Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

29 Prill 2026, 15:00Ekonomia TEMA
Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet

Procesi i fshirjes së detyrimeve pritet të nisë brenda muajit maj, pasi aktet nënligjore janë tashmë në fazën përfundimtare. Ministri i Financave, Petrit Malaja bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohen udhëzimet përkatëse, si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e borxheve dhe se brenda muaji maj do të jena gati për zbatim.

“Për sa i përket akteve nënligjore, ato janë drejt fazës finale të tyre dhe shumë shpejt do të dalim me udhëzimet përkatëse si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e detyrimeve. E kemi diskutuar edhe me ndërkombëtarët dhe shumë shpejt do të dalin këto akte, dhe brenda muajit maj do ta kemi mbyllur. Fshirja e detyrimeve do të vijojë siç është përcaktuar në ligj”, tha Malaj.

Ky hap shihet si një lehtësim i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset, duke u dhënë mundësinë të çlirohen nga detyrimet e akumuluara pa barrën e borxheve të vjetra.

3 Komente

  1. E
    Erjoni

    Keto ligje jane miratuar ne dhjetor 2025. Si ka mundesi qe aktet nenligjore sikurse jane udhezimet te dalin 6 muaj me vone, nderkohe qe kur ligji hyn ne fuqi, udhezimi duhet te jete gati ?????? E di apo nuk e di ti se Udhezimi nuk ndryshon apo nuk del mbi ligjin qe te kerkoje kohe per tu hartuar, por vetem sqaron ndonje procedure ?????

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bum. Bum

      Aty do rreshtoheni të gjith ju plera poliqikan muti, do ligjimitoni para e vjedhura. Po nuk keni për ti shpëtuar drejtësis cozmike ose Karma siçi thojn në indi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po unë pse në burg?!

        Fali borxhet. Shumë mirë po bën. Por dua të më nxjerrësh edhe mua nga burgu. Unë kam vjedhur 100 herë më pak se ai që ti po ia fal borxhet! Atëhere pse duhet të rri unë në burg?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje