
Nga Reshat Kripa
Arbëri qëndronte në qoshkun e tij në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra, nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me radhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfarëdo tjetër gjë, që të mundësohej. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë, nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.
Ditët e para të dhjetorit. Atë ditë çifti sapo kishte zbritur nga treni në kryeqytet. Blerina kishte një seminar mbi problemet e shkollës. Natyrisht edhe Arbëri, nuk mund ta linte vetëm. Po ecnin drejt qendrës ku ndodhej salla në të cilën do të zhvillohej seminari. Një lëvizje e pazakontë filloi në rrugë. Shiheshin të rinj dhe të reja, burra dhe gra që vraponin për diku. Arbëri dhe Blerina u shtangën. Për ku vraponin vallë? Ndaluan një djalosh që po ecte pranë tyre dhe e pyetën.
– “Tek qyteti studenti, u përgjigj ai”. – “Filloi”!
Djaloshi nuk u përgjigj. Kishte fluturuar. Instinktivisht edhe ata u nisën drejt vendit të treguar nga djaloshi. E harruan fare seminarin. Sa më tepër i afroheshin, aq më tepër shtohej turma që nxitonte për të mbërritur. Dëgjoheshin thirrjet entuziaste që gjëmonin:
– “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”!
– “A thua erdhi me të vërtetë dita jonë”?! – Pyeti veten Arbëri.
– “I dëgjon? Janë ditët e përmbysjes së madhe”.
Së fundi arritën. Sheshi ishte mbushur plot e për plotë me njerëz që thërrisnin dhe brohorisnin. Së fundi në tribunën e ngritur me këtë rast, hipi një nga studentët e universitetit të kryeqytetit. Ai filloi të fliste. Thelbi i fjalimit të tij, ishte një ultimatum drejtuar qeverisë, për të pranuar pluralizëm politik, për ta bërë edhe Shqipërinë, si gjithë Europa. Fjalët e tij mezi dëgjoheshin nga brohoritjet e shumta, që nuk kishin të sosur. Në përfundim të fjalës së tij, ai theksoi:
– “Ne jemi për sistemin shumë partiak dhe do të qëndrojmë deri në fitoren tonë, për këtë sistem. Liri, demokraci”!
– “Liri, demokraci! Liri, demokraci”!
Oratorët, nuk kishin të sosur. Midis tyre kishte edhe disa që Arbëri, i kishte dëgjuar duke dhënë kohët e fundit intervista, në mediat e huaja, si; “Zëri i Amerikës”, etj., të cilën ai e dëgjonte për çdo ditë. Një pjesë prej tyre, kishin qenë funksionarë të lartë. Kjo gjë sikur i shkaktonte një ngërç. Këtë ia shprehu Blerinës. Ajo e vështroi drejt e në sy dhe i tha:
– “Kushdo ka të drejtë të hedhë poshtë, të keqen që ka patur brenda vetes dhe të fillojë një jetë të re”.
– “Më fal, – iu përgjigj ai, – ke të drejtë”.
Në podium u ngjit një burrë me një mjekër të vogël dhe mustaqe. Çuditërisht Arbërit iu duk si një fytyrë e njohur.
– “A e njeh”? – E pyeti Blerina.
– “Më duket fytyrë e njohur, por nuk arrij ta identifikoj”.
– “Është djali i Resulit”.
– “Djali i Resulit? Paska lënë mustaqe dhe mjekër”?
– “Ka mbaruar shkencat politike. Ka zëvendësuar të atin, që ka dalë në pension”.
– “Kur qenka bërë demokrat”?!
Oratorët vazhdonin të ndërroheshin. Një burrë e mori fjalën. Filloi të fliste me një gjuhë që e rrëmbeu të gjithë turmën. Sa më tepër ligjëronte, aq më tepër turma ekzaltohej.
– “O Zot”, – Thirri Arbëri.
– “Çfarë patët”? – Pyeti Blerina.
– “Mersini”, – belbëzoi Arbëri.
Ndërkaq oratori kishte filluar të fliste:
– “Të nderuar studentë dhe qytetarë të kryeqytetit! Më lejoni t’iu përshëndes në emër të të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë, të atyre që sakrifikuan edhe jetën e tyre për këtë ditë të shenjtë. Ne jemi në krahun tuaj, ne jemi me ju”!
Dhe vijoi të ligjëronte e të ligjëronte.
– “O Zot, – thirri përsëri Arbëri”, – çfarë po më shohin sytë?
– “Çfarë”? – Pyeti Blerina pa kuptuar gjë.
– “Ai është miu i birucave, që ka marrë në qafë shumë njerëz”.
Para syve i dilte figura e Xhavitit, i lidhur në shtyllën e elektrikut ku dha edhe frymën e fundit.
– “Eja të ikim”, – tha.
U nisën. Kur mbërritën tek sheshi kryesor i kryeqytetit, ndjeu një zë: – “Arbër”. – Ktheu kryet. Para tij qëndronte doktor Istrefi. U përqafuan. Arbëri e prezantoi me Blerinën.
– “Bashkëshortja ime”, – dhe duke u drejtuar nga ai vazhdoi: – “Doktor Istrefi, një – nga shpëtimtarët e shumë jetëve në burg”.
– “Arbëri nuk iu lëshonte nga goja”, – tha Blerina, duke i dhënë dorën.
– “Mos harroni edhe qëndrimin tuaj dinjitoz, e nderuar”! – Iu përgjigj ai. – “Ku po shkoni”?
– “Në stacionin e trenit. Sonde do të kthehemi në qytetin tonë”.
– “Sonde nuk keni ku shkoni, jeni të ftuar tek unë për darkë”.
Ndërkaq po afronte mbrëmja. Arbëri u mundua të justifikohej gjoja me një punë që e priste në qytetin e tij dhe duhej të ikte patjetër, ndaj duhej të nxitonin të kapnin trenin e fundit. Por këmbëngulja e doktorit, e detyroi të pranonte.
Familja e doktorit përbëhej nga e shoqja dhe djali me bashkëshorten dhe një vajzë tre vjeçare. Kur e kishin arrestuar doktorin, kishte dy vjet që ishte martuar dhe e shoqja sapo kishte lindur. Kështu që djali, sikurse dhe Arbëri, u rrit vetëm nën kujdesin e nënës dhe pa prezencën e të atit. Megjithatë edukata dhe morali nuk i munguan.
Ato i ishin ngulitur në shpirt nga e ëma, që sakrifikoi gjithçka për të. Mbaroi gjimnazin, por rruga për më lart, ishte e mbyllur. Pasi u lirua i ati, u martua me një vajzë, që punonte në ndërmarrjen e tij, me të cilën u dashuruan. Si rezultat i martesës, u lindi vajza, që u bë gëzimi i shtëpisë.
– “Grua, – foli doktori sapo hynë në shtëpi, – na përgatit një darkë të mirë por, më parë, sillna shishen e rakisë dhe gotat, pasi ne meshkujt, do e kthejmë nga një gotë”.
Bisedat nuk kishin të mbaruar. Kujtonin kohën e tmerrshme që kishin kaluar në errësirën e burgjeve, apo tmerret e kampeve. Kujtonin shumë nga miqtë e përbashkët, që i kishin mbyllur sytë larg të afërmve të tyre dhe që nuk kishin një varr ku të derdheshin dy pika lot. Por biseduan edhe për ditët e sotme dhe për lëvizjen e madhe, që kishte shpërthyer. Flisnin për lëvizjen por edhe për protagonistët e saj. Kishte midis tyre, shumë personalitete të shquara të vendit, që ia vlente t’i ndiqje, por kishte edhe sharlatanë të politikës, që nuk kishin lënë të zezë pa bërë dhe tani dilnin si ithtarë të lirisë dhe demokracisë.
– “A e dëgjove djalin e Resulit, – filloi Arbëri, – paska zëvendësuar të atin, drejtor drejtorie në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sot ligjëron për liri dhe demokraci. Nga kush e kërkon? Mos vallë nga vetja e tij? A thua ka harruar se ati i tij, ka torturuar qindra njerëz, një prej të cilëve, kam qenë edhe unë”?!
– “Qetësohu Arbër,- foli doktori. – Koha do t’i eliminojë ferrat që mbijnë rrugës”.
– “Po Mersinin e dëgjove, – vazhdoi Arbëri. – pa le, na fliste edhe në emër të të përndjekurve Politikë. Kujt të përndjekur? Mos vallë të Xhavitit”?
– “Dale të hapim televizorin, se erdhi ora e revistës televizive”, – tha doktori duke dashur të ndërrojë bisedën.
Spikerja e televizionit, po fliste për një takim që udhëheqësi i partisë dhe i shtetit, kishte organizuar me drejtuesit e protestës. Në atë çast, fjalën e kishte studenti që hapi manifestimin. Ishte një djalë trim. Pa ia bërë syri tërr, po ia përplaste në fytyrë udhëheqësit. Ai mundohej me një dhelpëri të ulte tonet e bisedës, por ishte e kotë. Midis të pranishmëve, dalluan edhe figurat e Mersinit dhe djalit të Resulit. Atë mbrëmje ndenjën duke biseduar, deri në mesnatë.
* * *
Më së fundi u krijua edhe partia e parë opozitare. U zhvilluan edhe zgjedhjet e para pluraliste. Por hienat e së kaluarës, kërkonin gjak. Ky gjak u derdh në qytetin verior të vendit, porsa ishin zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste. Ranë katër martirë. Përse? Vetëm e vetëm pse protestonin për vjedhjen e votave. Vetëm e vetëm pse guxuan të sfidonin diktaturën. Një shtet i tërë. u ngrit në këmbë.
Një grevë e përgjithshme. përfshiu të gjithë vendin. U ngritën shoqatat e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut e, midis tyre dhe ajo e ish-të Përndjekurve dhe Burgosurve politikë, nga regjimi komunist. U rrëzua edhe monumenti i diktatorit, që ndodhej në qendër të kryeqytetit.
Në këtë kuadër, Arbëri vazhdonte në qytetin e tij. Kishte një brengë që kërkonte ta zgjidhte sa më parë. Donte të gjente vendin, ku ishin hedhur eshtrat e të atit. Donte një varr, ku të vendoste një tufë me lule. E ngriti çështjen në Shoqatë. Shoqata iu drejtua Degës së Punëve të Brendshme, duke i kërkuar vendndodhjen e pushkatimeve. Dega heshti. Nuk guxoi të kthente përgjigje.
Arbëri vendosi të takonte Resulin. Me siguri, ai e dinte se ku ndodheshin eshtrat e të atit dhe tani që ishte pozicionuar në krahun e opozitarëve, ndërgjegjja e tij, duhej të kishte reflektuar. U nis së bashku me Blerinën, në drejtim të kryeqytetit. Ajo takoi dajon e saj dhe i kërkoi një takim të Arbërit me të. Resuli pranoi. Arbëri i paraqiti kërkesën. I kërkoi t’i tregonte, se ku ishin eshtrat e të atit. Resuli ndenji disa minuta pa folur, duke u menduar. Siç dukej, mendonte nëse duhej t’ia thoshte, apo jo?! Së fundi, triumfoi ligësia që kishte në ndërgjegjen e tij.
– “Unë nuk di gjë”, – tha.
– “Si nuk e dini? A nuk keni qenë ju hetuesi i tij, kur ai ndërroi jetë”? – e pyeti Arbëri.
– “Nuk di gjë”, – përsëriti Resuli.
Ngjarjet rridhnin njëra pas tjetrës. Një vit pas zgjedhjeve të para, filloi fushata për zgjedhjet e dyta pluraliste. Shoqata i propozoi partisë së parë opozitare, kandidaturën e Arbërit. Në konferencën e kësaj partie, për zgjedhjen e kandidatëve për në kuvendin e Shqipërisë, foli edhe Arbëri.
Foli qetë e qetë, për një shtet me të vërtetë demokratik, për një shtet Perëndimor, ashtu siç kishin ëndërruar ata që iu kundërvunë sistemit totalitar, duke dhënë edhe jetën e tyre për këtë ditë. Foli edhe kandidati tjetër, një ish-funksionar i sistemit të përmbysur. Nuk la më be e rrufe pa hedhur, mbi komunizmin. Së fundi u kryen votimet. Fitimtar doli ish-funksionari.
Erdhi edhe dita e votimeve. Partia opozitare u kthye në parti qeverisëse. Një administratë e re filloi nga puna. Arbëri u emërua drejtor në një institucion, që kishte në vartësi ish-të Përndjekurit dhe Burgosurit Politikë. Një anëtar tjetër i kryesisë së Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë, u emërua kryetar i Degës së Punëve të Brendshme, apo Komisariatit të Policisë, siç thuhej me emërtesën e re. Ai kërkoi në arkivat e Degës, por nuk gjeti asnjë dokument, për rastin e Sokolit. Blerina i sugjeroi të shkonin në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shkuan. Drejtor ishte nje djalë i ri, që ishte emëruar ato ditë. Ai i priti me një mirësjellje të madhe. Së fundi, e gjetën skicën e vend-varrimit. Qyteti kishte tre vende varrimi, për të ekzekutuarit dhe ata që vdisnin në burg. Një në hyrje të tij, një në periferi dhe një në rrugën që dilte nga qyteti. Eshtrat e Sokolit, ndodheshin në rrugën në daljen e qytetit.
Shoqata vendosi fillimin e gërmimeve. Në atë vend ishte ekzekutuar, edhe një grup prej njëmbëdhjetë personash. Sipas skicës, eshtrat e Sokolit ndodheshin rreth dhjetë metra larg gropës, ku ishin të tjerët. Ndodheshin pikërisht poshtë një ure, që ishte ndërtuar nga pushtuesit italianë, që mendonin të ndërtonin një rrugë. Nisi gërmimi. Punohej me shumë kujdes. Iu dukej sikur do i lëndonin ato eshtra. Së fundi i zbuluan. Pranë tyre një medaljon. Arbëri e mori. Ishte medaljoni që kishte fituar në përfundim të studimeve në Francë dhe që bashkëvuajtësi i tij, ia kishte vendosur në xhaketë.
Eshtrat e martirëve, u vendosën në xhaminë e qytetit. Të gjithë ishin të besimit mysliman. Pas dy ditësh, u zhvillua ceremonia e varrimit. Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme. Në krye printe makina me arkivolet e viktimave. Pas tyre, familjarët dhe pjesa tjetër e qytetarëve. Merrnin pjesë edhe kryetari i Shoqatës Kombëtare, të ish-Përndjekurve dhe Burgosurve Politikë, si dhe përfaqësues nga partia qeverisëse. Kishte ardhur edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman si dhe doktor Istrefi, që tani ishte emëruar drejtor drejtorie, ne Ministrinë e Shëndetësisë.
U mbajtën fjalime të shumta. Foli Kryetari i Komunitetit Mysliman, Kryetari i Shoqatës Kombëtare, përfaqësuesi i partisë qeveritare, doktor Istrefi, si edhe djaloshi që kishte sjellë letrën e Sokolit në familje dhe që kishte ardhur posaçërisht për këtë rast. Ceremoninë e mbylli kryetari i Shoqatës së Degës së qytetit. Arkivoli i Sokolit, u vendos pranë varrit të Afërditës, ndërsa arkivolet e njëmbëdhjetë të ekzekutuarve, në një varrezë të përbashkët. Kurora të shumta, zbukuruan varret e tyre. Memorie.al
Reshat nxir dosjen
Tu duhet ta kishin vene emrin ReShit me mire
Reshat te nxjeri Pidhin e Motres vet, na Çan Carin keta Maloket me kto perndjeket Politike, Njerez te pabese dhe Nonqira, Komunistin e kane kryetar Partir dhe shajne Kohen e Xhaxhit qe boni gjithe Maloket me Drita Uzina Kombinate, i mori nga Shpella i boni Njerez.
Te qifsha kalamajt o pith gruaje
Ca ishte ky hartim karllik fund e krye. As per nivelin e klases se 5. I thoni ketij karit qe nuk rrezoi njeri ndonje sistem, thjesht sistemi vendosi te kthente faqen. Si tha Amarildo tek Dritan Hila, “…nje ushtar me qen per dore u leshua dhe turma perfundoi tek 21-shi e la Xhaxhin vetem ne shesh. Aman luteshin policat kthehuni e hidheni se do ikim ne shtepi… ishin dhene direktivat…”. Ore se nje pyetje kisha, se keta na cajne bythen se ankohen qe fituesit e luftes te pashkolle moren pushtetin ne 29.11.1944, po ky Arbri i tregimit qe u be drejtor ne ministri e ai tjetri i kryesise qe u be shef komisariati a kishin ndonje shkollim pervec normes qe realizonin ne miniera??!! Ata te malit te pakten deri ne mes viteve ‘75, pra 30 vjet pasi moren pushtetin kishin ngritur fabrika, uzina, industri, ushtri, administrate, qytete, shkolla, universitete, spitale etj., keta muter ne 30 vjet te vetmen gje te realizuar kane shkaterrimin e gjithshkaje qe ishte ndertuar, vjedhjen dhe korrupsionin te ngulitur ngado. Pptttuuuu te shkerdhefsha rracen qe hapeni bythesh kot me kot sikur keni vrare bajlozin kur bajlozi ju ka shkerdhyer ne tre breza me rradhe.
Reshat Kripa nje i perndjekur politik qe e ndjeu zerin e djalit te nje punonjesi te sigurimit e ter te perndjekurit bashke me Reshatin nuk ua vret as syrin e as veshin nje super komunisti si Saliu qe ka 34 vite na e cau menderen e keta i bejne temena nje super krmineli .
Kripa harron se të ishte për të?!ai regjim do ishte akoma sot!!falë "djalit te nje punonjesi te sigurimit",djalit të një komunisti e shumë të ngjashmëve, si ata,u rrëzua ai sistem!!ishin bijt e tyre,prandaj nuk veproi kush kundër protestave!!nëse të përndjekurit nuk kishin të drejtë të shkonin në universitet!?atëherë përse baza e protestave ishte universiteti??e duke qënë se në universitet ishin "bijtë e komunistëve",atëherë do të thotë se në përqindjen më të lartë të meritës për rrëzimin e komunizmit nuk ishin të përndjekurit!!të përndjekurit kanë meritën e tyre,por komunizmi ra nga brënda!u rrëzua nga ajo masë e madhe që e kishte mbështetur më parë atë!nuk u rrëzua sepse kjo masë u bë e ndërgjegjëshme ideollogjikisht,por thjeshtë se kjo masë u zhgënjye nga rezultatet që prodhoi ai sistem!kjo masë shkoi deri në atë pikë sa nuk mund të mbijetonte!e kur njeriu nuk ka shpresë mbijetese ai fillon e kërkon ndryshim!ndryshimi erdhi me të mirat e të këqijat e tij!ne akoma sot mbarshtojmë të këqijat!të mirat i kemi hedhur në hale,ose më mirë, të mirat kanë të njëjtën vlerë si ëndërra pas gjumit!!
O Reshat krip e zezë mbete ,pe djalin e një sigurimi dhe në krye të partisë vutë doktorin komunist të bllokut që rrinte në varkë me djemtë e Enverit,e PE apo nuk e ke parë akoma.
Respekt vella-tani na thuj emrat real qe te pakten ti dim kto monstra
Gjysma e atyre rreth saliut sot jsne prej sigurimit te shtetit. Fajin e ka Rama qe nuk hapi dosjet sic premtoi para nje viti. Pa Ramen PD mbyll dyert neser, parti qelbesirash.
Ja po te tregoje une EMRA real..... - 1- Nje ish Spiun ordinere ne Arkivat dhe ne Dosje 8889 .. Me Pseodonimin " THUPRA" figuron i rregjistruar shtetasi PANAJOT KRISTO LOLI.. ish Puntore ne Repartin Ushtarak te Kimise 1190 ne Tirane tek ish rrapi i treshit.....ky pelivan djale ishte Spiun dhe raportonte tek operativi i Repartit Emri. ILIR DAKO dhe tek Operativi TRIUMF DYRMISHI..dhe tek ish drejtori i Repartit ushtarak 1190 po Spiun LLAZAR ANGJELI.... -2- Me pseodonimin " STUDENTI" figuron i rregjistruar sgtetasi VOLTAN LUAN REXHEPI... ky ish dikur Student..... -3- Mepseodonimin " LUANI" edhe ky p Spiun.... po e mmbajme pake me hater se ka mare Faqen e Dosjes.....por ka lene gjurme ne Denoncimin qe ka bere tek Operativi i Repartit ushatark 1190 ILIRA DAKO...ky eshte treguar i zgjuar, ka mundur t heqe faqen nga Dosja, por ka ahruar qe ka lene gjurme ne Denoncimin qe ka bere... Thenja e ketij.... vajta ne Ambasaden X dhe komunikova nga penxherja dhe me tha qe do te largohet per ne Filande tek e dashura e tije......ky Trim ka haruar qe eshte i vetmi njeri qe erdhi tek Amabsada kure u futem.....dhe normal po e mbajme pake me hater spo ja shkruja Emrin....se do kete Supriza ne te ardhmen.....
Ja po te tregoje une EMRA real..... - 1- Nje ish Spiun ordinere ne Arkivat dhe ne Dosje 8889 .. Me Pseodonimin " THUPRA" figuron i rregjistruar shtetasi PANAJOT KRISTO LOLI.. ish Puntore ne Repartin Ushtarak te Kimise 1190 ne Tirane tek ish rrapi i treshit.....ky pelivan djale ishte Spiun dhe raportonte tek operativi i Repartit Emri. ILIR DAKO dhe tek Operativi TRIUMF DYRMISHI..dhe tek ish drejtori i Repartit ushtarak 1190 po Spiun LLAZAR ANGJELI.... -2- Me pseodonimin " STUDENTI" figuron i rregjistruar sgtetasi VOLTAN LUAN REXHEPI... ky ish dikur Student..... -3- Mepseodonimin " LUANI" edhe ky p Spiun.... po e mmbajme pake me hater se ka mare Faqen e Dosjes.....por ka lene gjurme ne Denoncimin qe ka bere tek Operativi i Repartit ushatark 1190 ILIRA DAKO...ky eshte treguar i zgjuar, ka mundur t heqe faqen nga Dosja, por ka ahruar qe ka lene gjurme ne Denoncimin qe ka bere... Thenja e ketij.... vajta ne Ambasaden X dhe komunikova nga penxherja dhe me tha qe do te largohet per ne Filande tek e dashura e tije......ky Trim ka haruar qe eshte i vetmi njeri qe erdhi tek Amabsada kure u futem.....dhe normal po e mbajme pake me hater spo ja shkruja Emrin....se do kete Supriza ne te ardhmen.....
Reshati me mendesi komumiste vazhdon me biografi
Tani o je I trashe o te shpetoi ore ata te kater ne Shkoder nuk I vrau policia por idhulli jot ai daktori komunist fanatic qe e shkerdheu kete vend prandaj vuajtjet e tua kerkoja atyre qe drejtuan bindjet e tua. Thote njeri ketu hartim tamam pse nuk I demaskove kur I pe po sta mbajti bytha se ishin super teje tani pas pilafit tregojne te gjithe perrallla me disidente dhe trima kunder rregjimit dhe te gjithe deshmitaret qe medemek shkaktaret asnje I galle ik e futi nje te dhjerre!
Keni botuar dy artikuj rresht te ketij tipit, ju te Temes, dhe nuk e kuptoj arsyen. Hartime pa asnje vlere dhe gjera te njohura, te thena e te sterthena me qindra here gjate ketyre viteve. Te parin e lexova duke kapercyer rreshta e paragrafe te te tere. Kete te dytin, me ndjeni, po nuk pata durim. Ketij tipit (ish i perndjekur, sic veteshpallet) i paska bere pershtypje qe ka pare djalin e operativit te sigurimit ne miting dhe nuk i ben fare pershtypje qe ne krye te partise se tij tash e 34 vjet eshte nje sekretar i PPSh, nje ish komunist tejet i devotshem. Pra, sipas ketij Kripes, djali i operativit te sigurimit, qe nuk ka asnje pergjegjesi per punen e babait te vet, nuk paska te drejte te ndryshoje, ndersa Sala me shoke po, paskan te drejte te ndryshojne. Pra sipas tij, duhet te vazhdojme luften e klasave. Ne fakt ajo eshte bere ne fillimet e nderrimit te sistemit, dhe me tipa si ky, ne nje fare maze vijon akoma tinez e pa u ndier. Ne cdo shoqeri te civilizuar, gjate historise, pasi ndodhin permbysje te tilla, kalon nje fare kohe dhe fillon periudha e restaurimit. Urrejtja e perhershme nuk te shpie gjekundi. Natyrisht, kjo nuk do te thote te harrohet e kaluara, por pas kaq shume kohe (me shume se nje brez njeru) prej saj duhet te nxirren mesime e jo fe nxitet e te mbahet gjalle urrejtja. Ju luem, ju te gazetes Tema, mos e ulni nivelin me shkrime te tilla.
RAMIZ ALIA E KAPI PER ZHELESH RININE BURRACAKE SHQIPTARE DHE E FLAKU NE AMBASADA E PROTESTA. AQ FRIKACAK ISHIN SA SHKONIN VULLNETARISHT NE BURG POLITIK DHE RRUGEN PER TU ARRATISUR NUK GUXONIN TA NISNIN. TANI LUAJNE ROLIN E HEOJVE. TRIMAT E VERTET U HODHEN NE TELA TE KUFIRIT PARA VITIT 1988 BILES DISA ME TEPER SE NJE HERE.
Shko more pirdhu....permbysjen e bene vete komunistat....qe me 2 korrikun....dhe studentet, u ngriten per te tjera gjera, vete Ramizi e deklaroi, organizatat, te ppsh, te kthehen ne parti politike,pluraliste...ndryshe do behej si ne Rumani 60000...ne tre dite...
Ne shqiperi mungojne Trimat qe mund te ndryshojne shqiperine ! KA VETEM DISA INDIVIDE ! Popull frikacak ! Popull qe behet Trim me Individe ! qe kane vrare per nje fjale goje apo per nje gardh etj.....Popull qe ka shkuar per leshe ! dhe per leshe do tju shkoja jeta....
Eopt ne pidh komunistave kudo te jene
Edhi Paloqja ishte djali i ishte operativit.
Kam qe ne 92 qe pres ta shikoja PD ne kete gjendje,isha i ri banoj afer qytetit studenti po djemt e ish operativeve te sigurimit as nuk i kam njohur jo me ti kem pare,ndoshta ka pasur po une nuk i kam pare,ate qe kam pare eshte tipat qe shikoja kur hynin e dilnin nga ish zyrat e para te PD diku perballe spitalit Gjerman,spinet e lagjeve te Tiranes,burra pa morral e vlere,rendom ne qe ishim te lindur e rritur ne Tirane i quanim burra kurvash,burrat e atyre grave qe fshinin me breke zyrat e komitetit partise,burrat e atyre grave qe me mire njihin sekretarin e partise se burrin e vet,personalisht bera ate qe e bene shume moshatare ne ate kohe,ika dhe as koken nuk e ktheva me mbrapa,edhe sot kur i gjati del e i ben thirrje diaspores te kthehet une me bindje nuk kthehem kurre,kur shkoj per vizite dy javore fillon stresi qe kur zbret nga avioni ne Rinas,mjafton te pish nje caffe te ish blloku e shikon ata qe deri dje nuk kishin breke sot mbahen bisnesmene,Shqiperi eshte i vetmi vend ku nuk ka nevoje te kete polici e prokurori,ata tregojne vete qe kane vjedhur e grabitur,nuk ka bisnes ne Europe qe te ben milioner brenda vitit,kjo ndodh ne ate vend qe nuk do behet kurre,ne ate kohe u qame nga sistemi dhe Enveri,po tani Tirana eshte plot me Envere ku kryesori eshte ai qe del ne 8 dhjetor e thote kam sjell demokracine.
Mos u habisni qe ka patur raste qe ndokush kane pasur Baballaret e tyre me detyra qe punonin per Komunizmin Diktatorial, por Femijet e tyre kane qene vertete me Ide Demokratike...qe kane pelqyer ta jetojne jeten te lire si Evropianet..... kam njohur une psh nje X person ku Babai i tije ka qene Dipllomate dhe ky vete kishte mbaruar shkollen ne Sauk per Sigurims, por ishte djaloshe garip sic flitej atehere, por neve ishim gjithmone te Rezervuar ndaj tij, se nuk kishim besim....se ka patur dhe raste qe ne shoqerine e punes ku punonim si puntore te thjeshte , kishte njerez Ordinere po puntore te thjeshte qe ishin Spiune Ordiner legena ..... Por po ti Analizojme ne ditet e sotme , kohen e kaluar, ka patur dhe njerez te mire ...
Mos u habisni qe ka patur raste qe ndokush kane pasur Baballaret e tyre me detyra qe punonin per Komunizmin Diktatorial, por Femijet e tyre kane qene vertete me Ide Demokratike...qe kane pelqyer ta jetojne jeten te lire si Evropianet..... kam njohur une psh nje X person ku Babai i tije ka qene Dipllomate dhe ky vete kishte mbaruar shkollen ne Sauk per Sigurims, por ishte djaloshe garip sic flitej atehere, por neve ishim gjithmone te Rezervuar ndaj tij, se nuk kishim besim....se ka patur dhe raste qe ne shoqerine e punes ku punonim si puntore te thjeshte , kishte njerez Ordinere po puntore te thjeshte qe ishin Spiune Ordiner legena ..... Por po ti Analizojme ne ditet e sotme , kohen e kaluar, ka patur dhe njerez te mire ...