Ilir Ikonomi: Noli përgjohej nga FBI-ja, dyshohej si agjent i Austrisë

16 Nëntor 2023, 09:35Dossier TEMA
Ilir Ikonomi: Noli përgjohej nga FBI-ja, dyshohej si agjent i Austrisë

Gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi, në Panairin e librit këtë vit vjen me librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit.

Në studion e “Open” ai rrëfeu pak nga detajet ‘pikante’ që gjenden në këtë libër, duke thënë se ka sjellë detaje që më parë nuk janë bërë publike.

“Duhet të ketë shumë biografi për figura të rëndësishme. Kam një bashkëpunim të gjatë me UETPRES, për të botuar të tre botimet.

Kjo është një pjesë që nuk njihet shumë, fillimet e tij njihen më pak, dhe vendosa t’u hyj më në detaje, sepse ka gjëra të pazbuluara.

Janë detaje, si bashkëpunimi i Nolit me Austrinë, përgjimet që i bënte FBI Nolit se abuzohej si agjent proaustriak, etj., etj.. Ka letra anonime nga shqiptarë që i shkruajnë kishës ruse dhe i thonë se Noli është ateist. Është një komplot shumë interesat. 

Në fund Noli shkruan një letër me fjalë të ashpra, që nuk thuhen këtu, kryepeshkopit rus në Amerikë, dhe disa nga priftërinjtë shqiptarë nuk ishin dakord që Noli të shkëputej nga kisha ruse në atë kohë. 

Noli akuzohet në një rast korrupsioni, dhe jam përpjekur ta shqyrtoj me hollësi, dhe kam gjetur informacione. Unë kam dhënë fakte që më parë nuk janë dhënë”, u shpreh ai.

6 Komente

  1. T
    Turpi eshte pak...

    Ky nje koqe gomari varur.

    1. L
      Laura

      Ilire Ikonomi eshte talent per t'u marre me thashtheme..., prandaj e coi Enveri te studionte gjuhen kineze dhe japoneze ne Pekin.

      1. S
        Studiuesi

        Laura, është e vërtetë që Ilir Ikonomi është talent por jo për tu marë me thashetheme. Do të mjaftonte fakti që ai zotëron më shumë se 4 gjuhë dhe komunikon në më shumë se 10 gjuhë për të kuptuar se iliri është një talent i rrallë jo vetëm i kombit tonë por në mbarë botën që mjerisht mbart vemje edhe të nivelit tënd.

        1. F
          Frederik

          Kush e njeh Ilirin konfirmon vlerësimin e lartë per të. Sukses më tej Ilir Ikonomi !

          1. F
            Frederik

            Kush e njeh nga afer Ilirin konfirmon vleresim te larte. Sukses me tej Ilir !

        2. D
          Deda...

          Monarkia Danubiane katolike ka histori të madhe dhe i është gjendur në krah Shqiperise... Por aty ka pasur dhe nje vater te sionizmit... Z. Ikonomi s'do të bënte keq të hidhte dritë dhe mbi këtë anë të ceshtjes...

          Lini një Përgjigje