Kreu i Bankës Botërore në Shqipëri tha se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë qëndrueshmëri, por për ta ruajtur këtë ritëm dhe për ta kthyer në zhvillim afatgjatë nevojiten reforma më të shpejta dhe investime më të mëdha në kapitalin njerëzor.
Duke folur gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal, Massimiliano Paolucci, theksoi se sfidat kryesore lidhen me rritjen e produktivitetit dhe përfshirjen më të gjerë në tregun e punës, në një kohë kur vendi përballet me tkurrje të fuqisë punëtore.
“Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse. Ruajtja e trendit të rritjes ekonomike, në kushtet kur fuqia punëtore po tkurret, kërkon mobilizimin e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar, përmes reformimit të skemave të përfitimeve, lehtësimit të kufizimeve për kujdesin ndaj fëmijëve, forcimit të formimit profesional dhe zgjerimit të punësimit për të rinjtë dhe gratë”, tha ai.
Në projeksionin e saj për Shqipërinë, Banka Botërore vlerëson se rritja ekonomike është mbështetur kryesisht nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, veçanërisht turizmi.
Megjithatë, sipas raportit, inflacioni mbeti nën objektivin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa borxhi publik vijoi rënien, duke zbritur në 53.2 për qind të PBB-së në fund të vitit 2025.
“Shqipëria mbetet një ndër vendet e rajonit me emigrimin më të lartë për frymë dhe ata që qëndrojnë përballen me pengesa të vazhdueshme në tregun e punës. Kujdesi dhe përgjegjësitë familjare mbajnë gratë jashtë këtij tregu, veçanërisht grupmosha 25–54 vjeç, ndërsa papunësia tek të rinjtë është në nivelin 21.5 për qind, mbi mesataren e BE-së që është 14.7 për qind. Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por ruajtja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore. Rruga përpara është e qartë: përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në”, thuhet në raport.
Njëlloj edhe ky i Bankës Botërore. Këtij ja paska vjedh Tabaku retorikën metafizike të analizave, për mungesë të kapitalit njerëzor, në kushtet kur, tek ne, veç plakjes së popullsisë shtohet edhe mungesa e krahut të lirë të punës (nga emigracioni), duke privuar edhe gratë nga "puna" për mirërritjen e fëmijëve; ndërkohë, 21,5% e të rinjve janë të papunë (shkaku!?). Pra, edhe mungon fronti i punës - papunësi e lartë mes të rinjve, edhe tkurrje e fuqisë puntore (mungesë) ndaj ofertuesve të punës; nuk duket pak, por fare pak absurd, ndryshe, s'ka kuptim. Përfshirja e gjerë në tregun e punës, nuk do të thotë medoemos rritje të produktivitetit (rendimentit) të punës. "Produktivitetin" e sjellin niveli i çmimit të mallrave dhe shërbimeve, pra niveli - madhësia, dhe struktura ekonomike. Investimi në kapitalin njerëzor, do të qe një ëndërr ekonomike e Shqipërisë, në atë intensiv dhe atë të shtimit në numur, por edhe me shpërblim njëjtë, madje më të madh se atë në europë, për ta kthyer investimin kapital njerëzor nga jashtë, në brenda kufijve. Zhvillimi i pabarabartë ekonomik i shteteve të ndryshme, është edhe rezultati i emigrimit të fuqisë puntore, jo vetëm për papunësi, por edhe për një jetë ndryshe dhe me më shumë mundlsi ekonomike. Shqipëria u kthye në një burim të mirë të kapitalit njerëzor për perëndimin (pasi shkatërroi ekonominë e saj) dhe me kapital njerëzor të shkolluar dhe kualifikuar, jo siç paraqitet i paragjykuar nga këta "të jashtëm" që vijnë e na drejtojnë. Ç'do vend zhvillon ato degë që ka mundësi e traditë t'i zhvillojë, por edhe të ra; kjo duhet, nuk ka nevojë të na e thotë BB-ja. Teknologjia e re e informatikës është në zhvillim e sipër dhe me sipërmarrje edhe të porosive të huaja, për shkak të lirësisë dhe natyrisht, me një ndikim në produktivitetin, kuptohet, më të ulët (për punë të ngjashme) se të vendit porositës. Është e vërtetë që mobilizimi dhe nxitja e kapitalit privat i zhvillon forcat prodhuese, por nuk i çliron dot. Ka një të mirë/keqe kapitali privat, sheh drejtimin dhe mundësitë sa më oportune të fitimit maksimal dhe tek ne, investon si në fillim të sistemit të tij, ku mund të zhvendosë e ndryshojë me lehtësi destinacionin e investimit kapital por edhe një përfitim maksimal dhe sa më të shpejtë financiar, kryesisht industri e lehtë dhe ushqimore, apo tregti, rrjedhimisht edhe me produktivitet të përgjithshëm më të ulët.