoni në shtëpi. Sot nuk mund të takoheni, pasi ai është i dënuar”.
– “Qenka i dënuar? E çfarë mund të ketë bërë një ushtar që të dënohet”?!
– “Kjo nuk është punë për ty”, – u përgjigj oficeri, duke i kthyer kurrizin me mospërfillje.
Çfarë kishte ndodhur?! Arbëri ishte caktuar skuadërkomandant. Ishin dhjetë vetë në skuadër. Midis tyre ishte edhe një malësor, që njihej për kapadaillëkun dhe arrogancën e tij. Pothuajse nuk punonte fare. Edhe atë pak punë që bënte, e kryente si mos më keq. Këtë e dinin të gjithë. Një ditë erdhi në vendin e punës operativi i Sigurimit të repartit. Ishte nga fshatrat e qytetit të Arbërit. Mori disa ushtarë nga skuadrat e tjera dhe i urdhëroi të vështronin, nëse e kishte bërë mirë qilizmën skuadra e Arbërit.
Me një servilizëm të pashoq ata deklaruan se puna ishte bërë shumë keq, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Vetëm pjesa që kishte punuar malësori arrogant, ishte e tillë. Por shigjetat e operativit, nuk drejtoheshin nga ai. Në përfundim të ditës së punës, e rreshtoi skuadrën në mensën e repartit. Filloi të bërtiste me zë të lartë, për gjoja një sabotim që ishte kryer. Në mënyrë të veçantë cilësoi Arbërin, si skuadërkomandant. Ai nuk pranoi. Operativi u xhindos dhe bërtiti:
– “Mos kërkon të sabotosh punën? Kjo nuk është bahçja e tyt eti, por prona e gjithë popullit dhe ne nuk ju lejojmë të sabotoni. A e dini se unë mund t’iu hedh hekurat për këtë”?
Arbëri e kuptoi se, po ta vazhdonte më tej bisedën, do të ishte më keq, ndaj heshti.
– “Jeni i shkarkuar nga detyra e skuadër komandantit”, – tha dhe e mbylli në qelinë e ndëshkimeve.
Blerina u kthye në shtëpi. Ishte mjaft e tronditur nga ngjarja që i kishte ndodhur Arbërit. Por nuk ia tha askujt, as nënës së tij dhe as prindërve të saj. Nuk donte t’i shqetësonte. Qysh atë mbrëmje i shkroi letrën ku, ndër të tjera, shkruante:
“I shtrenjti im Arbër! Sot u ktheva me pushime dhe erdha të të takoja por, çuditërisht, nuk më lejuan, pasi më thanë se ishe dënuar. Nuk më thanë përse. Megjithëse jam më e vogël se ty, do të të këshilloja të ishe më i qetë, për të mos krijuar pakënaqësira në repart. Unë e njoh mirë karakterin tënd, ndaj çuditem se si ka mundësi, t’i tejkalosh normat e mirësjelljes?! Kjo më duket e pamundur”.
Në fund të saj, si zakonisht, shkroi: “Jotja, Blerta”.
Arbëri e lexoi letrën. Ai e kuptoi dhimbjen që duhej të kishte ndjerë ajo. Nuk mund të arrinte të kuptonte, se deri ku mund të shkonte absurditeti i veprimeve te eprorëve të tij. Ishin vite të vështira. I shkëputur nga vendet e tjera të kampit socialist, vendi kishte mbetur pothuajse i izoluar. Kishin filluar të dilnin propozime ekstreme, nga institucione apo shtresa të caktuara. Një e tillë kishte dalë nga një shkollë e mesme, në një qytet të Shqipërisë ku thuhej:
“Të gjithë, pa frikë, dhe me zë të lartë, të ngrihen kundër çdo gjëje që pengon ecjen e vendit tonë në rrugën drejt socializmit dhe komunizmit”.
Kështu, në të katër anët e atdheut, filluan të shfaqeshin të ashtuquajturat “Fletë-rrufe”, me anën e të cilave, kushdo mund të godiste cilin të donte, madje në shumicën e rasteve, kjo bëhej nga njerëz të kurdisur, nga autoritetet qeveritare. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por edhe “perandori” i vendit, me anën e një të ashtuquajture “Letër e hapur”, filloi të sulmonte besimet fetare dhe bënte thirrje për shkatërrimin e të gjitha objekteve të tyre. Kështu filloi një batërdi e paparë kundër këtyre institucioneve, sikur të kishte shpërthyer Lufta e Tretë Botërore.
Kjo gjendje pasqyrohej edhe në repartet ushtarake dhe sidomos në ato të punës, ku ishte Arbëri. Reparti i punës, ishte një gjysmë burg i ri. Puna, ushqimi, fjetja, qenë pothuajse të njëjta. Po ashtu edhe trajtimi i ushtarëve. I vetmi ndryshim ishte, se nuk kishte roje që t’i shoqëronin, kur shkonin dhe vinin në punë. Në vend të pushkës së vërtetë, kishin nga një prej druri, sikur të ishin fëmijë dhe do të luanin me të.
Këto mendonte Arbëri, duke lexuar letrën e Blerinës. Mendoi t’i kthente një përgjigje lakonike, në mënyrë që të mos kuptohej nga eprorët që, me siguri, do ta lexonin. Midis të tjerave ai i shkroi: “Zemra ime, mos u shqetëso. Unë jam mirë. Ai qe një lapsus nga ana ime. Kur të lirohem do ta shpjegoj”.
Këtë shënim, e dërgoi brenda një letre që i dërgonte së ëmës. Për fat ishin ditët e fundit të ushtrisë. Dy muajt kaluan shpejt dhe Arbëri u lirua. Më në fund e kishte kaluar edhe këtë provë.
* * *
Me lirimin nga ushtria, dilte problemi i punësimit. Arbëri vetëm me shkollë të mesme dhe pa asnjë profesion, e kishte shumë të vështirë, për të gjetur një punë për të qenë.
Një miku i familjes së tij, bindi kryetarin e kooperativës së dru-punuesve, ta merrte në punë. Kryetari ishte inxhinier druri. Kishte mbarur studimet në Pragë. Ishte njeri i përsosur. Urrente intrigat, thashethemet, servilizmat. Me ndërmjetësimin e tij, e caktuan si punëtor pranë një marangozi, në zdrukthëtarinë e ndërmarrjes. Puna nuk ishte shumë e vështirë. Përveç kësaj ishte punë brenda, ku nuk të zinte as shiu, as ftohma apo vapa.
Filloi të mësojë edhe mjeshtërinë e marangozit. Kjo nuk vazhdoi gjatë. Një ditë hyri në repart shefi i kuadrit, një arrogant dhe fodull. Dha urdhër ta largonin nga ajo punë. Në ndërmarrje, fjala e shefit të kuadrit, ishte më e fortë se ajo e kryetarit. Ishte paradoksi i kohës. E transferuan në transport gëlqereje, me “Skoda”, nga kaminat ku prodhohej, në dyqanin e shitjes në qytet.
Dyqani ku shkarkonin gëlqeren, ishte në një rrugicë të ngushtë. Kjo bënte që të mbuloheshin me gëlqere, aq sa nuk njiheshin. Një ditë, ndërsa mbaruan shkarkimin dhe po bëheshin gati të laheshim dhe të iknim në shtëpi, mbërritën kryetari me shefin e kuadrit. I dyti foli me një ton urdhërues:
-“Shkoni menjëherë të ngarkoni një rrugë dërrasa, në agjencinë e sharrave për në ndërmarrje”. Ishte pasdite vonë. Tetor. Dielli ishte në perëndim e sipër. Punëtorët filluan të kundërshtojnë. Të shkoje atje, do të thoshte të vazhdoje punën edhe për gati dy orë të tjera. Me ta u bashkua edhe Arbëri. Kryetari iu afrua dhe duke i shkelur këmbën, i tha me një zë të ulët, që të mos e dëgjonte shefi: – “Hesht”, – dhe i shkeli syrin duke i treguar me kokë në drejtim të tij.
Arbëri kuptoi gjithçka. Kundërshtimi mund të interpretohej, si nxitje e qëllimshme e punëtorëve. Shpirti rebel i tij, e nxiste për kundërshtim, por arsyeja e frenonte. Heshti. Nuk kishte të drejtë të ngrinte zërin, edhe atëherë kur shikonte se po bëhej një padrejtësi. Paralajmërimin që i bëri kryetari, e konsideroi si një nder të madh, se nuk dihej se si mund të kishte përfunduar. Megjithatë nuk vonoi dhe erdhi urdhri për pushim nga puna pa paraqitur asnjë arsye.
Ndërkohë Petriti kishte përfunduar studimet dhe ishte emëruar agronom, në ndërmarrjen bujqësore të qytetit, në atë ndërmarrje ku ishte edhe nëna e Arbërit. E këshilloi të shkonte në këshillin e lagjes dhe të kërkonte një fletë-pune, për në ndërmarrjen bujqësore. Për këtë, ai kishte biseduar më parë edhe me një të njohurin e tij, që ishte anëtar i këshillit. Arbëri e mori fletën e punës, pa ndonjë vështirësi. Kështu filloi punë në një nga sektorët e ndërmarrjes. E ëma, ishte në një sektor tjetër.
Puna ishte e rëndë dhe paga e ulët. Fillimisht punonin në qilizëm, për hapjen e tokave të reja. Me fillimin e dimrit, kaluan në vjeljen e ullinjve. Burrat i shkundnim, ndërsa gratë i mblidhnin. Në mbrëmje i ngrinin në krahë dhe i shpinim në qendrën e brigadës, ku peshoheshin dhe llogaritej norma e realizuar. Vështirësia më e madhe ishte, kur binte shi. Ishin të detyruar të rrinin nën trungun e ndonjë ulliri të madh. Balta nuk iu nda, për gjithë stinën e dimrit.
Brigadier kishin një injorant, me shkollë fillore. Ishte një tip kapadiu, nga ata që ndeshen shpesh në vend. Ishte përfaqësuesi më tipik i atyre, që zbatonin luftën e klasave pikë për pikë. Ata që kishin shenjë në biografi, siç thuhej atëhere, i trajtonte si armiq. Sa herë që bëhej mbledhje e brigadës, thoshte: – “Ata që nuk kanë triska fronti, të largohen”.
Arbërit dhe disa të tjerëve, që ajo u mungonte, nuk u lejohej të merrnim pjesë në mbledhje. Natyrisht, sipas logjikës së tyre, për të mos dëgjuar “sekretet e mëdha”, që do të diskutoheshin në një brigadë bujqësie! Kështu në mes të këtyre vështirësive, vazhdoi deri në mbarim të dimrit.
Duke qenë në këtë gjendje, ai mendoi të bënte një kërkesë për përfitimin e teserës së anëtarësisë, në organizatën e Frontit Demokratik. Ditën që do të shqyrtoheshin kërkesat, në selinë e organizatës ishin mbledhur të gjithë të interesuarit, si dhe pjesëtarë të tjerë të lagjes. Filluan të diskutoheshin kërkesat, një e nga një. Kur i erdhi Arbërit radha, një banor i lagjes, u ngrit dhe tha:
-“Le të na thotë njëherë dy fjalë, për biografinë e tij”.
Arbëri mbeti në një pozitë të vështirë. Nuk dinte çfarë të thoshte. Por në atë çast, nënë Emineja, një aktiviste e njohur e organizatës së Frontit Demokratik, u ngrit dhe foli:
-“Ju heshtni, familjen e Arbërit, e njoh unë shumë mirë. Prandaj, nuk kemi çfarë të diskutojmë”. Arbëri shtangu. Nuk e besonte se ajo nënë, do të fliste në atë mënyrë. Organizata e miratoi dhënien e kartës së anëtarësisë. Kur u ndanë, ai falënderoi nënë Eminen.
Petriti, duke parë gjendjen e Arbërit, ndërhyri pranë inxhinierit të sektorit të investimeve, me të cilin ishin komshinj në lagje, për ta marrë në sektorin e tij. Inxhinieri pranoi dhe mundi ta tërhiqte, madje e bëri edhe brigadier të brigadës së ndërtimit. Me zgjuarsinë e tij dhe me ndihmën e inxhinierit, ai arriti të përvetësojë mjaft mirë zanatin, madje të njihte edhe projektet. Punonin në ndërtim deposh, stallash apo edhe apartamente ndërtimi. Me aftësinë e tij, arriti të fitojë simpatinë e të gjithë shokëve, të cilët i vunë epitetin “Inxhinieri”.
Në brigadën e tij, kishte disa individë që i përkisnin “klasave të përmbysura”. Më tepër kishte shoqëri me një shokun e tij të shkollës, Ibrahimin, që nuk kishte vazhduar studimet e larta, pasi edhe ai kishte një vëlla më të vogël, që në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, së bashku me dy shokë, shpërndanin trakte antikomuniste në qytet. Ishte arrestuar dhe dënuar me tetë vjet burg.
Më së fundi, kishte fituar një punë të përhershme, që në raport me të tjerat, ishte shumë herë më e mirë dhe që mendonte ta ushtronte deri sa të vinte mosha e pensionit, natyrisht nëse nuk do t’i dilnin pengesa të tjera, ta pa parashikueshme.
* * *
Blerina mbaroi universitetin dhe u diplomua si mësuese. U emërua mësuese e letërsisë, në gjimnazin e qytetit. Megjithëse fillestare në këtë detyrë, ajo me mprehtësinë e saj, mundi të fitojë simpatinë e kolegëve. Drejtor kishte Andrean i cili, me anën e një miku që kishte në Ministrinë e Arsimit, kishte mundur të rehabilitohej, pas uljes në detyrë që kishte pësuar dikur, për përkrahjen e mësuese Afërditës. Ky ishte një fat për Blerinën. Ajo fliste me Andrean pa rezerva dhe i shfaqte shqetësimet e saja.
Një nga shqetësimet më të mëdha, ishte se si do të vazhdonin marrëdhëniet me Arbërin. Jo se kishte ndërruar mendje, por nuk gjente mënyrën, se si do të vepronte tani, kur të tjerët i njihnin si dy të rinj, që kishin një shoqëri të zakonshme. Çfarë do të mendonte opinioni publik, kur të shihte se marrëdhëniet e një pedagogeje, me një punëtor bujqësie, do të ishin kaq të afërta dhe të shpeshta? Vendosi ta bisedonte me Andrean. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe pasi u mendua mirë e mirë, i tha:
-“Dëgjo Blerina, para se të përgjigjem, dua të të pyes: A je plotësisht e vendosur të bashkosh fatin tënd, me të Arbërit? A je e vendosur t’i përballosh të gjitha vështirësitë, që mund të të dalin”?
Blerina mendonte: “Çfarë mund të më ndodhë? Do të më pushojnë nga puna? Do të më çojnë të punoj në ndërmarrjen bujqësore, si nënën e Agronit? A do të jem e zonja, ta përballoj një gjë të tillë? Po nëna Afërditë, si mundi ta përballonte? A nuk ishte edhe ajo një mësuese e shquar”? Të gjitha këto pyetje vinin rrotull në mendjen e saj. E vendosi.
-“Fati im, është lidhur përjetësisht me atë të Arbërit, – i tha Andreas, – Asgjë nuk mund të na ndajë. Këtë e kam vendosur”.
– “Atëherë në rast se është kështu, patjetër që duhet të shpallni fejesën”.
Në mbrëmje Hektori i ulur në një nga kolltukët e dhomës së ndenjes, po lexonte gazetën. Irma po korrigjonte hartimet që kishin bërë nxënësit disa ditë më parë. Blerina qëndronte në heshtje, duke u menduar. Drejtor Andrea i kishte thënë, se duhej të shpallnin fejesën. Por kjo duhej biseduar me prindërit. Nuk dinte si t’ia fillonte! Si t’u thoshte?! Së fundi foli:
-“Baba, nënë, dua të bisedoj me ju”!
Hektori uli gazetën dhe vështroi nga e shoqja. Ajo i bëri një shenjë sikur donte të thoshte; “Çfarë”? Por kjo vazhdoi vetëm për disa çaste.
– “Fol bijë”, – tha i ati, pasi kaloi hutimi i parë, – çfarë do të na thuash”?
– “Mendoj se marrëdhëniet e mia me Arbërin, duhet të marrin një rrugë tjetër”.
– “Rrugë tjetër”?! – pyeti e ëma.
– “Po, rrugë tjetër. Mendoj se ne nuk mund të vazhdojmë. të paraqitemi më përpara opinionit publik. si dy shokë të zakonshëm. Ne duhet të shpallim fejesën”.
Hektori dhe Irma u panë sy në sy. Thellë në ndërgjegjen e tyre, ishin të bindur, se kërkesa e së bijës ishte e drejtë. Ata tashmë kishin arritur edhe moshën që duhej për një veprim të tillë. Por i mundonte ajo lufta psikologjike që zhvillohej në ndërgjegjen e tyre. Ajo i brente brenda vetes. Por e shihnin se nuk kishin tjetër rrugëzgjidhje.
-“Mirë bija jonë, dakord jemi edhe ne, – tha më në fund Hektori. – por këtë punë duhet ta pleqërojmë edhe me Arbërin dhe nënën e tij. A e ke biseduar me ta”?
-“Jo, mendova të merrja më parë mendimin tuaj”.
-“Atëherë bisedoje dhe vendosni një ditë që të takohemi”.
Atë natë Blerina, nuk vuri gjumë në sy. Kësaj here, jo nga shqetësimi, por nga hareja që ndjente përbrenda. Së fundi do të realizohej ëndrra e saj e dashurisë. Të nesërmen e bisedoi me Arbërin. Vendosën që takimin ta bënin që atë mbrëmje, në shtëpinë e Blerinës.
Biseda kaloi në një ambient hareje. Të dy familjet ishin të gëzuara, që dashuria e dy të rinjve, po realizohej. Biseduan edhe për mënyrën se si do të zhvillohej kjo ceremoni. Së fundi u ra dakord, që të organizohej një darkë e vogël, me pjesëmarrjen e të dy familjeve dhe ndonjë të ftuari të afërt. Diskutuan edhe për vendin e organizimit. Në fillim u mendua që të zhvillohej në ndonjë nga restorantet e qytetit, por meqenëse kjo do të ishte një sfidë kundrejt kundërshtarëve të kësaj fejese, vendosën ta zhvillojnë në shtëpinë e Blerinës.
-“Atëherë na qoftë për mbarë, të dielën në mbrëmje”, – e përfundoi Hektori.
Të dielën u mblodhën të dy familjet. Të ftuar ishin vetëm Petriti me Vojsavën. Ishin ftuar edhe Andrea me Elvirën, por ata i njoftuan se nuk mundeshin, pasi ruheshin se mos përsëritej historia e disa viteve më parë, me shfaqjen e “Lules së Kujtimit”. Ceremonia e fejesës nuk pati as këngë dhe as valle. Vetëm një vallëzim të çiftit të ri, i cili u shoqërua nga Petriti me Valbonën. Së fundi u shkëmbyen edhe unazat. Arbëri vendosi në gishtin e Blerinës, një unazë që i ati e kishte sjellë nga Franca, ndërsa Blerina, një unazë që e ëma e kishte ruajtur për këtë rast.
Të nesërmen, për habinë e punonjësve të Zyrës së Gjendjes Civile të lagjes, kryen formalitetet e celebrimit. Dëshmitarë ishin Petriti dhe Vojsava.
* * *
Lajmi u përhap si rrufe në të gjithë qytetin. Filluan pëshpëritjet nën zë. Një pjesë shprehnin habinë, se si ajo një pedagoge e njohur, të fejohesh me një punëtor të zakonshëm, me shkollë të mesme. Ky disnivel i çudiste dhe pëshpëritnin se lidhja e tyre, nuk do të kishte jetë të gjatë. Një pjesë tjetër pëshpëritnin, se si mësues Hektori dhe mësuese Irma, një familje me përbërje të mirë politike, kishin rënë dakord t’ia jepnin vajzën, birit të një kolaboracionisti, që kishte vdekur në burg. Por kishte edhe një grup tjetër që e përgëzonin Blerinën dhe familjen e saj për vendimin e marrë.
Të gjitha këto pëshpëritje, binin edhe në veshët e autorëve të ndodhisë dhe familjarëve të tyre. Ata i dëgjonin, por mundoheshin t’u shmangeshin debateve me ta, duke menduar se koha do të bënte të vetën dhe një ditë gjithçka do të harrohej. Kështu bënin sikur nuk kishin dëgjuar gjë.
Ky eshte nje shkrimtar i brezit te humbur. Rrote me rrote me hasan zyko kamberin. Po cfare botoni mor aman? Halucinacione nga nje i pjerdhur menderisht. Me siguri ky duhet te jete nje nga shkrimtaret me te dashur te lexhendes sale Kari.
Mero sikur nuk ka lajme me interesante, do jete jashte shtetit bosi!
Tani, meqe ky Kripa dhe shume kripera e pipere te tjere na tregojne perralla, ne po bejme nje krahasim te thjeshte dhe domethenes: Meqe Gazeta e antikomunistit te llahtarshem mera Baze e quan martesen e nje mesueseje me nje ish-djale kolaboracionisti si " histori te trishte " te kohes se diktatures, une do ju tregoja qindra ( ne mos mijera ) " histori te lumtura " te kohes qe jetojme, domethene te kohes " demokratike ". Ato do te kishin nje emerues te perbashket: Nje vajze shqiptare ( ne fakt, mijera te tilla ) bie ne dashuri me nje djale " azgan " shqiptar i cili i ka kuptuar dhe pervetesuar mire hilete dhe perfitimet e kohes " demokratike ". Ata " martohen " dhe shkojne te jetojne ne Perendim. Atje, djaloshit i lind mendimi " demokratik " qe per shkak te lirise se fituar, ta perdore vajzen si prostitute qe te fitoje para pa mund e djerse duke i zhgerryer bythet neper trotuaret e Perendimit dhe duke provuar gjithfare lloje, madhesi dhe ngjyra bananesh. Nje dite, vajza merzitet, nuk duron me dhe vendos te largohet nga puna " e lumtur " qe i kishte ofruar " burri " ne shtetet demokratike. Burri nuk e lejon dhe e kercenon se do ta vrase nese nuk vazhdon " punen ". Vajza e denoncon ne polici " burrin " por ai e merr vesh dhe e vret vajzen " punetore ". Shteti e rrethon " burrin " per ta kapur por ai qellon me arme policine. Policia, as nje as dy, dhe i pergjgjet duke e vrare. Ja pra, kjo eshte nje histori e lumtur e koheve moderne dhe jo si ajo historia e trishte qe na tregojneKripa dhe Piperi per kohene diktatures.
Ne cdo kohe kane ndodhur tragjedi dhe kjo qe keni permendur eshte nje nga keto tragjedi. Ndryshimi midis tragjedive te dy koheve eshte se nen komunizem, gjerat vendoseshin nga "shoqeria", ku hynin Organizata baze e Partise, Keshilli i Lagjes, Drejtoria e nderrmarrjes e te tjera organizata te ngjashme qe kur te shikonin me nje shoqe nga familje e "mire", te therrisnin dhe te detyronin qe te martoheshe me te. Ne kohen e sotme, vajzat, si ajo qe permende, shkojne vete qe te martohen me "azganet", pasi i gjykojne djemte apo edhe burrat ne pergjithesi nga madhesia e xhepave apo makinave qe kane. Askush nuk i detyron keto vajza qe te shkojne e jetojne ne Perendim. Nje fjale e vjeter thote se "koka ben, koka peson". Sidoqofte keto nuk jane ngjarje tipike, por te vecanta qe kane ndodhur dhe dihen me teper sepse ju behet jehone. Eshte njesoj si ne kete gazete kur shkruhet: "shqiptari beri kete, apo beri ate". E gjithe kjo behet qe gazeta e Meros, apo te tjereve si ai, te kete disa klikime me shume. Mero dhe gazetarucet e tij gjysem analfabete qe perdorin "Google translator" per te perkthyer artikuj negative per shqiptaret jashte vendit, harrojne se duke perdorur fjalen "shqiptari" ne artikuj negative, i bejne reklame negative popullit te tyre. Fatkeqesia jone eshte se vendi yne u zbraz nga intelektualet e vertete dhe brezi i ri u shkollua ne shkolla te tipit "Kristal" ku notat merreshin kundrejt pageses dhe jo per meritat nga rezultatet e larta ne mesime duke prodhuar nje brez injorantesh me te cilet duhet te bashkejetojme duke i patur neper gazeta, stacione televizive e deri ne Parlament ku deputetet tane dine te shahen me liber shtepie dhe te zihen me grushte si rrugace te vertete, pa llogaritur shkaterrimet apo djegiet e prones publike prej tyre dhe ndjekesve te tyre injorante.
Fantazi Berishjane.
Për ty e për të gjithë komentuesit e tjerë një gjë është më se e qartë: Po patët jetuar përpara 1984 të gjithë ju vjen turp të pranoni në 2024 të vërtetat (fronti, këshilli lagjes, operativët, 1000 lekëshat, biografia, internimet në gjenerates 1, 2, dhe 3, burgimet për mbushjen e quotave/planit, ndarje/shkurnorizime me forcë nga systemi adminstrativ shtetëror ose ndëshkim absolute në qoftë se vazhdoje bashkëjetesën familjare). Artikuj të tillë jan më se të domosdoshme për shumë syreshë që hiqen sot si demokratë të civilizuar që erdhën nga ai regjim totalitar antinjerëzor dictatorial, e në keto kohe kalojnë nëpër dyert e Ministrive apo atë të Kuvendit, e që më parë ishim veglat e komunizmit e tani veprojnë vetëm për plaçkitjen e pasurisë Shtetërore dhe interesave të Serbisë/Greqisë. Për socialistët e sotëm dihet që janë po ata të diktaturë Enveriste që ju vjen plasja që humbën atë privilegj kur ndëshkinin familjare e të persekutuarve edhe pse vehtë bënin jëtë të kufizuar varfanjakësh. NDONJËHERË TURPI BËN QË TË MOHOSH TË VËRTETËN, DHE KY ARTIKULL I TMERRON DISA PREJ KËTYRE KOMENTUES.
Edi... besoj se ke marë azil politik në Amerikë si disident i rregjimit.Jam 70 vjeç dhe e kam jetuar atë kohë?Me gjithë budallallëqet që tregohen ky do ishte i mirë për një hartim i klasës së 10 .Se të vërtetat kë këtë tregim janë të pakta.Të dilte shefi kuadrit mbi kryetarin e kooperativës !!!! E p' na thotë Kripa o Edi...
Kryetari ishte mbi shefin e kuadrit, por e kishte frike ate, nuk kishte te drejte ti perzihej ne punet e tij, shefi i kuadrit nuk varej nga kryetari a drejtori..
a me të vërtetë e ke tomo??
Po me te vertete e ka Tomi dhe te gjithe ato qe kane jetuar ate kohe do ta konfirmonin ate qe ka thene ai. Kryetari ishte i vendosur ne ate pozicion nga partia si ne cdo pozicion tjeter administrues, por politika e kuadrit behej nepermjet Shefit te Kuadrit qe orientimet i merrte nga Komiteti i Partise dhe Sigurimi i shtetit. Jane ca gjera qe juve te "anticensures", duke qene me te rinj nuk i dini aq mire se i keni me te degjuar. Ne, me te vjetrit i dime se i kemi me te hequr ne kurrizin tone.
Shefat e kuadrit ishin zakonisht edhe sekretare partie te nderrmarrjeve. Ata kishin dosjet e gjithe punonjesve bashkangjitur me biografine dhe shenimet e sigurimit te shtetit. Te kundershtoje nje shef kuadri ishte pune me spec sidomos kur kryetaret ushin jo aq me partishmeri.
Sakte, por hajde e mbushja mendjen anticensures ketu me siper ...
Haha Reshati qenka gjith lezet, Kripe pa hesap. Apo jo mo Dixhital, hahaha
Te kripsha trute o Reshat Kripa allias Koqja! Ke harruar se drejtori i NBU-se Ndermarjes Bujqrsore Ushtarake quhej Thomas OLLDASHI kryealabak krushku i Dashnor MAMA Q I T osé gjyshi i alabakut Kol OLLDASHI....qe neonaziste e Neofashiste i Kane veneemrin nje RRuge permeriten e Tere KRIMEVE ne krah te SS-Serbit Sali dhe si QIRES i motres MEDI!
Po ça janë këto përralla. Po lexo, mor shoku, lexo Petro Markon dhe mëson të shkruash dhe ta bësh ngjarjen të besueshme....... . I ke hedhur aq kripë, sa juk e përtyp dot njeri.
Vetëm një gjë o shkrues a mundesh të më thuash o shkruas se çështë ndalimi në dhomën e ndalimit në rep. e burgut?Rep.e punës kan patur orad veprimesh si dhe të tëra strukturat e tjera ushtarake.Harbutëri të tillë të oficerave mendol se nuk ka patur dhe në veçanti me një vajzë të re.MOS GËNJENI KAQ SHUMË SE BËHENI TË PA BESUSHËM.
Ke duhet te hedh ne gjyq une per vjedhje kohe? C'ishte gjithe ky budallallek qe lexova? Me pak fjale, WTF?
Hahaha
Ai që e ka botuar qënka më kripë se ky Kripa! Mero, është turp për nivelin tënd të lejosh këto odiotizma.
Kjo eshte nje histori si hindrance te tilla ne ate kohe. Kjo ishte lufta e klasave, qe ndalonte dashurite. Sot mund t'ju duken absurd por shume njerez kane vuajtur . Keto jane dashurite e ndaluara nga lufta e klasave.
Në gazetën tema, vazhdon prej vitesh seriali (më i pasukseshëm): "Përralla nga e kaluara komuniste". Mirë bën se, tani, duket se kanë vdekur gjyshet e përrallave dhe, ne shqiptarët nuk jetojmë dot pa përralla.
Pas 35 vjetesh kane mbaruar historite dhe tani po shkruajne romane. Pse nuk na thoni ku i coi Sala paret e piramidave o bythqira?
Fixxx
Ah mor bablok kesaj i thone futja kot Ushtaret e (NBU) ishin me 7 klase shkolle dhe mund te merrnin ndonje fshatare te deklasuar qe donin te largoheshin nga punet e fshatit.
Tregim real dhe i dhimbshem! Momente qe nuk duhen harruar! Per ata qe kane ndjeshmeri njerzore dhe e njohin dashurine reale!
Kesaj i thone te besh dem gjithe ata drure per te prodhuar leter, ku mund te shkruajne budallenj si puna e ketij tipit, qe eshte edhe genjeshtar ne pothujse gjysmen e shkrimit. Kjo nuk eshte as letersi artistike dhe as letersi dokumentare, por thjesht nje brockull e neveritshme. Turp, zoti Mero dhe redaktori i gazetes, qe botojne shkrime te tilla as mish as peshk.
Shkrim pa nivel , Fantazi e degjuar nga klasat fillore
Eshte nje rrefim, si ato teket e shpejta te rakise. Nuk do te zevendesoje ndonje shkrimtar te madh qe mund te kesh ne mendje.
Veçse autori shkrimit ka harruar dhe parrullen e flet-rrufeve qe ishte: "cilido me shkronja te medha, te shkruaj çfare mendon per punen dhe njerezit " dhe jo ashtu si thote autori. Kjo tregon se dhe shkrimi ka pasaktesi pavaresisht deshores qe autori e mbyll pozirivisht si gjithe filmat e kohes!
Shkrim qe te kujtone sa i neveritshem ishte sistemi oer 50 vitet plus 30 qe po kalojme.
Mos humbni koh kot. Shkrimi është vari lesht
Care reshat nji goc me shkoll te lart donte nji ushtar qe kryente ushtrin ne repart pune dhe ku ne bujqesi dhe bente qelizem Boll mor me keto shkrime idjote Gjeni mor tema me bindesi
Sa per kuriozitet: A pesoi gje mesuesja, a e hoqen nga arsimi?
Dikur ka pas shtet, ka qënë i pa dëshiruar ka sharë. shkrimtar leshi, shkrim kot pa asnje interes dhe humbje kohe.
Te gjithe komentuesit qe ju duket idiotesi ky shkrim, duket qe disa mund ta kene jetuar ate kohe dhe e dine shume mire qe eshte e vertete , e shkruar nje burre i urte i cili ka kaluar nje jete te veshtire, por keta lloj komentuesish do te kene qene qen bir qenash qe do te kene bere luften e klases, do kene qene spiune dhe komuniste te ndyre, sebashku me Sali Berishen. Ndersa pjesa tjeter e komentuesve duhet te jene me te rinj qe nuk e kane pare cfar eshte komunizmi , por do jene brymosur nga prinderit e tyre, qe mund te kene qene spiune, komuniste fanatike, delenxhilere etj. Per te re se c'eshte komunizmi dhe cfat ka bere ne Shqiperi, shikoni filmin "Vdekja e kalit" qe i luumte dora atij qe ka bere skenarin dhe regjizorit qe e ka finalizuar ate skenar.
Shkrim i SAJUAR per turp. ShKRUESI(autori) e ka parasysh LEXUESIN, kur percjell MESAZHIN( Nje palo tregim)
E humba kotë kohën, edhe unë duke lexuar këtë papa vure. E kamë jetuar atë kohë në të katra dimensionet e sajë. Por kjo paçavure që lexova seç më ngjan katërcipërisht më fletë rrufetë e asaj kohe.
A ka më thesi për të nxjerrë histori e të botohen? Më kujtohet viti 1966 isha mësues në një shkollë 8 vjeçare të Durrësit dhe sekretar rinie i dy fshatrave me rreth 750 të rinj e të reja. Kishim shumë organizata Rinie në brigada. Në njërën kisha zgjedhur sekretar rinie një zullap dhe, z/sekretar rinie një të deklasuar ish kulak. Z/vendësit i kisha thënë: Ti je sekretar, por kështu janë këto punë ! Sekretari me trup të madh punonta sa për tre, që brigada e tij të dilte fituese. Shoqëria e asaj koha ka pasur një problem: Sejcili e përdorte postin e tij për interesin e përgjithshëm , ose për interesin e tij. Ai, që shihte interesin e përgjithshëm i shihte njerëzit të gjithë njëlloj. Ai që kishte frikë, ose edhe interes e varroste tjetrin. Këtë nuk ja kërkonte politika të keqit, por ja diktonte frika ose intetresi i tij. Është fatkeqësi dhe injorancë, që në propogandën shqiptare ka 34 vjet, që vetëm shfryhet kundër sistemit. Sistemin e dimë, siç dimë edhe sistemin e tanishëm, që i varros të gjithë edhe me ligj se ka lek të paguaj. Le të thotë sejcili: Ç'ka bërë ai në diktaturë? Sa jetë njerëzish ka shpëtuar dhe sa njerëz ka varrosur? E them këtë, se jam në pozicionin e privilegjuar se i kam mbrojtur njerëzit, që goditeshin edhe nga shokët e tyre edhe nga diktatura. Unë kam rrezikuar për ta bërë këtë. Po ata që kanë bërë kallzime kundër të tjerëve , për të fituar nga dënimi i tyre? Kam qenë sekretar rinie i kursit të tretë të Artit Dramatik në shkollën e Lartë për Aktorë në Institutin e Arteve dhe, jam detyruar të kundërshtoja urdhërin e Manush Myftiut, anëtar i Byrosë Politike e Sekretar i Parë i Partisë së Tiranës për përjashtimin e tre studentëve. Mbasi munda t'i shpëtoj studentët ,duke kundërshtuar 3 herë instruktoren erinisë së Rajponit Nr. 2 mora vesht edhe kush kishte qenë autori i shpifjes. Autori i së keqes kishte thënë: Në klasën ,ku është sekretar rinie R.L. LUAJNË BIXHOZ. Ai kishte kallxuar sekretarin e rinisë së Institutit të Arteve dhe, që të bëhej bindëse shpifja kishte shtuar edhe dy emra të tjerë. Ai që e kishte bërë shpifjen ishte ZEVENDËSI I TIJ: Ai donte të shkarkohej sekretari, që të bëhej i ai sekretar e të mbetej në Tiranë, siç ishte ligji.
E si perfundon historia o Krype?
Nje artikull shume I bukur dhe shume realitet respect per (kavajen) Eshte mese e sakte qe krietar. Shef kuadri. Brigadier. Llogaritar. E skretar. Ishin te gjithe muter qen bir qensh spiuner ignorant te pa afte disa komentus Jane e njejta fare. Respect per personazhet e artikullit
Shume e sakte, ne pasaktesine e diteve te sotme! A di ti Z. Kripa ndonje rast, sot, kur djali apo vajza e nje parlamentari, ministri, drejtori etj., etj., te jete martuar me nje djale apo vajze te varfer, pra, nga ato qe mbushin prej 30 vitesh semaforet... e botes, apo shkollat, kafenete, e rruget e Tiranes...Ashtu ishte ajo kohe, keshtu eshte edhe e sotmje. Mos e peshtyni Atdheun e puntoreve dhe fshatareve - te cilet qekurse lindi shqiptari i pare ne shpine te Tokes e pane, per here te pare e te fundit, veten e tyre Zoter te Atdheut te tyre. Periudha 1945-1990 nuk do te perseritet me kurre ne historine e Shqiperise. Qeveritaret e ketyre 34 viteve te fundit te duartrokasin per sa ke shkruar Z.Kripa, por ti e di fort mire se krushqi me te tute ata nuk bejne e nuk do te bejne kurre sepse ti je i varfer, je emigrant, je pensionist, je njeri i drejte, mbase dhe i ndershem... je fshatar apo puntor per nga origjina, sikurse jane edhe tere pushtetaret e vegjel e te medhenj sot, dhe lufta mes llojit eshte shkaterimtare me themeli, derisa te vine e te na nenshtrojne apo shalojne me dashuri armiqsore fqinjet tane miredashes... Te shkruash eshte kollaj, po jo gjithmone...
HAHA ,,ARBRI ,BLERINA ,IRMA ,,,HAHA ME EMRAT E ENVERIT VAZHDONI AKOMA TE BENI ROMANE ,,HAHA ,,,BENI ROMANE ME EMRAT TANE TRADICIONAL ,,SI ,,SELAM ,MEHMET ,SANIJET QERIME,,,,KA LEZET ,,
Ky i persekutuari ia kalon per nga partishmeria komuniste dhe gjigandit të paepur Ismail Kadare: në këtë fragment, del se deklasuari Arber ka plot miq e të njohur në zyrat e Lavires çfarë hedh posht realitetin e kohës ku të deklasuarit s'kishin asnjë të drejtë... Kur ne, deshmitaret e gjallë të diktatures, të mos jemi më, do dalin nipat e sternipat e Nanes Parti dhe do të thonë: Ja, e shikoni, Nana Parti s'ka qenë nanë e mirë vetem per komunistet por dhe për "gjoja" të perndjekurit. Ja, ky i persekutuari shkruan te bardhë mbi të zezë se djali pa triske fronti kishte plot muq e shoke ne gjirin e Nanes Parti, se ka pas dhe teprime por nga një pakice e bijve të Nanes se Dhemshur Parti...
Ka vetem nje lapsus ne kete shkrim kur vajza quhet "pedagoge" kur paska qene vetem nje mesuese ne shkolle te mesme. Dihet qe Pedagoge quheshin ato qe jepnin mesim ne Universitete. Me sa duket, zoti Krypa deri ke e mesmja paska shkuar.