Sa më i vjetër apartamenti, aq më tepër do të ulet çmimi i referencës në rast të shit-blerjes së tij. Për një banesë në ish-Stacionin e Trenit të ndërtuar në vitin 2000, me sipërfaqe 80 m2 e çmim reference të zonës 135 mijë e 800 lekë, do të aplikohet një ulje 1 për qind për çdo një vit vjetërsi. Pra në këtë rast, mbi referencën do të aplikohet një ulje totale pre 24 për qind dhe kalimi i pronësisë do të bazohet me një çmim total reference 8 milionë e 265 mijë e 640 lekë nga mbi 10.8 milionë që do të ishte.
“Do të ndihmojë gjithë procesin e shitjes. Do të ndihmojë gjithë pronat e vjetra, të amortizuara, të cilat realisht nuk shiten dot pasi mbi to ka një tatim mbi normalen. Besoj se është ndihmë që lehtëson procesin”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Në një kohë që pas ndryshimeve në kryeqytet mesvitin e shkuar, referencat pritet të rishikohen edhe në zonat bregdetare, udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të detyrojë aplikimin e amortizimit 1 për qind edhe për apartamentet jashtë Tiranës.
“Prona të vjetra kemi gjithandej. Edhe në zonat bregdetare do të ketë lehtësi në procese. Është e gabuar që referenca të aplikohet e njëjta gjithandej. Apartamentet e vjetra deri më tani taksohen si të reja”, shtoi Demirxhiu.
Në raport me vlerësimet e vitit 2018, rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit korrikun e vitit të shkuar u rritën me 5 deri në 76 për qind apo mesatarisht 29.600 lekë për metër katror. Çmimet e reja të referencës rritën rrjedhimisht vlerën e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset, e cila paguhet në faturën e ujit.
Epo kjo eshte goxha "ndihme" .Tall trapin qeveria me popullin qe pasi cmimet e references i ben si te ishim te gjithe punonjes te shtepive te barit, vjen dhe na jep nje fllad se gjoja perokupohet.Nga ana tjeter Lali DHJERI ka gjithmone KARAmelen ne GOJE se gjoja me investimet po rritet vlera e prones dhe njekohesisht rrit taksat vendore.Ky eshte cikli i qarkullimit te parave ,nga xhepat e qytetareve ne xhepat e Rames dhe Veliajt.
Kjo eshte rritje e fshehur e tatim fitimit. Pse? Sepse Shitesi e paguan tatimin si % ne diferencen ndermejt cmimit te shitur dhe cmimit te blerjes (kur nuk eshte bleere te cimit te vleresimit ose cmimit te references). Si rezulat tatimi mbi diferencen do te jete me i madh sepse diferenca do te jete me e madhe. Njereit nuk do ulin cmimin e shpise qe te jete tatimi me i vogel. Ky eshte mashtrim ose ne rastin me te mire injorance dhe paaftesie ligjvenesve. Ky per mendimin tim eshte nje manipulim i porositur nga ndertuesit. Ata duan qe jo me treg por me ligh te diferencojne cmimet e ndertesave. Ndertesa ka vlere individuale. Pallatet e aviacionit apo te Tenisit sic i quajne ne Tirane jane ndertuar ne 1930 kane 94 vjet dhe jane shume te kerkuar e te mire. me cmim 3 mije e siper metri katror. Por pallati i bythes qe ndertohet sot nuk do konkurrence keshtu qe i fut nje ligj qe ky pallati nuk ben se eshte i vjeter dhe e forcon te uli cmimin sepse perndryshe i bie tatimi fantastik mbi diferncen. Ky eshte matrapazllek alla shqiptarce. Qe nga koha e pejgamerit ky ven ska pas ndonjehere treg te lire dhe fatkeqesisht vazhdon. Monopole imperiale gjate pushtimit Otoman. Monopole feudale gjate kohes se Zogut. Monopol shteteror gjate omunizmit. Monopol Politik dhe fisnor/tribalo politik gjate Tranzicionit. Keto shpikjet jane llahtar qe tregon se llahtari do vazhdoje edhe dhjetra vjet te tjere. Shqiperia zvarritet!
Takse paguan tere bota per shitjen e shtepiave dhe te tjera prona te paluejshme,karabushat te na thone se ku dhe ne cvend nuk paguan taksa per shitje apo i ka mesuar baba i vicidolit
Analfabet funksional - quhet ai i ndivid qe mundet te lexoje por nuk ka nivel ta kuptoje tekstin qe lexon. Edhe ti "Vuku i salihit" duhet te jesh analfabet funksional. Kush po thote qe nuk duhet te egzistoje taksa? Kujt i drejtohesh sepse asnjeri me lart nuk e ka thene kete? Hilja eshte jo tek Taksa por si llogaritet taksa. Ne "gjithe boten" sic thua ti ka taksa, por taksat jane te lidhura me cmimin e shitjes, fitimin, xhiron, investimin, financimin e te tjere faktore te tregut e te ekonomise. Ne Shqiperi eshte ndryshe; shteti e vendos taksen perpara e te thote nuk me plas sa xhiro, fitim, ekonomi, investim, kredi eshte pjese e ekonomise tende. Vendosja e takses jashte tregut, si kalkulim i njeanshem eshte dhune e monopol force qe ushtron qeveria shqiptare. Cmimet e references jane gangrene per ekonomine sepse injorojne tregun. cmimin e vendos tregu jo qeveria ndryshe nuk jemi me ne ekonomi tregu por ne ekonomi te kontrolluar. Lexoje edhe nje here, dy here, tre here, kater here dhe po nuk e kuptove nuk te detyron njeri te pergjigjesh. Apo te detyrojne dhe pergjigjesh edhe kur nuk e kupton ate qe lexon. Rregulli i militanteve eshte: kur nuk e kupton ca po thot etjetri shaje se i bie qe eshte kundershtar politik. Injoranca ishte horizontale gjate komunizmit, por ne kete rrumpallen e 33 vjeteve mbas viteve 90 eshte bere edhe vertikale.