Memorie.al / Ata mund të ishin intelektualë, përkthyes, artistë, shkrimtarë, fizikantë, inxhinierë, mjekë, juristë, profesorë, etj., por pas humbjes së lirisë, me futjen e tyre në burg, regjimi komunist i shndërronte në punëtorë krahu, pothuajse të gjithë. Ata thanin këneta, hapnin kanale, zhytur në baltë gjer në brez, ngrinin me krahë mijëra metër kub dhè, ndërtonin rrugë, pallate, ura, uzina e fabrika. Të burgosurit politikë në Shqipëri, gjatë viteve të regjimit komunist, trajtoheshin si skllevër. Ata janë shfrytëzuar ekstremisht si forcë pune, madje edhe në kushtet kur ishin të sëmurë e të pamundur për të punuar. Ky është tashmë një fakt i vërtetuar katërcipërisht, jo vetëm përmes dëshmive të të mbijetuarve, por edhe nga një varg dokumentesh zyrtare, ku shpjegohet në detaje se si ngriheshin e më tej, si funksiononin kampet e punës së detyruar për të burgosurit dhe si shfrytëzoheshin ata për punë në frontet më të vështira, e të pamundura për t’u mbuluar nga punëtorët e lirë.
Pas publikimit të dokumenteve mbi hapjen e një kampi të ri pune për të burgosurit në Zadrimë, në fund të vitit 1955, po sjellim sot një tjetër dokument, po nga kjo periudhë, që merr shkas nga e njëjta temë dhe që zbulon në detaje, se si ngriheshin kampet e punës së detyruar, me ç’kosto dhe si bëheshin planet për të shfrytëzuar me detyrim të burgosurit si forcë pune?
Dokumenti mban datën 8 dhjetor 1955 dhe dërgohet në Kryeministri, nga ministri i Ndërtimit, Josif Pashko. Duke vënë në dijeni edhe ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu, në këtë dokument, Josif Pashko parashtron me hollësi një plan, se si mund të shfrytëzoheshin më mirë forcat e të burgosurve dhe se nga viti në vit, kostot për lëvizjen e të burgosurve nga një kamp te një kamp tjetër, ishin rritur shumë.
Pasi liston gjithë kostot për ngritjen e një kampi si ai i Zadrimës, por edhe i Kamzëz dhe Tiranës, të cilët do të shfrytëzoheshin për punë gjatë vitit 1956, Josif Pashko shkruan: “Lidhur me karakterin e punimeve t’ona dhe për një shfrytëzim më racional të forcave, të shihesh mundësia për të krijuar kampe më të shumta dhe me më pak njerëz, mbasi kështu ato mund të shfrytëzoheshin më mirë dhe nuk do rrinin kot punëtorë, sikundër rrinë sot në objektin e Kamzës, ku nga 1.000 veta, ne sot përdorim rreth 500, për mungesë front pune nga stina e keqe, etj., sepse i tillë është karakteri i punimeve t’ona që në tremujorin e e I-rë dhe në të IV-tin, mund të përdorim më pak punëtorë dhe në tremujorin e II-të dhe në të III-tin më shumë”.
Përgjatë gjithë dokumentit, fakti që bie në sy, është shfrytëzimi maksimal i forcës së të burgosurve dhe ulja e kostove të ndërtimit, për të mos e rënduar buxhetin e regjimit. Më poshtë, e sjellim të plotë dokumentin e nënshkruar nga Josif Pashko, më 8 dhjetor 1955:
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË Sekret
MINISTRIA E NDËRTIMIT Tiranë, me 8/XII/1955
Drejtoria Organizim – Kontrollit.
LANDA: Mbi ndërtimin e kampit të ri në Zadrimë për vitin 1956, si edhe për Kamzë dhe për Ndërmarrjen “21 Dhjetori” Tiranë.
TIRANË
Sikundër Jeni në dijeni, Ministria e Ndërtimit përdorë një numër të konsiderueshëm të burgosurish në punimet e saja. Gjatë vitit 1955, ne kemi patur tillë forca në Zadrimë, Kamzë dhe Tiranë dhe parashohim që po në këto qendra të kemi dhe për vitin e ardhshëm, mbasi punimet në këto objekte do vazhdojnë.
Në këtë rast deshim të Ju vejmë në dijeni, se nga viti në vitë përdorimi i këtyre forcave është duke u bërë gjithnjë më pak i leverdisëshëm për ndërtimin dhe i shtrenjtë për ekonomin e shtetit, nga fakti se kërkesat e Ministrisë së P. të Brendshme në lidhje me trajtimin e tyre dhe të forcave të Policisë shoqëronjëse, kanë ardhur gjithnjë duke u shtuar.
Përveç fjetoreve të burgosurve për të cilët ka normativë, ne ndërtojmë brenda rrethimit dhe shumë objekte të tjera si zyra, kino-theatër, rrobaqepësi, këpucari, berber, kuzhinë, infermieri, depo plaçkash, godina centrali, etj., të cilat kapin rreth 41,% të gjithë sipërfaqes që ndërtojmë brenda rrethimit.
Për trup-rojet, kazermat, komandën, bibliotekën, depot, mensa, kuzhinë, stallat, etj, ndërtojmë jashtë rrethimit një sipërfaqe prej 30,% mbi sipërfaqen totale të ndërtimeve, brenda dhe jashtë rrethimit.
Përveç sa sipër, me qenë se gjithë policët marrin me vete edhe familjet e tyre, kushtimi i kampit ngrihet akoma sepse për strehimin e familjeve të tyre, jemi të detyruar të ndërtojmë dhe një sipërfaqe tjetër prej 51,% të gjithë sipërfaqes që ndërtohet përsa u përmend më sipër, brenda dhe jashtë rrethimit. Të gjitha këto kërkesa e bëjnë tani ndërtimin e kampeve shumë të kushtueshëm, kështu që për një kamp prej 1000 vetash, nevojiten të shpenzohen rreth 5.200.000 lek.
Këtu poshtë po përshkruajmë analizën komplete për ndërtimin e një kampi për 1000 veta.
– Fjetore për 1000 veta, m2 1285.
– Dhoma shërbimi (zyra, kino-teatër, rrobaqepëse, këpucëtari, berber, etj) 576.
– Trup roje 4 copë, m2 64.
– Kazermë policësh 206.
– Mensë, kuzhinë, depo 100.
– Stallë për kafshë 18.
– Dhoma për 60 familje m2 1500.
Gjithsej si totale m2, 4728 x 1100 lek/m2. = 5.200.000.
Ne mejtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të rishqyrtojë kërkesat e saja, si edhe organikat e forcave në frymën e shkurtimit të shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative, sigurisht pa dëmtuar sigurinë e nevojshme.
Sidomos e kemi fjalën për forcat im-produktive të shumta që grumbullohen ndër kampet t’ona, të cilat shpesh harrojnë edhe mbi 20% të forcave totale. Ne mejtojmë që shpenzimet t’ona dhe të tyret administrative, rriten dhe më tepër në këtë mënyrë duke ndenjur këta punëtorë të sëmurë dhe të pa aftë nëpër kampe, si p.sh. në Tiranë dhe në Zadrimë dhe do t’ishte më e leverdishme që këta të rrinin nëpër burgje, sesa të transportohen poshtë e lart, këto dhe teshat e tyre, të sigurohen për to drutë e ushqimi dhe forcat për ruajtjen e tyre.
Ministria e Punëvet të Brendshme duhet të marrë masat e nevojshme për zëvendësimin e tyre, në mënyrë që përqindja e të pa aftëve të mos kalojë 5 %.
Duke marrë parasysh sa më sipër, ne mejtojmë gjithashtu që lidhur me karakterin e punimeve t’ona dhe për një shfrytëzim më racional të forcave, të shihesh mundësia për të krijuar kampe më të shumta dhe me më pak njerëz, mbasi kështu ato mund të shfrytëzoheshin më mirë dhe nuk do rrinin kot punëtorë sikundër rijnë sot në objektin e Kamzës, ku nga 1000 veta, ne sot përdorim rreth 500, për mungesë front pune nga stina e keqe, etj., sepse i tillë është karakteri i punimeve t’ona, që në tremujorin e e I -rë dhe në të IV –tin, mund të përdorim më pak punëtorë dhe në tremujorin e II -të dhe në të III -tin më shumë.
Përfundimisht ne kërkojmë që të vendoset ndarja e forcave të burgosurve në ndërtim për vitin 1956 dhe të mundim ne kështu të fillojmë menjëherë nga ndërtimi i kampeve. Nevojat t’ona konkrete për vitin 1956, në forca të burgosurve janë:
1) Për bonifikimin e Zadrimës, një forcë konstante vjetore në punë prej 700 veta. Sot në kampin e Zadrimës ndodhen mbi 1000 veta. Për këtë propozojmë të ngrihet një kamp për 700 veta në punë, në vendin që është caktuar bashkërisht me Ministrin e Punëvet të Brendshme, por në se kampi do të ndërtohet si mbas kërkesave të sotshme që përmendëm më lart, duke ndërtuar pranë tyre edhe barakat për strehimin e familjeve të policve, ay do të kushtojë rreth 3.350.000 lek.
Për vajtjen në vendin e ndërtimit të kampit të ri, do të nevojitet dhe meremetimi i 3 km. rrugë katundi, e cila do të kushtojë rreth 1.100.000 lek, kështu që kushtimi total i kampit të ri do të vejë rreth 4.450.000 lek, shifër mjaft e naltë.
Me qenë se në kampin ekzistues sot janë ngritur banesat e familjeve të policve dhe distanca ndërmjet kampit të ri dhe kampit ekzistent nuk është më se 13 km., ne mejtojmë dhe propozojmë që familjet e policve të mbeten atje ku janë dhe ne të ngrehim vetëm kampin për të burgosurit dhe nevojat e tjera të policisë që përmenden në pikat a) dhe b), duke mos ngritur ngrehinat e pikës c). Policët mund të transportohen herë mbas here në familjet e tyre me makinë. Në këtë mënyrë kampi bëhet më pak i kushtueshëm.
Në këtë mënyrë kushtimi i kampit do të mbërrinte në:
– Për ngritjen e kampit 2.500.000 lek
– Për ndërtimin e rrugës 1.100.000 lek
Kjo shifër mund të ulet edhe më, në se Ministria e P. të Brendshme do të pranojë të ulin pak dhe normativat e tjera të ngrehinave që përmenden në pikat a) dhe b) të analizës sipërme.
2) Për objektin e Kamzës na nevojitet një forcë mesatare në punë për 800 veta ndarë si vijon:
Tremujori I- rë 500, tremujori II-të 1000, tremujori III-të 1000, tremujori IV-ët 500. Për këtë objekt janë sot rreth 1000 veta në kamp dhe janë siguruar me baraka e tjera si mbas normativës ekzistente dhe policët, familjet e tyre dhe të burgosurit. Do të merren masa për sigurimin e mëtejshëm të barakave.
3) Për ndërtesat e banimit në Tiranë (Kantieri i Nd/jes 21 Dhjetori) na nevojitet një forcë mesatare për 300 veta në punë ndarë si vijon:
Tremujori I-rë 200 veta, tremujori II-të 400, tremujori III -të 400, tremujori IV-ët 200. Për këtë objekt janë sot rreth 400 veta, porsa shumica e tyre im-produktive. Duhet të merren masa për zëvendësimin e tyre. Atje po ndërtohet për vitin 1956 kampi dhe instalimi i tyre do të bëhet në një pjesë të ndërtesave definitive, ku ato po punojnë sot. Strehimi i tyre parashihet të bëhet brenda Dhjetorit 1955.
Duke marrë parasysh se jemi afër përfundimit të vitit, është e nevojshme që kjo çështje të shqyrtohet dhe të vendoset nga ana e Juaj, në mënyrë që ne të marrim masat e nevojshme sidomos përsa i përket ngritjes kampit të ri të Zadrimës, ku punimet e vitit 1955 parashihet të përfundojnë shpejtë dhe rrezikohet që forcat të mbeten pa punë mbasi, për ndërtimin e kampit si edhe të rrugës, do të nevojiten të paktën dy muaj.
Këto janë frontet e punës më të domosdoshme për këto lloj forcash për vitin 1956 dhe front pune tjetër për vitin 1956 të përshtatshëm për forca të tilla, kjo Ministri, nuk ka. Mbetemi në pritje të një përfundimi sa më të shpejtë të çështjes./ Memorie.al
MINISTRI
JOSIF PASHKO
Po ca ndryshimi ka me ata qe perzuri saliu pas 90-tes kur ju prishi vendet e punes dhe i nxori te gjithe ne rruge ? Tere ata qe moren rrugen e kurbetit ne gjithe boten ca ishin te pa shkolluar ? Jo te gjithe pothuajse ishin me aresim te mesem dhe te larte ? Ku perfunduan andej nga vajten ku punuan sipas jush qe beni shkrimin dhe cdo gje e nxini , u trajtuan me keq se skleverit si njeres me bishte per te mbijetuar ? Kjo ishte demokracia e saliut , ata qe ndenjen ketu saliu ju dha liri te mereshin me droge sa te rinj ke neper burgje viktime e ketij sistemi mender demokraci qe agallaret e tyre jane majmur pasuruar nga keta viktima qe jane neper burgje ? Sa shume ka per te thene ...!!!!
Këtu po flitet për trajtimin që sistemi kriminal enverist u bënte intelektualëve politikë. Sala është një punë tjetër. Se sistemi i shkërdhatokracisë së sotme doli i dhjerë, kjo nuk do të thotë që ai i Enverit ishte më i mirë! Kuptove?!
Sigurisht qe Ishte me i mire , sistemi i Enverit ? Ty te nxori nga balta te beri me shkolle ne qoftese je nga ai brez , te beri me shtepi nuk e di ne qoftese pretendon pushtet , dhe te ka ngele hatri ? Te mbrojti nga gjithe semundjet e asaj kohe , beri vaksinimin e gjithe popullates te femijeve ne menyre te persosur qe te fitonin imunitet dhe te perballonin EPIDEMIT e plote e plote gjera te tjera derisa dha frymen , duke i lene AMNET popullin , pasardhesve te tij por jo hajdutet ? Luften e klases qe u thellua jane te gjithe fajtore qe nga baza , kryetaret e keshillave te lagjes te Komiteti Ekzekutiv neper rethe kudo ku kishin pushtet ne dore te mernin me qafe njeriun e ndershem , pse duhet FAJSUAR Enver Hoxha dhe jo ata si pune e sali kriminelit qe Conte shkresa nen rrogoze per ti bere keq kolegeve te punes , pse ishte sekretare partie , perfitonte nga kjo detyre per te denuar koleget e tij ? Sa shume ka per te folur per ate periudhe e deri me sot , te besh romane me shume VELLIME ??? Ne qoftese kuptove gje nga komenti mos u trego i njeanshem FL .
Edhe sot nje shqipar e pyet nje shqiptari qe punon apo jeton jashte si ; si je, sa merr, si eshte jeta etj etj pra gjera personale, gjera jetike qe i duhet nje individi te krijoje nje pershtypje per ate vend. Po pse ti ben te kunderten dhe vazhdon me te pergjitheshme, me plera te tilla dhe sdrejton pyetje jetike per veten tende ? Si psh na thuaj si do e kaloje nje dite te kendeshme ne paradisen komuniste duke punuar 6 dite dhe te 7 pune vullnetar ? Si jetoje me rrogen , sa fuqi blerese kishte leku, si ishte tregu, si ishte drejtesia, si ishte siguria, liria e mendimit, liria e aktiviteti dhe levizjes etj etj Do permend nje fakt nga komenti yt . Sipas teje faji i luftes se klasave eshte nga baza, nga pupulli. Por ti ke videon e Enverit qe vete akuzon Mehmenti pse djali u fejua me nje armik klase. What the fuck is wrong with your brain.
Nuk permenda popullin , baza eshte ajo qe kish pushtet ? Se paske kuptuar ? Baza zbatonte urdherat qe vinin nga lart dmth sabotonin devijonin sipas interesave te tyre duke mare me qafe njeres te ndershem ? Po e kuptoj nuk e ke jetuar ate kohe , je pas 90-tes , nuk ja vlen te replikoj me ty , jemi breza te ndryshem ...!!!!
Ke shum të drejtë!
KJO'ARMATA, ekëtyre ing. Prof,int.a mundet të bëhet një listë me ata të burgut dhe ata që jetonin jashtë e punonin?Mjaftë abuzuat me dokumenta por shikoni kur u:1ngrit ind.nxjerrëse e përpunuuse 2 kur u bë masiv arsimi,3 kur u bë elektrifikimi,4 kur u ndërtua ind.mekanike,5 Tani në mbyllie dy herë ka qënë zot pop shqiptar në trojet e vetanë EPOKËN E GJERGJ KASTRIOTIT DHE TË ENVER HOXHËS.Kush të dojë të argumentoj të kundërtën me fakte le ta bëjë qoftë dhe ky gazetaruci.
Dokumenti eshte i vertete dhe nuk diskutohet.Ne perberje te tij ka nje llogjike ekonomike ,se si mund te paksoheshin shpenzimet e kota.Nga sa di askush nuk e ka mohuar se te burgosurit nuk kane kontribuar ne nderitimet e viteve te diktatures.Sipas shkrimit ne Shqiperin e asaj kohe nuk ka pasur te burgosur ordiner po,vetem politike.Do ju kerkoja Juve Z.Mero se sa te burgosur kane kaluar ne burgjet shqiptare ne periudhen 45-vjecare.Sa te ndeshkuar ka sot (brenda e jashte Shqiperise) kapitaliste.Keta te sotmit nuk jane per politike.Megjithese sot te gjithe shkojne me deshire ne kampet me pese yje qe u garantojme.
E verteta është se shumë intelektual,nga të gjitha profesionet, u keqëperdoren pas çlirimit. Edhe pse nuk ishin dakord me politiken e ndjekur, ata do ti jepnin atdheut më shumë ne profilet e tyre, dhe jo jashtë profesionist. Një gjë nuk më pelqen, jo vetëm këtu, po kurdo shkruhet për ta, kur thonë i torturonin ne llucë e baltë. Pa tjetër që ishte punë nga më të veshtirat, por aty punonin edhe plot të tjerë që nuk ishin të denuar. Aty , ku ndertohej diga në Vlashuk , për liqenin e Thanes ne 1953 ka punuar edhe imAtë dhe shumë të tjerë, bashkë me ta. Jo vetëm që i nderonim kujton im atë, por dhe ndihmonim ata që nuk e benin dot normen. Ta impononin respektin me fjalen dhe sielljen e tyre. Pa dyshim që ka patur edhe njerëz të ulët e maskarenj, bota keshtu është. Por ne baltë kanë punuar bujqit, që nga Shtoi i shkodres e deri ne Konispol.
Pra te vjen keq per mendimet negative qe kane disa per komunismin, sepse ishin edhe ca te mira sipas teje. Dikush me lart ta sqaroi se nqs se Berisha eshte i keq sdo te thote se Enveri ishte i mire. Tani nqs se jashte burgut njerezit vuani kejo sdo te thote se te burgosurit s’duhet te ankohen shume. Para se te beja kete koment kerkova kuptimin e fjales ‘’burg’’( prisen) .Ne te vertete Shqiperia jote komuniste klasifikohet jo vetem si burg por si burg i perjetshem nga fjalori. E di pse u larguam nga vendi si ‘’dallge deti’’ ne 90 ? Sepse u hapen dyert e burgut per 3 miljon te burgosur. Fatkeqesia eshte se ti dhe disa, se dine akoma kete te vertete.
O fshatari , a je i kenaqur andej nga ke vajtur ? A ke ble shtepi ? A e ke gjetur vehten me punen qe ben ? Po me gjuhen a ke pengesa ? A e ke rregulluar ekonomine , besoj se ke hequr dhe pare menjane ? A je i barabarte me vendalinjte e botes “ kapitaliste “ ? Po i pate gjithe keto ,ti Gezoc dhe mos hajde me ne Shqiperine e Enverit se paske kujtime te keqija , na i lere ne fakireve qe e duam kete vende , me te mirat dhe te keqijat e veta ? Kemi fituar imunitet ..!!!!