Greqia ka shpallur tenderin për ndërtimin e autostradës Janinë – Kakavijë, pas 20 vitesh diskutime. Projekti ka qenë gjithmonë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por asnjëherë nuk ishte marrë një vendim final për ndërtimin e tij. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.”
Autostrada 70 km e gjatë është një nyje kryesore për flukset turistike dhe do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Ajo është planifikuar për tu ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë.
Shteti helen e ka konsideruar me përparësi vijimin e tij pasi tashmë pasi është përfshirë nga Bashkimi Europian edhe si pjesë e Korridorit Blu, ku bëjnë pjesë 8 vende Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Fondi i vendosur në dispozicion është 320 milion dollarë. Kroacia deri më tani ka përparua më shumë në ndërtimin e akseve në territorin e saj.
Nga Korridori Blu edhe në Shqipëri kalojnë rreth 315 km nga pika kufitare në Muriqan deri në lidhjen me Kakavijën. Momentalisht Ministria e Infrastrukturës ka hapur fazën e tenderimit për akset nga Miloti në Fier.
Nuk ka mundesi te jete aq kosto e rruges. Urgjent te mblidhet “bordi” i semes me ne krye Ramen dhe Balluken qe te rishikojne cmimin. Keta greket nuk marin vesh, ne po qe ja q..me temen me 12-15 milion euro/km ????♂️. Urgjent te niset Gjoka Kostruksion, Salillari ose Kastrati se ata i dine me mire keto pune!
Desh me ngriu zemra edhe mua se thashe mos do e benin me 20milion euro km sic ben shteti i pasur shqiptare. Propozoj rames ti japi grekut te ndertoje vazhdimin e autostrades deri ne muriqan se mbase ngel ndonje leke per te ber bdonje shkolle ose ndonje spital. Ose per ndare eksperincen tone munde te dergojne belinden bashke me arrsh ne greqi. Bejme nje shkembim
Edhe ky cmim mire duket