Akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi e konsideroi si një çështje strategjike Himarën nga pala greke. Sipas tij është kjo arsyeja që grekët tensionojnë vazhdimisht çështjen me Himarën.
Xhufi tha se Himara është një hap larg nga Vlora, por grekët nuk mund të pretendojnë as Vlorën as Labërinë.
“Himara ka dalje në det dhe natyrisht që për interesa gjeo-strategjike grekëve iu duhet, sepse ato duan të kenë kontroll edhe në kanalin e Otrantos, pas kanalit të Korfuzit. Himara ka qenë një vend me ferra, ndërsa tani ka tjetër vlerë, përfshi këtu edhe përsa i takon pronave, apo interesave të tjera ekonomike”, tha Xhufi në emisionin “Open”.
Xhufi ka komentuar edhe vendimin e Apelit të GJKKO-së ndaj Fredi Belerit, që la në fuqi dënimin me dy vjet burg për korrupsion zgjedhor, tha se gjykatësit janë njerëz të ligjit, kanë arsyet e tyre, por është një nga ato çështjet që autoritetet kanë “dorë vetë”.
Xhufi tha se gjykimi i Fredi Belerit duhej të ishte bërë kohë më parë, pasi është akuzuar për një krim shumë të rëndë, për masakrën e Peshkëpisë, është gjetur fajtor, ka qenë në të njëjtën makinë me personat e akuzuar, kishin armë në makinën e tyre.
Ai tha se Beleri është dënuar edhe në Shqipëri për thirrjet që ka bërë.
“Dënimi është bërë mbi bazën e fakteve, kemi një sistem gjyqësor të monitoruar nga të gjithë palët, përfshi edhe Greqinë. Ai është futur shumë thellë jo vetëm në çështjen e blerjes së votave, por edhe në shpërndarjen e dokumenteve, pra ofronte favore dhe privilegje për njerëzit që donin të shkonin në Greqi”, tha Xhufi.
Në vijim të komentit për rastin Beleri, Xhufi u shpreh se Tirana zyrtare ka të drejtë në debatin që krijoi kjo çështjes me Athinën zyrtare.
“Faji i institucioneve në Shqipëri është që e lanë të kandidonte një person që ka pasur probleme me ligjin”, tha Xhufi.
Lidhur me zgjedhjen e Belerit si eurodeputet, Xhufi tha se Beleri nuk mund të krijojë asnjë problem për çështjen shqiptare apo për Tiranën zyrtare.
“Ai do të përfaqësojë Greqinë, nuk mendoj se Tirana zyrtare, do të vuajë shumë apo duhet të heqë dorë nga gjithë kjo luftë e drejtë që ka bërë për çështjen Beleri”, tha ai.
O Zot cfare tjeter karlliqe do te degjojme nga sorrollopi i sullton Muratit.... allah uakbar
te dogji o shkerdhat greke
jo po do degjojme pederastin janullatos me te tredhurit e tij
Z. Pellumb! Mendoj se Himare tensionohet per shkak te kufirit detar! Per naften ne nentoken detare! Ne versoinin e pare, qe u hodh poshte, kufiri u afrua vete 1.5 km nga qyteti I Hi_ mares. Sot je ne Gjyq Nderkombetar per kete kufi! Greket e dine mjafte mire se ku eshte Nafta, sa eshte vleresuar, etj. Atyre I duhej qe Himara te shpallej krahin greke, se ja u zgjodh si Kryetar "greku" epirot, Fredi Beleri, etj. Dhe kjo mund te perdoret ne kete gjyq si prove indirect nga Qeveria greke!
Jo @Gray jo! Orekset greke për Himarën dhe jo vetëm, janë shumë të hershme, qysh nga viti 1844, kur kryeministri i asaj kohe shpalli "Megali Idhenë". Me shpalljen e Pavarësisë, pra me krijimin e shtetit shqiptar, orekset u shtuan. Me ndihmën e Fuqive të Mëdha, mbasi morën territoret shqiptare nga Kosturi, Konica e Janina në veri të saj dhe deri në Prevezë në Jugë, pra përfshirë Çamërinë, kërkonin me të ashtuquajturin Protokoll i Korfuzit, Shqipërinë Jugore, alias "Epiri i Veriut" me pretendime deri në Pogradec, Korçë, Gjirokastër dhe Himarë. Edhe pse tashmë këto pretendime janë të vdekura, qarqe ekstremiste shoviniste greke, të përfshira më organizatën neonaziste MAVI, dhe partinë "Agimi i Artë" (sot jashtë ligjit), anëtar i të cilave ishte dhe Fredis Dhionisios Beleris, gjakprishuri nga Progonati, të frymëzuara edhe nga kisha e saj, vazhdojnë t'i bien fyellit në të njëjtën vrimë. Kuptohet se nën rrogoz, edhe qeveritë greke, nëpërmjet shërbimeve të tyre sekrete, punojnë të mbajnë ende një situatë tensioni dhe në këtë një rol luajnë, jo pak dhe politikanët shqiptarë dhe shërbëtorët e Greqisë në Shqipëri, që historikisht nuk kanë munguar. Pra zotëri, nuk është thjesht çështje nafte e kushedi se çfarë!!!
rrofte Lexhenda qe zgjodhi Fredin Bej - lerin kanditat ! Vampiri e don shume Shqiperine !
Akademiku dhe Profesori historian Pellumb Xhufi paguhet dhe duhet te merret me Historine e Popullit Shqiptar gjate Shekullit XX (arsyet i di vete ai) dhe te mos merret me me politiken e dites.
ke trembinn Komentet tona ? ptuuuuuuuuuu pelhra Mesjete shitet bageetit bete me demek Medie ,por forma e trurit ajo ju ka ngelur si e nji kafshe pylli
Xhufi jam dakort. Por ti mos fol je nje turkoshak qe urren kristianet.
edhe une ta mbeshtes ty deri ne reze
Ka vetem nje zgjdhje.Shkrijeni Himaren si njesi admnistrative. Nga Borshi bashkojeni me Saranden dhe pjesen tjeter me Vloren. Lumi i Vlores nje njesi me vehte. Kjo heq mollen e sherrit.
Himara te jet me vete ,,me shtat katundet e saj ,,te besimit grekorthodhoks bizantine ,,,larg myslymanet nga himara ,,,sic ka qene me pare ,,,,edhe sulltani ,,u dha te drejten te vetqeveriseshin ,,,kundrejt nje haraci ,,qe ti paguanin portes se larte ,,,