Drejtoria e Tatimeve kallëzon në prokurori subjektin “Birra Tirana” sh.a

10 Gusht 2022, 17:39Ekonomia TEMA

 

Drejtoria e Tatimeve kallëzon në prokurori subjektin “Birra

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kallëzuar në Prokurori subjektin “Birra Tirana” sh.a

Kallëzimi është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka publikuar një reagim zyrtar për kontrollin e ushtruar në subjektin “Birra Tirana” sh.a.,.

Nga hetimi i kryer nga tatimet ka rezultuar se ky subjekt ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë.

Ky hetim i Tatimeve bëri që në mediat në pronësi të Irfan Hysnebelliut të niste një furtunë akuzash ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi. 

Media në pronësi të Hysenbelliut gjithashtu pati përplasje edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale për krijimin, sigurimin dhe mbledhjen e të ardhurave tatimore si dhe forcimin e luftës kundër evazionit fiskal ka ushtruar kontroll në subjektin “Birra Tirana” sh.a., gjatë të cilit kanë rezultuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore.

Kontrolli në këtë subjekt është iniciuar pasi ai kishte detyrime të prapambetura tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove si dhe për të kishte një denoncim të mbërritur në rrugë zyrtare pranë Administratës Tatimore.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë muajve janar – prill 2022, ka rezultuar se shoqëria “Birra Tirana” sh.a. ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës. Ky subjekt ka kryer shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore bazuar në diferencat në inventar në:

Lëndë të parë Malto;

Produkt i gatshëm;

Ambalazhe;

Mallra pa dokumentacion tatimor (faturë tatimore) te distributorët.

Lidhur me shkeljet e konstatuara, DPT ka kryer kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë detyrimet e prapambetura të subjektit “Birra Tirana” sh.a. lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatim-Fitimin, Tatimin e Mbajtur në Burim, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve nuk janë paguar që prej vitit 2019.

Detyrimet e këtij viti duhet të ishin shlyer brenda tre muajve të parë të vitit 2020 dhe ato përfshinin:

Rreth 127 milion lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat rreth 82 milion lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milion lekë gjoba për tejkalim të afateve;

Rreth 15.6 milion lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës;

Rreth 5.6 milion lekë Tatimi në Burim, bashkë me gjobën për vonesat;

Rreth 39 milion lekë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, bashkë me gjobën përkatëse për vonesat.

Në total, detyrimet e “Birra Tirana” sh.a. arrijnë në rreth 188 milionë lekë, ose rreth 1.7 milion euro. Për arkëtimin e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur masën e bllokimit të llogarive dhe pasurive të tjera në emër të kompanisë “Birra Tirana” sh.a.

17 Komente

  1. g
    gjigandi rodit

    E meritonm nje sekuestro ky mashtruesi e kelyshi i Sales

    1. p
      pjeter

      Shteti me keta bosat e pa prekshem duhet te tregoje sa vlen si i tille.

      1. I
        Ilirjan

        Ta beje dikush ketu ku jam une, ne BE, ja shkulin dhembet. Shteti te VEPROJE, dhe Drejtesia gjithashtu. Milioneret MJERANEskipetare????!

      2. S
        Sqepari

        Tregoje veten prokurori, qe nuk ke frike nga oligarket, qe nuk tutesh nga pushteti i tyre, qe nuk korruptohesh! Tregoju qytetare qe je instrument shume i rendesishem per funksionimin e shtetit!

        1. t
          tralala

          A do vijë ajo ditë që gjithë këta bythqira, pabuksa që nuk lanë pronë pa vjedhur në këtë vënd të paguajnë një ditë me sekuestro dhe burg përjetë... Racë muti.....

          1. k
            kik

            Masakarai irfan se keshtu ka perfituar cdo gje duke shpikur ndonje gje tek TV i tij.

            1. L
              Lasgushi

              Kapteroooo.... boll mo.Me duket se u pordhe.Me ligj cdo dite te shtohen 500000 leke plus per te paguar.

            2. A
              Andrea

              Prap do ja hedhe kafsha katunari skraparit. Ka tre vjet pa i pagu tim vellai asnje detyrim per sigurimit shoqerore .e pastaj i tha o keshtu si dua un o ik nga puna . Ai eshte 63 vjec ku te shkoje .ky ndyresire sa gjynahe ka .

              1. P
                Pjeter

                Kjo puna e sigurimeve shoqerore dhe pagat e mjera jane metoda te vjetra ne media, qe fillojne nga koha e plehrave Rakipi e lesi

                1. P
                  Populli

                  Padiskutim që të gjitha pronat që ka Fanja janë të spiunit IM.

                2. S
                  Semi

                  Shume mire ja kane bere. Por ke Zamua e Kastrati jam kurioz a kane nxjerre ndonje detyrim? Po per kta kusherinjte e miqte qe ka mbushur tatimet ky mjeshtri a ka gje per te thene?

                  1. D
                    Dakord

                    Zamon lidhe çift me agikonsin e gent sules dhe lere me jane kastratin se vellai im qe punon aty e merr rrogen te plote ne banke pa hile e dredha dhe fix ne daten e duhur

                  2. A
                    Analisti

                    Ne nje deklarat zyrtare nje institucion shteteror pas nje kontrolli shteyeror flet me afersi duke perdorur fjalen " rreth".

                    1. A
                      Arbërori

                      O gazetashitës italiano, thuhet "shmangie tatimore" jo "evazion fiskal", thuhet "elb" jo "malto"... O gazetaro italiano...

                      1. N
                        NDRYSHE

                        Malto eshte elbi apo edhe cdo fare tjeeter ne fazen e mbirjes ku ka shnderimin maksimal te maltozes (karbohidrat i perftuar vetem ne kete faze)

                      2. J
                        Jari

                        Ore po Irfani është caktuar aty " AGA " nga Like Floriri ky është pronari i vërtetë jo shoku Irfan. Këtë e di edhe Bufi se kush është pronar i Birra Tirana.

                        1. Z
                          Zina(Zeqina) Sallaksja hajdutja

                          Bravo tatimet dhe doganat. Nese i shkojne deri ne fund kesaj pune, jane zyrtare te mire. Cenon nuk e njoh por njo Gazelin. Eshte me te vertete nje shtetar i rregullt dhe i ndershem. Nuk bie lehte ne kundeshtim me ligjet. Ju nxis ti shkoni deri fund kesaj pune

                          Lini një Përgjigje