VIDEO/ Debati i Ramiz Alisë me Hekuran Isain për koburen e “humbur” në protestën e 8 dhjetorit

9 Dhjetor 2024, 13:41Dossier TEMA
VIDEO/ Debati i Ramiz Alisë me Hekuran Isain për koburen e

Në datën 8 dhjetor 1990, kur protesta studentore mbërriti tek rruga e Elbasanit, u përballën me policinë e diktaturës, ku dhe u dhunuan disa prej studentëve.

Në takimin që patën me Ramiz Alinë disa çaste më vonë, ata u ankuan për dhunën që policia kishte ushtruar ndaj tyre. Lidhur me këtë ngjarje, Ramiz Alia do të kërkonte shpjegime nga ministri i brendshëm në mbledhjen sekrete të byrosë politike. Në atë mbledhje ka një debat mes Ramiz Alisë dhe ministrit të brendshëm Hekuran Isai, ku ky i fundit e justifikon dhunën me humbjen e një pistolete të njërit prej oficerëve të policisë.

Ramiz Alia: Disa të rinj atje rrëzuan një officer të ushtrisë, i marrin koburen, në errësirë ashtu siç ishte… Tani, nuk e di a u vërtetua nëse ia morën koburën apo jo… Ia kanë marrë? E ke numrin e kobures?

Hekuran Isai: Nuk e mbaj mend numrin e kobures.

Ramiz Alia: J,o jo e keni.. Mirë. Më duhet mua sepse kur ti takoj do tiu jap numrine kobures.

Ramiz alia: Domethënë, i morën koburen, oficeri bërtiti dhe goditën një student. Pas atij, tre policë të tjerë goditën studentët dhe qëlloi që u godit edhe një nga ata studentë që ishte në takim me mua. Fakt është që pas kësaj ata u shpërndanë dhe shkuan në konvikt.

Lini një Përgjigje