Në një intervistë para disa kohësh Xhelil Gjoni, numri dy i regjimit komunist në fundin e tij, tha hapur atë që opinioni publik e kuptoi me kalimin e viteve: Se ndërrimi i sistemeve është dirigjuar plotësisht nga figurat kryesore të regjimit me në krye ish Presidentin Alia.
Gazeta Dita ka ripublikuar këtë intervistë me Skënder Gjinushin, aktualisht, akademik i tërhequr nga politika aktive, ish-ministër i Arsimit në vitet e teatrit politik të ndërrimit të sistemeve.
Gjinushi pyetet fillimisht: “Para se t’ju pyes për versionin tuaj, është pak e çuditshme pse ju nuk e keni përmendur që keni qenë me Sali Berishën në Qytetin Studenti, teksa dihet që ju dhe Lisien Bashkurti keni negociuar me studentët…”
Ai përgjigjet: “Unë s’e kam fshehur kurrë, por nuk e di si e pse mediat dhe persona të caktuar e kanë censuruar një fakt të tillë. Më vjen shumë habi që është ky perceptim dhe ju mendoni kështu. Madje sot më pyesni për çfarë të doni. Unë do ju tregoj fakte dhe ju pastaj konkluzionet nxirrini vetë…”
“…Më thanë që ata të dy kishin ardhur të protestonin se ishin dhunuar studentët. Kjo ishte fraza që dëgjova. Ndërkohë që po rregulloheshim nëpër makina, na thanë se shoku Xhelil kërkonte Saliun. Saliu u ngjit, zbriti dhe pastaj shoku Sali që supozohej do vinte me ne, i hipi makinës së Xhelilit. Tani ai e pranon vetë se nga aty ka ikur te Ramizi. Në mbrëmje shkuam sërish në Q.Studenti dhe aty mora vesh që ishte caktuar Saliu për të negociuar”.
Zoti Gjoni thotë të vërtetën apo ka shtrembërime faktesh siç pretendon Arben Imami?
Skënder Gjinushi: Ka thënë absolutisht të vërtetën!
Pra gjithçka qenka dirigjuar nga Ramiz Alia dhe të tjerët. Ju ishit pjesë?
Skënder Gjinushi: Unë kam qenë disa herë në atë kohë në Q.Studenti. Për herë të parë e kujtoj që ka qenë ditë e shtunë dhe jam thirrur nga Adil Çarçani, për të inspektuar punimet në Q.Studenti, sepse në atë kohë ishin ndërtuar shumë godina dhe kishte një vëmendje të ministrisë për Qytetin. U çudita pak që duhet të shkonim kështu papritur, për të inspektuar punimet. Kemi qenë unë, Adil Çarçani dhe ministri i Ndërtimit Ismail Ahmeti. Pamë edhe atë kaldajën dhe aty kemi marrë vesh që një grup studentësh kërkonin takim. Jemi ndaluar te një godinë vajzash. Mund të them që ndihej që ziente diçka. E vërteta është që ka patur nja dy a tre studentë që po e ngrinin zërin më shumë. Ironizonin me kushtet, me të ftohtin. Por nuk bëhet fjalë që të ketë pasur ndonjë acarim, të jenë lëshuar sharje. T’i them këto se kam lexuar lart e poshtë plot sajesa të kësaj natyre. Ka qenë vetëm një vajzë, e cila i dha një sens politik çështjes; ajo i tha Adil Çarçanit pasi iu drejtua me respekt dhe i foli për kushtet, diçka të tillë: “Ka thënë Foto Çami që këto masat i merrni sa për sy e faqe të botës”. Në të vërtetë këtë e kish thënë dikush, por jo Foto Çami. E kish thënë një tjetër, po pak rëndësi ka. Aty jam ngritur unë e i kam thënë asaj vajzës që edhe po e ka thënë këtë Foto Çami, këtu je duke folur me kryeministrin. Dhe nëse e ka thënë Foto Çami, shumë gabim ka bërë. Por kaq ishte biseda, nuk është se ajo studentja doli më hapur duke folur për ndonjë ndryshim më të madh. Por nuk ishte histori investimesh në Q.Studenti, se atje po investohej sa nuk ishte investuar në 20 vjet.
Pse, sistemi do ndryshohej pse nuk kishte investime në Qytetin Studenti? Ishte kaldaja që nuk punonte tek studentët, që do rrëzonte një regjim?
Skënder Gjinushi: Sigurisht që jo. Ua kam thënë edhe atëherë studentëve: Po jeni për kushtet e Q.Studenti, jeni më mirë se Shqipëria, po jeni për kushtet e Shqipërisë atëherë është tjetër gjë dhe hajde dhe flasim se ishte koha që duhej dhe pikë. Sistemi kish marrë rrugën me kohë.
Ju ishit të vetëdijshëm si kabinet qeveritar që kishte ardhur fundi i atij sistemi? E diskutonit këtë me njëri-tjetrin?
Skënder Gjinushi: Ka qenë një Enver Halili*, ju jeni e re dhe s’e kujtoni, por ai ishte njeriu i afërt i Ramizit dhe vinte na maste pulsin neve se çfarë mendonim. Dhe kam diçka që më duhet ta rrëzoj absolutisht, se nuk ishte kjo histori studentësh. Pse sipas jush e kishin kuptuar këtë gjë më mirë studentët dhe nuk e kuptonin intelektualët?! Ka vend ku të rrijë?! Do s’do, më me përvojë sesa ata ishim, kishim parë më shumë. Për shumë specifika, kishim vetë detyrim të reflektonim më shumë. Realiteti është se në të gjitha shtresat e popullsisë kish njerëz që e kuptonin ndryshimin dhe kishte nga ata që e kishin me urgjencë, dhe kishte që e kishin edhe me avash-avash.
Ju si e mendonit?
Skënder Gjinushi: Unë dihet sesi e mendoja. Se në mënyrë qesharake, shumë i janë referuar gazetave të kohës të cilat siç jua thashë, ishin të kontrolluara. Unë e kam thënë në Kuvendin e Shqipërisë, 1 muaj para lëvizjes studentore, ku kam folur hapur për ekonomi tregu, për pluralizëm politik dhe emigracion të ligjshëm. Fakti është që ka bërë shumë jehonë ky fjalim, por më i prekshëm ishte pjesa e deklaratës për emigracionin dhe këtë e ka thënë Alfons Gurashi, ndërsa “Zëri i Popullit” e ka çensuruar të nesërmen. Nëse disa mburren që kanë bërë ndonjë artikull dhe që nuk ishte kaq i avancuar, artikullin tim e censuruan ndonëse isha ministër Arsimi. Ky fjalim ishte dhe një nga kreditet që në ambientet studentore unë atëherë isha i mirëpritur. Kur ka nisur lëvizja studentore, jam lajmëruar nga Pirro Kondi dhe hera e parë që kam takuar Azem Hajdarin ka qenë një mbrëmje, ku më kujtohet se nuk pranonin të ndiznin dritat se kishin frikë se filmoheshin. Nuk mbaj mend se nga iku rektori në një çast, dhe kam parë me sy të lirë që mund të ishin rreth 200 a 300 vetë, dhe një oficer i prapavijës. Aty hymë në dialog, unë me ata. Ata thoshin se e mbështesnin Ramiz Alinë, dhe jo ftohja e jo ngrohja. Aty kam njohur për herë të parë Azem Hajdarin, i cili mbante një xhup të zi dhe më ofroi mikrofonin duke më thënë, ‘folu ti ministër, se ty të dëgjojnë’. Atëherë nuk është se dinim shumë edhe nga këto të folurat si në mitingje. Në një moment, Azemi ka thënë, ikim drejt sheshit Skënderbe; dhe i thashë: Mirë, do ikni, po ç’do bëni atje? Atje nuk ka asnjë veç Skënderbeut! Tani atje s’ka këmbë njeriu. Më kujtohet që thonin, ‘mbështesim Ramizin kundër merimangës’, e këto historitë kështu. Por nuk ishte ndonjë hata. Ishin reagime të lokalizuara dhe vetëm ata të vijës së parë ishin më të informuar, dihet! U sugjerova që të qëndronim në sheshin e tyre dhe të dialogonim aty. Dmth, nuk dija se çfarë mund të flitej me një turmë por kishte edhe spontanitete. Erdhi njëri dhe thirri “Para, para”, dhe ç’të bënim? Ecëm para, unë si ministër dhe studentët. Nazarko thotë që në atë kohë ka ecur në krahun tim; nuk e kujtoj me siguri, se kush i mban mend të gjitha, por prapë them mirë se paskam edhe dëshmitar. Por sigurisht kam edhe studentët e mi të matematikës si ai Fundo, që del ndonjëherë, por këta të matematikës janë edhe më të zgjuar disi.
Çfarë ndodhi më tej?
Skënder Gjinushi: Pastaj kanë filluar të këndojnë disa këngë patriotike dhe vargje, ‘mjaft me robëri, o e mjera Shqipëri’, që Saliu thotë ishin thirrje për armë. Në fakt jo. Pas pak kohe, studentët kërkuan takim me Ramiz Alinë. U vendos që një përfaqësi të takohej me Ramiz Alinë. Aty mora vesh që ishin shpërndarë një pjesë e tyre me shkopinj. Në fakt “duheshin rrahur” një çikë, që të rritej presioni se e kishin marrë me shumë qetësi, se tjetër logjikë s’kish ajo rrahje (qesh). Pyeta se çfarë ndodhi që u krijua kjo atmosferë dhe më thanë që kish humbur revolja e një oficeri. Se ça përralle ishte kjo, nuk e mora vesh asnjëherë. Të nesërmen bëhej një mbledhje qeverie dhe atë ditë bëhej mësim se në atë kohë zëvëndësoheshin ditët e festave. Na njoftuan se ata kishin dalë prapë dhe këtë herë pranë ambasadës italiane. Unë isha në zyrën time, kur më mori dikush që as sot s’e kam gjetur se kush më mori, ndonëse ishte numër që merrej vetëm nga zyrat kryesore – dhe më thotë që duhet të jesh në Q.Studenti për gjysmë ore, sepse do të shkojë atje shoku Ramiz në një takim me studentët. Kur nisem, afër ambasadës franceze dallova që rruga ishte tullë, e zbrazët. Nuk më pëlqeu boshatisja. Nisem tek konviktet dhe vijnë me vrap. Isha në një pozicion jo shumë komod, sepse në fund të fundit isha anëtar i qeverisë. Ndala makinën dhe takova studentët, të cilët disa ishin rrahur e më tregonin, shiko ç’na bënë. Kuptohej që sa më shumë kohë kalonte, vinin këta kryesorët. I pyeta, çfarë kërkoni? Se ngrohje-ftohjen s’e kërkoni te policët. Po kishte kështu, lëvizje spontane. Erdhi njëri e thoshte, “shiko ç’më bënë” dhe përmendi fjalën, “diktatura”. Dëgjo, – i thashë, – deri tek shkopi e guri quhet demokraci, po hyri plumbi quhet diktaturë.
Vendosëm që do i prisja në një takim dhe u largova. Pasdite na kërkuan në komitetin e partisë (të Tiranës) dhe kur shkoj atje, dukej alarm i madh. Hyr e dil. Më kujtohet që Xhelili (Gjoni) qe shumë i tensionuar, i merakosur për ndonjë dalje të situatës nga duart, dhe aty gjeta kohë për të treguar një histori që u shkonte përshtat rrethanave. “Ishte njëri në mbledhje organizate dhe u çua e tha: “Po qe e nevojshme, do marrim armët e do mbrojmë pushtetin”. Hë e shikon – më tha ai (Xhelili). Prit, i thashë, se pas 10 minutash ishte ngritur nga vendi ai dhe e kishin pyetur: Ku po shkon, të marrësh armët? Jo, ishte përgjigjur, “u çova se po shkoj pak në banjë, se prostata…”. Ma kishin thënë në vërtetë këtë histori. Populli ka humor edhe në çaste të vështira. Xhelili më tha që duheshin takuar studentët. I thashë që i kisha takuar edhe mbrëmë, dhe i shpjegova se janë turmë pa kokë. Më tha që atë natë do vinin edhe Saliu me Besnik Mustafajn. Më thanë që ata të dy kishin ardhur të protestonin se ishin dhunuar studentët. Kjo ishte fraza që dëgjova. Ndërkohë që po rregulloheshim nëpër makina, na thanë se shoku Xhelil kërkonte Saliun. Saliu u ngjit, zbriti dhe pastaj shoku Sali që supozohej do vinte me ne, i hipi makinës së Xhelilit. Tani ai e pranon vetë se nga aty ka ikur te Ramizi. Në mbrëmje shkuam sërish në Q.Studenti dhe aty mora vesh që ishte caktuar Saliu për të negociuar. Diçka kuptova, qëkur na rrëshqiti. Në darkë nuk ndodhi ndonjë gjë. Të paktën për t’u mbajt mend. Të hënën më thonë, do të shkosh tek Ramizi. Shkova aty tek-pullë. Më tha që kishte lënë një takim doktor Berisha. Më tha që të merrja edhe doktorin dhe i thashë, “ku ta gjej?”. Ramizi më tha se ai kish 3 orë që ishte në zyrën e Xhelilit. Dëgjojini, tha. Erdhi pas pak edhe Saliu, i cili rrinte si nxënësi para mësuesit, kokëulur. Kështu rrinte ai. Unë e pyeta se çfarë qëndrimi do mbahet, cili është pozicioni ynë. Ramizi u kthye nga Saliu dhe i tha: Si e the ti, Sali? Iu referua Saliut për takimin me intelektualët. Saliu s’po përgjigjej. I thashë unë që Saliu ka thënë (neve s’na kishin ftuar në atë takim të intelektualëve, nuk na kishin konsideruar të rëndësishëm ne grupin e ministrave që kishim mendimin tjetër) se masat e ndërmarra kohët e fundit janë më të avancuara se psikologjia shoqërore. Ideja e Saliu kishte qenë se partia po ecte më shpejt sesa populli.
-Atëhere, – tha Saliu, – tani jo më. Dhe atëhere ai e kishte fjalën për 3 muaj më parë. Aty kuptohej se kishte ndërruar skema. Ose të paktën kështu e lexova unë.
DITA: Troç zoti Gjinushi, lëvizja studentore ishte e dirigjuar nga regjimi i kohës. U zgjodhën studentët apo ishte diçka spontane?
Skënder Gjinushi: Tashmë pakënaqësia ishte e akumuluar. Presioni i lindjes kish mbërritur këtu. Tani vërtet Ramiz Alia nuk i parapriu, por as nuk frenoi me gjak. Unë gjithmonë kam bërë një krahasim mes Ramizit dhe Saliut. Ramizi ka luajtur gjithmonë me balona dhe e di gjithmonë kur duhej lëshuar peri. Ndërsa Saliu s’ka luajtur, dhe sa më shumë i fryn era, aq më shumë mban litarin pas pemës dhe i këputet. Balona të mëson shumë politikë.
Pse ja dha perin e pushtetit Ramiz Alia, doktor Berishës? Ai nuk i rrëfeu kurrë motivet që e çuan në atë përzgjedhje. Pse vallë e qepi gojën udhëheqësi i fundit komunist?
Skënder Gjinushi: Atë unë nuk e di. Mundet t’ja kenë servirur, ndoshte lobe të caktuara. Mundet të ketë qenë një zgjedhje personale. Unë këtë s’e di.
A e ke takuar më vonë Ramiz Alinë? Ke pasur kuriozitet ta pyesësh? Psh, ju ishit i ri dhe ministër Arsimi në atë kohë. Një figurë që fliste për ekonominë e tregut dhe pluralizmin. Studentët nëse është siç thoni ju, ju pëlqenin. Dhe Berisha shfaqet nëpër makinat e aparatit të regjimit. Pak e çuditshme.
Skënder Gjinushi: Nuk e di pse unë edhe të tjerë si Ismail Ahmeti psh, u anashkaluam. E kam pyetur njëherë Ramizin. I kam thënë që nëse e ka njohur më parë se çfarë është Saliu dhe e ka zgjedhur, i ka borxhe të mëdha këtij vendi. Nëse ja kanë servirur, është tjetër gjë. Ai më tha që jo, nuk ishte kështu. Por e ndjeva që nuk ishte i sinqertë dhe se nuk donte të fliste.
Ju vetë çfarë mendoni. E keni një ide në kokë? Çfarë gjeti tek Berisha që ju s’e kishit…
Skënder Gjinushi: Ne në atë kohë mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Që ishte zgjedhur sa për fasadë dhe se ishte energjik dhe i përshtatshëm për frymë mitingjesh. Tani që nuk rezultoi lëngu i parë i fasuleve, mendoj që Berishën ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, këtë unë nuk e di vërtet.
Po krijimin e PD-së e kontrolloi gjithashtu regjimi, siç thotë dhe zoti Gjoni?
Skënder Gjinushi: A ju shkon në mendje se ka ndonjë regjim që nuk ushtron kontroll mbi një lëvizje? Aq më tepër, mbi një lëvizje që e kish zgjedhur vetë që të ishte e tillë. Sistemi kish marrë fund dhe studentët ishin alternativa më e paqtë. Ramiz Alia nuk ishte dot një Gorbaçov, por ka meritën e tij të një qetësie dhe që siguroi një kalim të butë pa viktima. Në çdo vend, studentët dhe minatorët janë ata që mund të bëjnë ndryshimet. E dini pse? Sepse ata kanë solidaritet. Në Shqipëri, disidenca nuk ishte e organizuar. Nuk bëhej bashkë. Nuk kishte fare. Më kujtohet, gjatë takimit me opozitën, ku ajo antikomunistja e thekur Mesila Doda thotë që unë kam dalë nga banja e Ramizit. Ka të drejtë ajo, se në fakt mbajti gjallë grevën e urisë. Por gënjen dhe ka folur në emër të Saliut, kur e ka thënë diçka të tillë; se e para e punës, ai takimi është bërë në një korridor. Nga cila banjë do dilja unë?! Gjithsesi më kujtohet nga ai takim, që ka qenë një numër i revistës “Shkenca dhe Jeta” me foton e bustit të Enverit dhe Azemi i ka thënë Ramizit: Nesër do e rrëzojmë këtë, duke e treguar me dorën që kthehej përmbys. Ik se s’merr vesh ti, i tha Ramizi. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Ishin të gjitha shenjat që kjo ishte një skemë. Mund të kishte dhe të papritura, por koha tregoi që gjithçka shkoi në paqe.
M’u duk sikur e kishit peng që nuk ju ka zgjedhur ju Ramiz Alia?
Skënder Gjinushi: Jo, nuk po them për vete. Po në atë kohë kishte intelektualë dhe ndoshta Ismail Ahmeti do kish qenë një zgjedhje e mirë. Dhe diçka tjetër, se më kujtohen gjërat kështu. Kaq aq shumë, sa nuk del koha as një intervistë. Kemi qenë diku unë, Gramoz Pashko dhe Lisien Bashkurti. Aty kam parë për herë të parë edhe futjen në skenë të Gramozit. Erdhi Berisha dhe u foli atyre të dyve, dhe pashë që mua s’më vuri re. Iu drejtua atyre duke u thënë: “Ti Gramoz dhe Lisien, do uleni të shkruani programin e PD-së”. Kur më pa që isha aty, m’u duk se nuk i pëlqeu.
Programin i PD është bërë në shtëpinë e të ndjerit Gramoz Pashko. Janë edhe pamjet filmike. Të jetë e mundur që kudo të jetë dora e regjimit?
Skënder Gjinushi: E vini në dyshim…?!
Gustoheni corben e komunisteve , Po deshet edhe pa buke , lepini edhe gishtat ! KY eshte pluralizmin , kjo eshte demokracia , KY eshte SALI BERISHA dhe e gjithe BERMUDIA qe u ka Lene ne tryeze komunizmit per t'u mbllacitur edhe per shume kohe . Kete ua thote vete S. Gjinua me gojen e tij , d.m.th. vete komunizmit ! Mirepo neve na pelqen te shikojme endrra me sy hapur ! Vazhdoni , CA me Sale , CA me Edin , CA me Like , se me qar do t'u dale !
Ajo qe thote Gjinushi per kontrollin e regjimit ndaj levizjeve popullore eshte teper e sakte. I kam si sot ne mendje ato ngjarje kur Berisha u afrua si lider ne partine e re te pa formuar akoma. Sa e pashe ne podium, i them disa qe ishin prane meje se kjo eshte loja e Sigurimit te Shtetit dhe e Ramiz Alise, prandaj nuk mundet me i besu. Atehere kisha dyshime duke pare Saliun ne krye, pasi e njihja shume mire nga tregimet e tim eti, njerit nga kirurget me te famshem ne Shqiperi, por faktet e mevonshme te te gjithe veprimtarise se tij ne keta 34 vjet post komunizmit, treguan se dyshimet qe kisha atehere ishin te drejta. Salih Berisha eshte nje qelbanik dhe maskara qe ka ndjenjen e madheshtise dhe sabotoi enderren e shqiptareve per liri e demokraci. Kush i shkon nga mbrapa ose eshte i korruptuar dhe kerkon te ruaje parate qe ka vjedhur ne kohen e Salihut ose eshte i manget nga trute e kokes. Ka patur gjithmone dyshime se Berisha ishte nje agjent serb. Te pakten keshtu perflitej ne rrethet e ngushta te kohes, por vete veprimtaria e tij mbas viteve 90 ka treguar se ai gjithmone ka bere ate qe i leverdiste Serbise. Komentet e tjera jane te kota.
Mese e vertete...por gjithsesi faji eshte i te gjithvet....se shqiptaret e kishin mendjen tek buka dhe tek pasurite...sidomos ata te Presejutuarit....qe ulen koken dhe u turren mbas demshperblimeve, pa Eleminuar miun e Dekomkracise saliun serb mutin... pastaj dhe ky zonja Skender Gjinushi , fytyre e poshter si nuk i vjen Turp dhe ketij nga Femijet e tije ! por njerezit pa karakter si en kete raste , Turpine kane ngrene me buke qe ne kohen e Komunizmit ..... vari caret te gjithvet...
Mese e vertete...por gjithsesi faji eshte i te gjithvet....se shqiptaret e kishin mendjen tek buka dhe tek pasurite...sidomos ata te Presejutuarit....qe ulen koken dhe u turren mbas demshperblimeve, pa Eleminuar miun e Dekomkracise saliun serb mutin... pastaj dhe ky zonja Skender Gjinushi , fytyre e poshter si nuk i vjen Turp dhe ketij nga Femijet e tije ! por njerezit pa karakter si en kete raste , Turpine kane ngrene me buke qe ne kohen e Komunizmit ..... vari caret te gjithvet...
Mese e vertete...por gjithsesi faji eshte i te gjithvet....se shqiptaret e kishin mendjen tek buka dhe tek pasurite...sidomos ata te Presejutuarit....qe ulen koken dhe u turren mbas demshperblimeve, pa Eleminuar miun e Dekomkracise saliun serb mutin... pastaj dhe ky zonja Skender Gjinushi , fytyre e poshter si nuk i vjen Turp dhe ketij nga Femijet e tije ! por njerezit pa karakter si en kete raste , Turpine kane ngrene me buke qe ne kohen e Komunizmit ..... vari caret te gjithvet...
Ramizi do te te zgjidhte ty , por ta prishen vetullat Skënder Gjinushi: Atë unë nuk e di. Mundet t’ja kenë servirur, ndoshte lobe të caktuara. Kush tjeter pervec familjes Hoxha dhe serbeve
Xhelil Gjoni.
Ti @Vetulla je pak gje e trashe ! Ti nuk e ke te zhvilluar sa duhet as instiktin qe trashegohet nder qeniet njerezore ne breza . Se pari , ti nuk arrin te kuptosh poziten dominuese te SHBA - se ne gjithe boten ! A i pe shqiptaret ne mitingun e Tiranes kur erdhi Bejkeri , qe ne sheshin Skenderbej ishin mbledhur gati nje gjysme milion njerez ? A e di ti qe personalitetet tona qe e priten ne aeroport, i thane Bejkerit qe "mos shko me makine per ne qytet , se do te te ngreme ne krahe me barrela , megjith makine e do te cojme ne sheshin Skenderbe ? Po William Ryerson , ambasadori amerikan me i fuqishem qe e kishte seline e vet ne Beograd , dhe UDB-ja e saj ishte si nje dege e CIAS - amerikane , qender prej nga drejtohej e gjithe puna nen rrogoz per rrezimin e komunizmit ne Lindje ? Po faktin tjeter qe Amerika e emeroi Rajersonin ambasdador ne Kine , dhe qe Kina nuk e pranoi ne asnje menyre , sepse e njihte mire rrezikshmerine e nje kuadri ten rregjur te spiunazhit te Cias dhe mbas atij refuzimi , Amerikanet e emeruan ambasador ne Shqiperi , i cili PA AS ME TE VOGLEN MEDYSHJE NA LA PESHQESH NJE UJK , AGJENT TE SPROVUAR E BESNIK I MEMES SERBI , BAJRAKTARIN SERB TE VICIDOLIT , SALIUN ? T`i thash keto se me erdhi kaq per shkallen e inteligjences tende dhe nuk deshiroj te vdesesh injorant !
Ne ate kohe ,por Edhe me pare "rregjim " ne drejtim ishte kapur nga Agjentet e spiunazheve te huaja.Meqe ne kete interviste eshte Skender Gjinushi,vetem skenderi Ka qene agjent i spiunazhit Francez.Ramizi ne sherbimin jugosllave ,rekrutuar qekur ishte komisar i Divizionit te peste ,gjate luftes nga keshltari i tij jugosllav.Saliun e dini,agjent i UDB por Edhe i sigurimit,rekrutuar nga xhaxhai i tij ,agjent i UDB dhe i sigurimit.Gramoz Pashkos agjent i Intelegjent Servisit englez.Neritan Ceka i zbulimit Gjerman.Fatosi i zbulimit grek.E Plot te tjeret.,si ne udheheqjen te PPSH Edhe ne PD.
KETO QE THUA TI TRAPAJAN , NUK I LUAN TOPI , AQ TE SAKTA JANE .
Nëse mund të medohej një demokrat i vërtetë, i mençur, i ditur, i guximshëm dhe patriot, për të drejtuar vendin pas rënjes së diktaturës, ky ka qënë Skender Gjinushi. Injorimi i tij, në ditët e para të përmbysjes dhe, më vonë, u bë për faktin se, dikujt i interesonte zëvëndësimi i diktaturës me një tip fashizmi të ri. Për këtë duhej Sai Shpellar Berisha.
Te jap te drejte. Skenderin e kam njohur nepermjet nje shokut im ne rini, ishte perjudhe vere, ai sapo ishte kthyer me pushimet e shkolles nga Franca, mbasi studjote atje, ishte djale me humor, shume inteligjent dhe fare i thjeshte.
Cfar lezon ne gazetat e nje shteti te korruptuar e kriminal sic eshte Shqiperia?shkruajne per sherbetoret e qelbur te shtetit kooperativist kriminal ku vellai spiunonte vellane dhe se funziona brohorisnin para tribunes se kriminelve.keta te atehershem sot na i tregojne ne shkrimet e tre si prures se "demokracise" a mund te ishte demokrat gramoz pashko ,djali I kriminelit josif pashko,apo skender gjinushi kelysh i moneklatures kriminele.vazhdon propaganda ne favor te ish spiuneve e bastardeve.sic dikush beri listen e krimineleve te luftes duhet bere dhe lista e krimineleve e te ashtuquajtures demokraci disa emra po i shkruaj sali breke skisha.fatoq nano ,edhiu I rames e idhjer metà etjere.
...e besoj Gjinushin dhe vleresoj gjithmon si intelektual te plotesuar , i zgjuar e i mencur....nuk gabon ne renditjen e vleresimin e ngjarjeve...nuk e kuptoj se si doli saliu njeriu me kulture e inelekt te kufizuar mos flasim me devijime morali e personalitet (alabaku).... ??? Shqiperise nuk i kane munguar njerezit e duhur..
Nje hajvan si ti ,nuk eshte krijuar te kuptoje lloin e bashipozukut dhe ngjyren e tij .Nje qeveri bashipozuke,qe burgos popullin e tij me mijra forma dhe kapteri i fundit te saj ,qe ruan qeline brenda burrgut si nje i burgosur brenda burrgut ,,,,, Eshte nje krijese negative ,qe i sherben vetem ligesise . Njerzit qe i sherbejne ligesise sa do pak,,,nuk quhen kurre [ njerz te duhur ] Nje alabak minister dhe nje doktor sekretar partie jane nje bashipozukeri e njejte ,qe kan nje qellim ,ti sherbejne ligesise ,nga faktori [ Origjine e ulet, origjine e piste ,origjin plebeu ] prandaj kishin privilegjin e ministrit dhe doktorit etj,,,,,,O hajvani qe nuk kupton si doli saliu dhe nuk doli ky bajga tjeter .
Sarij te mendoj deri ku arin poshtersia e ketyre kafsheve politike, hengren xhvaten shkretuan ne kuriz te popullit, tani duhet tu degjojme dhe historite, termeti Trump do I zhduki keta pjella te Erresires. Qe vecse kan mbuluar demokracine smundet as ata vet te shofin. Te verrber qe udheheqin popullin drejt globalisteve drejt Tempullit Satanik te Sorosit.
Dikush permend se SB e ka servirur Xh.Gjoni! Me duket me afer te se vertetes! Bazuar ne theshetheme... Xhelua kishte shume miqesi me nje mjeke te njohur.
S. Gjinushi ndyresira me e madhe e ketyre 30 vjeteve
Gjinushi ka qene me komunist se Enveri. Dogmatik dhe mediokerr (ndryshe nga iluzioni qe ka krijuar) nuk do te "luftonte" kurre kunder sistemit qe e beri dhe po e mbante minister. Ai kishte nje kolltuk te ngrohte dhe te sigurte, perse duhej t'i vinte zjarrin!? Ai luftoi me cdo menyre per te frenuar levizjen kunder sistemit. Me kujtohen vetullat e tij te ngysura dhe shikimi vrastar (oh te na rruac bithen o Qinush) qe kercenonin nen pushtetin e regjimit qe gjoja "e di se c'te bej une ty!?" E megjithate i eci mire qinushit. Kolltukaxhiu nuk pati fare inerci. E nderroi flamurin me shpejtesine e drites dhe nga persekutor u be i persekutuar. Gjinushi eshte nje kameleon i lindur, oportunist i djallezuar qe gjeti "shtegun" duke perfituar here nga budallalleku e here nga miresia e te tjereve. Njerez si ky verme nuk i vlejne askujt, por i tille eshte sot sistemi. Askush nuk ka vemendje as tek koherenca dhe as meritokracia. Babezia eshte futur kudo si nje semundje qe nuk lë kohe te gjykosh panoramen e pergjithshme. Ec perpara o qinush, merr rroga e fonde ne Akademi, perfito sa kohe ka mungese te pergjithshme ndergjegjeje.
O Gjinush o rraqe e vjeter e komunizmit, nje vemje dhe nje kellire e peshtire, na paska propozuar demokracine. O bastard, o zagar i Zan Caushit, ti mban per sekretar te pergjithshem te Akademise se Shkencave nje ish hetues te Sigurimit si Irakli Kocollari.
"Latifo"! Sun po m pelqe ky koment qy ke ba. O hera e par qy sun sha Spiro Kolekn. Si duket, baba jot shpirtnor, Sahaleja te ka mledh rrup-sup qy t mos shajsh ma komunistat se i duket sukur shan vet çata, Salin.
I kam dhjere varrin Spiro halese dhe kush beri spiron.
Skender Gjinushi eshte nje nga vemjet me te felliqura te sistemit te kaluar qe penetroi me lloj-lloj maskaralleqesh, me nje parti fantazme e arriti majat me te larta te pushtetit edhe pas permbysjes se diktatures. I lidhur pazgjidhshmerisht me nomenklaturen e komunizmit u perpoq me te gjitha dhelperite e tij te frenonte lindjen e pluralizmit e Shqiperi. Sot perpiqet me cdo kusht te mbuloje damkat qe ka pasi e kupton se do kujtohet si nje figure e erret ne histori. Luajti nje rol tejet agresiv e destabilizues ne ngjarjet e 97-tes duke u bere nder ndermjetesit kryesor me bandat e PS-se e komitetet e shpetimit se asaj kohe. Uzurpoi Akademine e Shkencave pasi u ngop me pushtetin ekzekutiv e legjislativ. Nje maskara i pashoq.
Komentues " e verteta " shume mire na e ben si Gjinishu plehra dhe shume gjinushe te tjerer me ke kryekriminelin penecilinen sali... kure populli eshte nje popull idiot... Popull qe vetem duartroket ! dhe ben shqiponjen.... vrasin njeri tjetrin ! ne vend te kishin pastruar komunistet kryesore..
Komentues " e verteta " shume mire na e ben si Gjinishu plehra dhe shume gjinushe te tjerer me ke kryekriminelin penecilinen sali... kure populli eshte nje popull idiot... Popull qe vetem duartroket ! dhe ben shqiponjen.... vrasin njeri tjetrin ! ne vend te kishin pastruar komunistet kryesore..
Te nderuar lexues. Z. Gjinushi thote te vertetat e Tija, ose ato te verteta qe don te thote. Ju lutem, ndiqni me vemendje dokumentarin e TVSH, te dates 12 dhjetor 2012, me rastin e 20 vjetorit te themelimit te P.D, aty protagonistet shfaqen hapur “Aktore” qe na vijne nga Franca dhe ambasada e saj ne vendin tone. Madje, nje perkthyes I famshem, shkrimtari B.M, nga Tropoja (se tani kane turp te thone qe Jane nga qyteti I Bajram Currit ) punonjes i institutions te Studimeve M-L, spjegon se I kish derguar rastesisht nje “gazetari sportiv “ qe shoqeronte “Okser”-in francez, nje informacion , I cili e “paska” botuar ne Gazeten Prestigjoze “Le mond”. Po ky “gazetar” thote B.M., I paska derguar nga Franca, ne Faksin e shtepise se tij, ne Tirane, se dicka po ndodh ne Qytetin Studenti. (“Plasi ne Kucove…”). Tani, ky intelektuali yne “, me inicialet B.M. priti t’ja thoshte rastesisht e shoqja, dibranja D.G (M), dhe ky B.M (shkrimtar, ish min. Jashtem, i njohur si frankofon i thekur, mik per koke me nje gazetar “sportiv”) bashke Lisenkon (Bashkurtin), Saliun (qe Francen e kish si shtepine e tij, me shume se Tropojen, Gjinushin, FATOS Nanon, Kastriot Islamin (me asht “formimit shtetar”, shto ketu dhe Burrin e Madh te Letrave Shqipe, I. Kadarene. Te gjithe frankofone te thekur, por nuk ma do media qe Franca nuk din cfare eshte demokracia, por keshtu I Medion, per interesat e Saja, per hir te interesave serbe ne rajon. Le ta gezojme, pra, “Frakofon”-izmin, qe eshte ngulur kembekryq ne politiken Shqiptare.
????! Komenti më i saktë! Gjinushi është pranë të vërtetës. Rrjedha e kohës e vërteton. Rastësisht kam dëgjuar se edhe R. Alia, e kishte model Francën. Sido të ketë qenë, pak të vërteta na kanë thënë. Studentët, u bënë pjesë, pa ditur gjë, thjesht për solidaritet në kushte të pakënaqësisë së përgjithshme. Dhe u bë mirë. Pavarësisht si u menaxhua, keq sigurisht, mungonte përvoja, komunikimi i shpejtë me mentorët- qoftë dhe ata francezë, agjentura serbe u gjallërua para kapitullimit të mbrojtësve të shtetit e vendit, që për atë ishin paguar nga ne, jo për t’u mbrojtur nga ne, sistemi Ra. U bë mirë! Kur lexon komentet, kupton se sa pa kulturë jemi ende!
Te me falesh ti komentuese z. Mira Juve e komentoni ne Intersat e juja si pjestare e fisit te Dikatorit Ramiz ! dhe nuk keni arsyhe te kritikoni apo te kmentoni te verteten pa dashje ose me dashje ! Me tjeter sy e keni perjetuar juve ate kohe dhe me tjeter sy e ka perjetuar i gjithe Populli i raskapitur nga Dikatura e kaluar dhe mbas me Dikatorin e fundit Penecilina sali !
Te me falesh ti komentuese z. Mira Juve e komentoni ne Intersat e juja si pjestare e fisit te Dikatorit Ramiz ! dhe nuk keni arsyhe te kritikoni apo te kmentoni te verteten pa dashje ose me dashje ! Me tjeter sy e keni perjetuar juve ate kohe dhe me tjeter sy e ka perjetuar i gjithe Populli i raskapitur nga Dikatura e kaluar dhe mbas me Dikatorin e fundit Penecilina sali !
Te gjithe kaska e vjeter qe kane qqene me privlegje nga sistemi i komunizmit nuk duheshin te mernin pjese ne fillimet e Demokracise ! mund te ndimonin edhe nga jashte Politikes.... ppr keto kurva plehra , i sherbyhen njeher sistemit Diktator komunist, moren privilegjet e atyre koherave, dhe me mrapa perseri me privilegje gjoja qe ndimaun apo ishin dakort me ardhjen e Demokracise.... te gjithe pa perjashtim..... shume mire jua ha kane bere te gjithe Popullit shqiptare, kure nuk ishin te zote ti kishin terhequr zvare....po te lindi Anxhetutra Serbe dhe Ruse qe manipulonte popullin me anen ekryekriminelit penecilies Sali ! dhe em vone me lepurin TRim qe te thyhen carin, se per tjeter gje se kemi...Florririn ilir po Spiun Ordinere....se e pame kure e Arestuan si Lepur e paketuan.....nuk ka ngelur gje tjeter nga populli.....vetem nese ben mrekulllira Drejtesia e re SPAK....qe te pastroje shqiperine nga keto lloje kriminelesh...
Te gjithe kaska e vjeter qe kane qqene me privlegje nga sistemi i komunizmit nuk duheshin te mernin pjese ne fillimet e Demokracise ! mund te ndimonin edhe nga jashte Politikes.... ppr keto kurva plehra , i sherbyhen njeher sistemit Diktator komunist, moren privilegjet e atyre koherave, dhe me mrapa perseri me privilegje gjoja qe ndimaun apo ishin dakort me ardhjen e Demokracise.... te gjithe pa perjashtim..... shume mire jua ha kane bere te gjithe Popullit shqiptare, kure nuk ishin te zote ti kishin terhequr zvare....po te lindi Anxhetutra Serbe dhe Ruse qe manipulonte popullin me anen ekryekriminelit penecilies Sali ! dhe em vone me lepurin TRim qe te thyhen carin, se per tjeter gje se kemi...Florririn ilir po Spiun Ordinere....se e pame kure e Arestuan si Lepur e paketuan.....nuk ka ngelur gje tjeter nga populli.....vetem nese ben mrekulllira Drejtesia e re SPAK....qe te pastroje shqiperine nga keto lloje kriminelesh...
Te gjithe kaska e vjeter qe kane qqene me privlegje nga sistemi i komunizmit nuk duheshin te mernin pjese ne fillimet e Demokracise ! mund te ndimonin edhe nga jashte Politikes.... ppr keto kurva plehra , i sherbyhen njeher sistemit Diktator komunist, moren privilegjet e atyre koherave, dhe me mrapa perseri me privilegje gjoja qe ndimaun apo ishin dakort me ardhjen e Demokracise.... te gjithe pa perjashtim..... shume mire jua ha kane bere te gjithe Popullit shqiptare, kure nuk ishin te zote ti kishin terhequr zvare....po te lindi Anxhetutra Serbe dhe Ruse qe manipulonte popullin me anen ekryekriminelit penecilies Sali ! dhe em vone me lepurin TRim qe te thyhen carin, se per tjeter gje se kemi...Florririn ilir po Spiun Ordinere....se e pame kure e Arestuan si Lepur e paketuan.....nuk ka ngelur gje tjeter nga populli.....vetem nese ben mrekulllira Drejtesia e re SPAK....qe te pastroje shqiperine nga keto lloje kriminelesh...
Gjinushi eshte i zgjuar, por ketu ka bere nje vetvrasje vulgare me moton: Doni me per Belulin, e cila kulmon kur thote : ´´Pse sipas jush, e kishin kuptuar me mire studentet dhe nuk e kuptonin intelektualet?! Ka vend ku te rrije?´´.Gjinushi injoron aksiomen, qe levizjet perparimtare ne gjithe boten iniciohen nga studentet, qe jane te paisur me guximin e intelektualit te ri dhe veprojne si nje mase e bashkuar, kunder atyre qe perfaqesojne regjimin e vjeter si lloji i Gjinushit, qe nqse do te ish ai, qe prezantohet ketu nga genjeshtra e vet, gjeja e pare qe duhej te bente, ish heqja dore nga posti i ministrit te diktatures komuniste, qe vazhdonte te mbante. Dhe tani rama e ka vendosur, ne nje vend pellumbash, kryetar i nje akademie, qe e ka mbytur apatia e hashashit oriental, por qe ajetollahu jone i cfrytezon dy deputetet e tij , qe tom-doshi ja solli ne parlament.
Shoh shumë persona këtu që shajnë Gjinushin. Por Gjinushi nuk i ka lyer kurrë duart me gjak në kohën e komunizmit dhe asnjëherë nuk e ka mohuar se ka qenë komunist. Po si t'ia bëjmë me Saleh pleh serbin që i ka punuar një mijë e një këtij vendi dhe është komunisti i fundit i mbetur në Europë.
Ky Gjinushi i ka ngjare shume babajt bioologjik Gjeneralit komunist Rrahman Parllakul , ua dalin me shume se 50% kopila ne tregun politi , Genc Ruli djali i Kadre Hazbiut bashke me Erion Veline. Ka shume kopila kane shkerdhyer grate e njeri tjetrit ne bllok komunistat.....! ..
Ky Gjinushi i ka ngjare shume babajt bioologjik Gjeneralit komunist Rrahman Parllakul , ua dalin me shume se 50% kopila ne tregun politi , Genc Ruli djali i Kadre Hazbiut bashke me Erion Veline. Ka shume kopila kane shkerdhyer grate e njeri tjetrit ne bllok komunistat.....! ..
Ky Gjinushi i ka ngjare shume babajt bioologjik Gjeneralit komunist Rrahman Parllakul , ua dalin me shume se 50% kopila ne tregun politi , Genc Ruli djali i Kadre Hazbiut bashke me Erion Veline. Ka shume kopila kane shkerdhyer grate e njeri tjetrit ne bllok komunistat.....! ..
Ky Gjinushi i ka ngjare shume babajt bioologjik Gjeneralit komunist Rrahman Parllakul , ua dalin me shume se 50% kopila ne tregun politi , Genc Ruli djali i Kadre Hazbiut bashke me Erion Veline. Ka shume kopila kane shkerdhyer grate e njeri tjetrit ne bllok komunistat.....! ..
Hysniu , Xhelili, Gim pure ambassadors, Andi , i jati Andit , Pellumbi i biri Hysniut , Saliu doctoring Hysniut .....kujt shteti fqinje i kane sherbert dhe i sherbejne ?
Duket qarte qe ishte dora e sistemit qe e dha pushtetin pa rezistence, sepse nuk u be gjakderdhje, derisa Saliu filloi vrasjet me ato te 2 Prillit, 1991 dhe deri ne 1997 e me vone. Nqs krahasojme viktimat e regjimit ne 50 vjet me viktimat e Saliut ne 30 vjet, keto te ketij te fundit jane 5 fishi, ne mos me shume nqs behen kerkimet e duhura, qe mos te flasim pastaj per shkaterrimet deri ne themel. Mendoj se Ramizit ia detyruan Saliun.
Gjeni e lexohni librin pune spiunsh e ka qajt ai shkrimtari se sme kujtoht si e ka emrin. E zberthe fije fije penit cka ba e si eshte ba kjo qi trego zotni Gjinushi.
Ja dhe Keno Qenushka Galloshja e fundit e qeverise fundit komuniste te Ramiz Alise sot Kryetar i Akademise Shkencave qe verteton se kjo Rilindje eshte e felliqesirave e kufomave te pa kallura.
Me siguri duhet të jesh ndonjë kopil i ndonjë operativi të zonës . Komunistat ta paskan shkerdhyer tët ëme .
Gjinushi ishte minister po jo i besueshem sa doktori familjes. Pasi besueshmeria kalonte se pari përmes Nexhmijes. Para se ti ofrohej Berishën pozicioni kryetarin të opozites.i është ofruar Zabit Brokes po nuk ka pranuar. Dhe ai mjek i familjes Hoxha.
Piro-Berisha nuk ka qene kurre mjek i familjes Hoxha, packa se ai ka bere te pamunduren per tiu afruar asaj familje me miqesine qe kishte me te bijte e Enverit. Vete Nexhmija e ka pohuar ne intervistat e fundit qe ka dhene se ajo nuk e ka pranuar Berishen qe te behej pjese e grupit te doktorreve qe i sherbenin Enverit duke u nisur pikerisht nga dyshimet qe kishte ndaj tij si agjent serb, packa se ajo ne te njejten interviste foli per gruan e tij (Lirine-Sllobodanka) si me origjine serbe. Kur ekonomia ne vend ra ne nivelet me skandaloze, Ramizi nuk po e degjonte me Nexhmijen. Ne ate kohe ne nderrmarrjet me te medha te vendit Ramizi dergoi njerez qe organizonin mbledhje me punetoret dhe specialistet per te matur pulsin e shoqerise shqiptare ne lidhje me situaten. Duhet te kemi parasysh se ishin vite kur ne Rumani Caushesku dhe e shoqja e tij u pushkatuan. Ramizi nuk donte qe te kishte fundin e Causheskut, prandaj mendoi qe te bente transformime graduale dhe te kontrolluara. Ajo qe thothe Gjinushi ne kete interviste eshte teper e sakte.
Gjinushi ishte pjese dhe pale ne fillimet e demomutit shqiptar. Kam punuar ne nje institucion shkencor dhe ne fillimet e viteve 90 erdhi tek ne nje nga keshilltaret e Ramis Alis dhe ai na ka treguar se ne veren e vitit 1990 tre vete ngjisnin shkallet per ne katin e trete ne seline e komitetit qendror te PPSH ato dite ata ishin Skender Gjinushi,Sabri Godo dhe Sali Berisha konkluzionet I nxirrni vete. Prandaj askush nga keta qe flasin nuk eshte I besueshem.
Erdhi njeri the thirri para para. Zoti minister, ai isha une, student tek Mekanika aso kohe. Nuk jam dakort qe studentet e matematikes jane me te zhjuar!!! Zgjuarsia eshte individuale. Une hapa krahet the ju shtyva te ecnit perpara, ishte erresire tek kthesa perpara dyqanit qe shiste qofte. Ka gjera te verteta ne kte interviste. Zoti Gjinushi, ju ishit regjimi aso kohe. Tani keni mundesine te lini gjurme ne historine e Shqiperise. Gjuha Shqipe dhe Pellazgjia, kjo ju nderon juve si i diplomuar ne Pierre dhe Marie Currie.
ramizi e tregoi veten qe ishte pa kellqe.saliu ishte i zgjedhuri i oborrit.enveri ne vitet 81 82...ja hapi rrugen ramizit...me vrasjet e fundit.dhe prape ramizi u tregua i dobet...oborri vendosi per berishen...duke harruar malokerine e tij ne karakter...dhe i futi te gjithe brenda...sidomos ramizin qe i la celsat e pushtetit ne dore.dhe ky birishe...figura me urryer politike qe ka nxjerr ky shtet ne 112 pavaresi,as dosjet si hapi..se ishte i molepsur me regjimin me shume se kushdo tjeter.gjinushi ishte intelektual...me nje horizont me qytetar se maloku i radhes...apo dikush tjeter....me qytetari...edukata qytetare eshte nje plus qe jo te gjithe intelektualet e kane...dhe ne ate kohe sherbente nje njeri me edukate qytetare.ramizi edhe pse ja dha pa gjak pushtetin...gjakun berisha e derdhi me vone...smund te dilte nga natyra e tij tribale dhe komuniste.
ramizi e tregoi veten qe ishte pa kellqe.saliu ishte i zgjedhuri i oborrit.enveri ne vitet 81 82...ja hapi rrugen ramizit...me vrasjet e fundit.dhe prape ramizi u tregua i dobet...oborri vendosi per berishen...duke harruar malokerine e tij ne karakter...dhe i futi te gjithe brenda...sidomos ramizin qe i la celsat e pushtetit ne dore.dhe ky birishe...figura me urryer politike qe ka nxjerr ky shtet ne 112 pavaresi,as dosjet si hapi..se ishte i molepsur me regjimin me shume se kushdo tjeter.gjinushi ishte intelektual...me nje horizont me qytetar se maloku i radhes...apo dikush tjeter....me qytetari...edukata qytetare eshte nje plus qe jo te gjithe intelektualet e kane...dhe ne ate kohe sherbente nje njeri me edukate qytetare.ramizi edhe pse ja dha pa gjak pushtetin...gjakun berisha e derdhi me vone...smund te dilte nga natyra e tij tribale dhe komuniste.