Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, tetor ‘82 mbi Kanalin e Suezit

10 Dhjetor 2024, 18:10Dossier TEMA

Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, tetor ‘82 mbi Kanalin e Suezit

Nga Dashnor Kaloçi

Ashtu siç ndodhte rëndom gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore dhe jo vetëm, edhe regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit së tij, Ramiz Alia, pothuaj gjatë gjithë periudhës së sundimit të tyre, një prioritet të veçantë kishin edhe përgjimin e selive diplomatike të akredituara në Tiranë, si dhe banesat ku ishin sistemuar trupi diplomatik i huaj. Kjo gjë duket qartë nga ky dokument arkivor që po publikojmë, i cili i përket muajit tetor të vitit 1982, ku oficeri i Sigurimit të Shtetit, Hasan Ulqinaku, me anë të një letre me siglën “Sekret”, informon ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, lidhur me problemin e përgjimit me teknikë operative, të ambasadës egjiptiane në Tiranë, e cila ndodhej në një vilë në Rrugën “Qemal Stafa”, (ngjitur me murin e “Shkollës së Kuqe”), godinë e cila është edhe sot aty.

Dokumenti në fjalë me letrën e Hasan Ulqinakut, i është dërguar ministrit të Brendshëm të asaj kohe, në kuadër të hetimit të ashtuquajturit; “Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, i cili sapo ishte arrestuar (me 10 tetor 1982) dhe mbahej nën masa të rrepta sigurie në Burgun e Tiranës (Reparti 313), ku prej kohësh në qelitë e tij ndodheshin të arrestuar e në proces hetimor, edhe disa prej ish-funksionarëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe njëkohësisht bashkëpunëtorë të ngushtë të Kadri Hazbiut ndër vite, si; Feçor Shehu, zv/ministër dhe ministër i Brendshëm në periudhën 1979-1982, Mihallaq Ziçishti, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Llambi Peçini, ish-kryetar i Degës së Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, Elham Gjika, ish-shefi i Hetuesisë pranë Ministrisë së Brendshme, Kristofor Martiro, ish-hetuesi kryesor i “Grupit të Beqir Ballukut”, Gani Kodra dhe Ali Çeno, ish-komandantë të grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut, etj.

Po ashtu në qelitë e “Repartit 313”, (siç quhej ai burg që njihej ndryshe edhe “Kaushi i Tiranës”), në atë periudhë  mbaheshin të izoluar dhe në proces hetimor, edhe Fiqret Shehu, bashkëshortja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu me dy djemtë, Skënderin dhe Bashkimin, ish-ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase, etj.

Për hetimin e këtij “Grupi armiqësor të kryesuar nga Kadri Hazbiu”, me porosi të udhëheqjes së lartë dhe personalisht të Enver Hoxhës, ishte formuar një “Grup Operativ Special”, që kryesohej nga zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, që nën kujdesin e udhëzimet e ministrit të Brendshëm Hekuran Isai, (i sapo emëruar në atë post ministror), kishin si detyrë: “Hetimin dhe zbardhjen e veprimtarisë armiqësore të Grupit të Kadri Hazbiut e Mehmet Shehut”.

Në këtë kuadër, i është dërguar Grupit Operativ Special edhe letra e oficerit të Sigurimit, Hasan Ulqinaku, lidhur me problemin e përgjimit me teknikë operative të ambasadës egjiptiane në Tiranë, me qëllim fajësimin e ish-ministrit Kadri Hazbiu, që sipas tyre, nuk kishte lejuar përgjimin e asaj ambasade, në një kohë që sipas asaj që kishte deklaruar punonjës i Sigurimit, Dajlan Hajdari, urdhri ishte dhënë personalisht nga “Komandanti”, siç quhej në atë kohë Enver Hoxha.

Por edhe pse në shënimin e tij me shkrim dore, në krye të raport-informacionit në fjalë të Hasan Ulqinakut, ministri i Brendshëm Hekuran Isai, është munduar të fsheh atë gjë, duke shkruar se; “Komandanti nuk ka dijeni”, shumë më e besueshme është ajo çka ka dëshmuar Dajlan Hajdari, pra fakti se ambasada egjiptiane në Tiranë, është përgjuar me teknikë operative, me urdhër të Enver Hoxhës. Por për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë, që është marrë dhe de-klasifikuar nga fondi i Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili publikohet nga Memorie.al

RAPORT-INFORMACIONI I OFICERIT TË SIGURIMIT TË SHTETIT, HASAN ULQINAKU, DËRGUAR MINISTRIT TË BRENDSHËM HEKURAN ISAI, LIDHUR ME PËRGJIMIN ME TEKNIKË OPERATIVE TË AMBASADËS EGJIPTIANE NË TIRANË

                                                                                                             “S e k r e t”

                                                                                                    Ekzemplar një i vetëm

                                                                                                    Tiranë më 22.10.1982 

                                                   I N F O R M A C I O N

Mua, Hasan Ulqinakut, vitin e kaluar gjatë kohës që isha me punë në Degën e V-të, duke biseduar mbi arsyen e heqjes së përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës franceze, shoku Dajlan Hajdari, më ka thënë edhe këtë problem:

“Ka mundësi që heqja e përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës franceze, mund të jetë si problem i heqjes apo mos përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës egjiptiane. Këto masa ndaj ambasadës egjiptiane, u bënë në atë kohë (sipas Dajlanit), sepse ishin urdhëruar nga Komandanti (Enver Hoxha, shënimi ynë), me qëllim që ta kishin të sigurt kalimin nga Kanali i Suezit, sepse në të kundërtën, po të na gjenin teknikën operative në ndërtesën e tyre, do të merrnin masa ndaj nesh, duke na prerë kalimin e anijeve tona nga Suezi”.

(Më hollësisht, kam mendimin të pyetet shoku Dajlan, nga unë apo ndonjë shok tjetër).

Duke e parë sot këtë problem, mendoj se shtrohet pyetja; A ka dijeni komandanti për këtë çështje? Në rast se po, bie ky problem, në rast se jo, mos vallë në atë kohë ka qenë për armikun Kadri Hazbiun dhe armiqtë e tjerë e nevojshme që të mos ambasada egjiptiane?

                              Punëtori Operativ

                                Hasan Ulqinaku

SHËNIMI ME SHKRIM DORE NË RAPORT-INFORMACIONIN E OFICERIT TË SIGURIMIT HASAN ULQINAKU, NGA ANA E MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, HEKURAN ISAI

Bisedoni me Dajlanin. Ne për problemin e ambasadës franceze, jemi mbledhur disa herë, por asnjëherë nuk më është thënë, se kjo qenka lidhur me ambasadën egjiptiane, Suezin dhe se gjoja paska urdhër nga Komandanti.

Një gjë të jesh i sigurt, se Komandanti nuk ka dijeni, prandaj çojeni deri në fund këtë me Dajlanin./Memorie.al

             Hekuran Isai

              23.10.1982

11 Komente

  1. v
    velo

    Sa karagjoza që ka në këto vite "demokraci"ore idjitë po ku ka ambasada në të gjith botën që nuk vënë përgjues apo pë nuk kanë punonjës të shërbimeve inteligjente,....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pederasti hoxha kishte qefe Carin !

      Velo eshte mese e vertete ! mesa kp,emton ! ashtu ndodhe kudo ne cdo shtet te Botes.....dhe eshte mese normale.....por ne kete raste behet fjala qe Pederasti qe mos i gjente shpirti rehat Dikatori hoxha kishte dhene urdher sic ka dhene dhe po jepe kryekrimineli sali , dhe ne kete raste behet fjala se sie ka mohur urdherin e dhene vete nga Diktatori..... OSE ???? Kushedi se ku i bie Cankes ky me kete Shkrim !! Mos i gjente raht shpirti keteij krimineli dhe kriminelave te tjere kure te vdesin me ne krye Diktatorin Terrositin Sali.... dhe grupet e tije qe jane te perlyhr me vrasje dhe me vjedhjet e pasurise te popullit fukara...

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjirokastriti

        me siguri ky miku që e kishte 30 cm duhet të të ketë shkërdhy plakën, tezet e hallat, pra gjithe gratë e fisit!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pederasti hoxha mbrohet akoma !

          Ore si hofendon keshtu per nje Pederast qe e njefe e gjithe Bota si Pederast.... se gruan qe e kam nga Gjirokastra e ke dhe kusherire more ! qenke Idiot me thote gruaja ime.... qe po i lexon keto.... Nese me len gruaja mua, do te me gjeshe nje nuese ti ok ! por nga gjaku jote je dakort ! flm...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pederasti hoxha mbrohet akoma !

            Ore si hofendon keshtu per nje Pederast qe e njefe e gjithe Bota si Pederast.... se gruan qe e kam nga Gjirokastra e ke dhe kusherire more ! qenke Idiot me thote gruaja ime.... qe po i lexon keto.... Nese me len gruaja mua, do te me gjeshe nje nuese ti ok ! por nga gjaku jote je dakort ! flm...

            Përgjigjjuni
        2. P
          Pederasti hoxha kishte qefe Carin !

          Velo eshte mese e vertete ! mesa kp,emton ! ashtu ndodhe kudo ne cdo shtet te Botes.....dhe eshte mese normale.....por ne kete raste behet fjala qe Pederasti qe mos i gjente shpirti rehat Dikatori hoxha kishte dhene urdher sic ka dhene dhe po jepe kryekrimineli sali , dhe ne kete raste behet fjala se sie ka mohur urdherin e dhene vete nga Diktatori..... OSE ???? Kushedi se ku i bie Cankes ky me kete Shkrim !! Mos i gjente raht shpirti keteij krimineli dhe kriminelave te tjere kure te vdesin me ne krye Diktatorin Terrositin Sali.... dhe grupet e tije qe jane te perlyhr me vrasje dhe me vjedhjet e pasurise te popullit fukara...

          Përgjigjjuni
        3. D
          DEMOKRATI

          O Kar Kaloqja ! Pergjimet e personelit diplomatik behen ne te gjithe boten qysh kur jane shpikur aparaturat perkatese dhe behen nga te gjitha shtetet e qeverite. Nese je budalla, mbetesh i pasherueshem. Nese je maskara, perpiqu e lexo qe SHBA, Angli etj kane pergjuar edhe aleatet e tyre, edhe Papen e Romes dhe na pergjojne tash 34 vjet te gjithe " eliten " e turpshme politiko-mediatiko-oligarkike shqiptare, madje ketu brenda shtepise tone. Pra, as ty dhe asnje legeni tjeter si ti nuk ka pse i duket cudi pse shteti i para 1990 pergjonte ambasadat e akredituara ne Tirane. Jeni kaq legene dhe njerez pa dinjitet saqe e zbuloni cdo dite mocalin e qelbet ne te cilin notoni prej kaq kohesh. Edhe dicka tjeter: per te joshur ( dhe mashtruar ) lexuesit, iu thoni se " zbulohet dokumenti ". Ku u zbulua ? Kush e zbuloi ? Kush dhe ku e kishte fshehur ?! Jeni baltovina e kombit shqiptar, sadoqe visheni me kostume firmato dhe me aureole pseudemokratike.

          Përgjigjjuni
          1. "
            "..."

            Shkresa e qartë: Hasani informon ministrin, se lidhur me çështjen e heqjes së përgjimit, Dardani i ka thënë, para një viti, se ka urdhëruar komandanti. Ndaj tani pas një viti, kur ka ndodhur arrestimi i Kadriut, kërkon të verifikohet kjo çështje (pra e heqjes së përgjimit, se sipas shënimit ka lidhje dhe me ambsadën franceze, ku nuk thuhet lidhja, por vetëm kuptohet). Dhe nëse komandanti nuk ka dijeni, atëhere problemi, dyshohet prej raportuesit, ka lidhje me Kadriun, dmth urdhrin e ka dhënë ai dhe kjo përbënte problem për sigurinë e shtetit. Ministri i jep leje ta sqarojë dhe njëkohësisht e njofton se komandanti nuk di gjë. Materiali është një dokument më se i zakonshëm komunikimi zyrtar, aq më shumë që mund t'i jetë kërkuar nga eprori (ministri) në kuadër të hetimeve ndaj Kadriut. Ç'ka këtu, o Kalosh, që e paraqet aq të çuditshëm materialin? Siguria e shtetit ekziston në të gjitha vendet e botës dhe s'ka lidhje me regjimin politik.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vigjilenca

              Me sa po shikojmë se si po përfundojmë si popull dhe si vend i paskemi rënë në qafë Enver Hoxhës, Ai na e ka njohur kokën dhe na e paska vënë mirë festën. Dashkemi diktaturë, nuk jemi dhe bëhemi qytetarë,nuk ndërtokemi shtet. Demokracinë e ndërtojnë njërëzit me dinjitet, ata e mbrojnë dhe e duan atë, ajo do një nivel të lartë qytetar dhe me kulturë.

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Teknologjia qe ka perdorur ish sigurimi i enverit per pergjime ishte te nje teknollogjie primitive e qesharake te mendosh se ambasadat e huaja nuk e dinin se pergjoheshin e te emrnin masat e duhura kur ju duhej. Ambasada Egjyptiane nuk ishte puq me murin e shkolles se kuqe por perball dhe nja 50 metra larg me drejtim nga pazari i ri.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qija ropt labve

                  Qija ropt leberve!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje